• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj: Meta të provojë që s’ka dosje, të provojë që është e manipuluar, ose të kërkojë hapjen e saj!

by
15/08/2022 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, në rubrikën “Opinioni” në News24, ka folur në lidhje me atë se çfarë pritet të ndodhë në shtator në politikën shqiptare.

Ai u shpreh se pret që në shtator loja politike të jetë e nxehtë dhe parashikoi protesta.

Gjekmarkaj u shpreh edhe në lidhje me akuzat e qeverisë për ish-presidentin Ilir Meta, me pretendimin për përfshirje si bashkëpunues i Sigurimit të Shtetit.

Deputeti demokrat tha se nuk beson se ekziston një dosje e tillë, ndërsa shtoi se kreu i PL duhet të vërtetojë anën e tij të historisë pasi i ka resurset për të bërë diçka të tillë.

“Në shtator presim një luftë të ndezur politike sepse as vera nuk ishte paqësore. Ngjarja kryesore ishte akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta për një dosje dhe Sigurimin, ngjarje që meriton analizë.

Tre skenarë janë të mundshëm: Nuk ekziston një dosje, që prirem ta besoj sepse jemi në ambientin e shantazheve që edhe një burrë e bëjnë shtatzënë, e dyta është që dosja është manipuluar dhe e treta, është një dosje ku mund të ketë ose jo një bashkëpunim me Sigurimin.

Meta duhet të vërë me shpatulla për muri qeverinë që mos të akuzohet më një politikan. Meta i ka resurset që dosja nuk ekziston apo është e manipuluar. Në shtator mazhoranca sjell në skenë ligjin për bashkëpunëtor. Nuk ka deputet që do ti lejonte vetes të votonte kundër një ligji të tillë, çështja është çdo të kërkojë opozita, që fatura të paguhet jo vetëm nga bashkëpunëtorët por edhe punonjësit e Sigurimit.

Nuk e përjashtoj mundësinë që e gjitha të jetë e krijuar për të ulur vrullin e Metës pas mbarimit të mandatit të presidentit, sepse nëse do të ishte me një qasje tjetër ndaj qeverisë kjo mund të mbahej në sirtar ose nuk do të krijohej nëse nuk ishte.

Meta është një lojtar i vjetër politik me ndjekësit e tij që di të bëjë politikën e tij dhe është shfaqur shumë agresiv.

I duhet që jo me deklarata politike, por të gjejë një mënyrë që t’ia lejë në derë qeverisë një gjë të tillë. E vërteta është si një rreze dielli që tejkalon xhamin pa e thyer. Duhet të vërtetohet që kjo dosje nuk ekziston apo është manipuluar.

Zgjidhje nuk janë deklaratat politike.

Në shtator gjithçka mund të ndodhë. Nuk e shoh të afërt një qeveri teknike, por nëse ka forca madhore dhe forcë të madhe proteste kjo mund të ndodhë. Varet nga kohezionin dhe fuqia e saj mbledhëse e goditëse e opozitës. Jemi ende në fazën e deklaratave politike. Pres të ketë protesta. Në vendin tonë ka shumë për të protestuar, për mënyrën si vendi keqqeveriset, për mbingarkesën e pushtetit dhe si e administron qeveria. Çështja është sa opozita do ta motivojë protestën që qeveria të ndjejë se po i vjen fundi”, u shpreh ai.

/e.d

Next Post
“Meta politikan që shkon nga fryn era”, Kreshik Spahiu zbulon pazarin që fshihet pas Kodit Penal dhe si do zhduket LSI

Për ata "patriotë" shqiptarë që grisin flamurin turk, por jo flamurin gjerman apo amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, mbi 2 mijë fluturime të anuluara dhe 270 mijë pasagjerë të bllokuar në aeroporte

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, mbi 2 mijë fluturime të anuluara dhe 270 mijë pasagjerë të bllokuar në aeroporte

September 7, 2026
“Futbolli në Shqipëri si një luftë bandash”, shpërthen presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi: Përgjegjësi e Armando Dukës!

“Futbolli në Shqipëri si një luftë bandash”, shpërthen presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi: Përgjegjësi e Armando Dukës!

September 7, 2026
VIDEO/ Fitorja e ekstremistëve të AfD përçan Gjermaninë, qytetarët dalin rrugëve në demonstrata masive në të gjithë vendin! Tensione me policinë

VIDEO/ Fitorja e ekstremistëve të AfD përçan Gjermaninë, qytetarët dalin rrugëve në demonstrata masive në të gjithë vendin! Tensione me policinë

September 7, 2026
Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

September 7, 2026
VIDEO/ Terror në Paradën e Brooklyn në SHBA, një person sulmon me thikë në shesh, të paktën 3 të plagosur! Shikoni pamjet

VIDEO/ Terror në Paradën e Brooklyn në SHBA, një person sulmon me thikë në shesh, të paktën 3 të plagosur! Shikoni pamjet

September 7, 2026
VIDEO/ ‘Lamborghini’ me 200 km në orë aksidentohet dhe shpërthen në mes të Parisit, 2 të vdekur! Pamje tronditëse nga vendngjarja

VIDEO/ ‘Lamborghini’ me 200 km në orë aksidentohet dhe shpërthen në mes të Parisit, 2 të vdekur! Pamje tronditëse nga vendngjarja

September 7, 2026
Mbreti Charles jep urdhrin për Princin Harry dhe Meghan Markle: Do jetojnë në Britani, por s’do ketë rikthim në detyra mbretërore

Mbreti Charles jep urdhrin për Princin Harry dhe Meghan Markle: Do jetojnë në Britani, por s’do ketë rikthim në detyra mbretërore

September 7, 2026
Zjarri shkrumbon shtëpinë e pabanuar në Levan, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike!

Zjarri shkrumbon shtëpinë e pabanuar në Levan, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike!

September 7, 2026
“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

September 7, 2026
Përgjigje për Ben Blushin: Kinemaja shqiptare po hyn në “lule të rinisë”

Përgjigje për Ben Blushin: Kinemaja shqiptare po hyn në “lule të rinisë”

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com