• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj “deshifron” mesazhet e Yuri Kim: Mbështetja nga ambasadorja është lajm i keq për Ramën!

by Java News
25/09/2021 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar deklaratat që ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dha pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha.

gjekmarkaj-basha-berisha-rama-kim

Sipas tij mesazhet që dha diplomatja amerikane ishin të forta, të pazakonte dhe shpresëdhënëse për Partinë Demokratike, ndërsa thekson se ishin një lajm i keq për kryeministrin Edi Rama, pushtetin e të cilit e krahasoi me atë të ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski.

Teksa i referohet vendimit të Bashës, që përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar, Gjekmarkaj shprehet se nuk kishte një tjetër shteg nga ku mund të kalonte PD dhe Kryetari i saj.

“SHBA nëpërmjet zërit të Zonjës Kim deklaruan mbështetje për PD dhe vendimet e Bashes madje dhe gatishmëri për të festuar fitoren e PD në zgjedhje. PD, trupa drejtuese e kryesisht  anëtarësia e  saj duhet të përballen me të vërteten e cila është e dhimbshme por dhe e vetme! Nuk ka dy të vërteta për një çështje. Nuk kishte një tjetër shteg nga ku mund të kalonte PD dhe Kryetari i saj. Ambasada e SHBA ktheu mbrapsht çdo aludim për dëmtim të demokracisë në PD me ndërhyrjet e saj duke e konsideruar atë fyes”, thotë Gjekmarkaj.

Një përgjigje, deputeti demokrat kishte edhe për kritikët e Bashës: “Mblidhen e flasin duke mos zënë me gojë vendimin ultimativ të SHBA për Sali Berishen të cilin nuk ka kellqe askush ta komentojë. Sido që na është dukur i gabuar dhe i padrejtë ai është vendimi i tyre të cilin ne nuk e negociojnë dot! Ai mund të refuzohet vetëm me koston e shndërrimit të PD në një parti antiamerikanë!”

Reagimi i plotë i Agron Gjekmarkajt

Mesazhi i Ambasadores Kim dhe nevoja për të parë të vërteten në sy !

Dje e sapo kthyer nga Uashingtoni Ambasadorja Juri Kim trokiti në derën e Lulzim Bashes. Mesazhet e saj ishin të forta, të pazakonta , mbresëlënëse dhe shpresëdhënëse për PD e cila po kalon ditë të vështira dhe emocionale. SHBA nëpërmjet zërit të Zonjës Kim deklaruan mbështetje për PD dhe vendimet e Bashes madje dhe gatishmëri për të festuar fitoren e PD në zgjedhje. PD, trupa drejtuese e kryesisht  anëtarësia e  saj duhet të përballen me të vërteten e cila është e dhimbshme por dhe e vetme! Nuk ka dy të vërteta për një çështje. Nuk kishte një tjetër shteg nga ku mund të kalonte PD dhe Kryetari i saj. Ambasada e SHBA ktheu mbrapsht çdo aludim për dëmtim të demokracisë në PD me ndërhyrjet e saj duke e konsideruar atë fyes.

PD sot i është rikthyer fuqishëm aleancës historike e strategjike me SHBA jetike kjo për cilësinë e demokracisë në këtë parti dhe në vend, por mbi të gjitha jetike për të çmontuar kapjen e shtetit në çdo qelizë nga pushteti mafioz i Edi Rames.

Deklaratat e mbështetjes totale që PD mori dje nga Yuri Kim janë lajmi më i keq për Edi Ramen dhe urdinë e tij që i shkon nga pas në këto tetë vjet. Ne e dimë si u çmontua neodiktatura e Gruevskit në mandatin e saj të tretë me mbështetjen e ndërkombëtareve, të cilët i lëshuan në dorë dhjetëra “bomba” Zoran Zaevit me të cilat e shkërmoqi çdo tullë  autoritarizmi që dukej aq solid nga jashtë.

Mos harroni që Edi Rama bëri masaker zgjedhore ! Mos harroni që 85 mijë vota dolën të pavlefshme dhe pos kësaj diferenca e tij në vota me Opozitën është vetëm 37 mijë. Ky është një pushtet ilegjitim i cili i ka rrënjët në kënetën e krimit dhe të trafikut. Mos mendoni që demokracitë perendimore e tolerojnë pafund korruptimin e demokracisë në vendin tonë anëtar i NATO-s.

Gjëndja e krijuar në PD është pasojë e vendimit të marrë nga SHBA dhe spostimi i fokusit mbi probleme të tjera është artific që nuk i përgjigjet realitetit!

Çdo lëvizje sado e mbeshtjellë me zhargon tjetër në thelb ofron konflikt me SHBA-të. Shumë prej atyre që po kritikojnë Bashen të cilët kanë patur karriere të gjatë më shumë seç duhet në PD, për zgjedhjen e tij të kushtëzuar dikur himnizonin çdo qëndrim a deklaratë të Ambasadës në funksion të raportit antagonist që kishin me Bashen.

Sot e injorojnë si realitet a thua se nuk ka ndodhur apo nuk ekziston qëndrimi i tyre! Në çdo debat nuk e zënë me gojë vendimin Amerikan dhe cila ishte zgjidhje për të ndërsa gjykojnë vendimin e Bashes duke u kapur tek forma dhe jo thelbi.

Mblidhen e flasin duke mos zënë me gojë vendimin ultimativ të SHBA për Sali Berishen të cilin nuk ka kellqe askush ta komentojë. Sido që na është dukur i gabuar dhe i padrejtë ai është vendimi i tyre të cilin ne nuk e negociojnë dot! Ai mund të refuzohet vetëm me koston e shndërrimit të PD në një parti antiamerikanë!

Çdo forme tjetër është hipokrizi dhe benzinë në zemërimin e Sali Berishes.

Personalisht persa me takon i jam bashkuar vonë formalisht PD paçka se prej vitesh kam mbështetur kauzat e saj opozitare dhe të së djathtës në përgjithësi, por do preferoja ta shihja përsëri veten jashtë saj nëse ajo perceptohet si antiamerikane nga vetë SHBA-të, sepse nuk mjafton ajo çka mendojmë ne për veten.

Ky nuk është nënshtrim as servilizem por interes madhor i PD dhe vendit tonë në optiken time. Përtej kësaj ndjesie jam i bindur që shumë shpejt PD do të kalojë këtë traumë dhe në sintoni me aleatet strategjikë SHBA në krye do ti japë këtij vendi ndryshimin duke e çliruar nga tirania e zgjedhjeve të vjedhura , banaliteti i korrupsionit dhe mecenati i krimit!

Next Post
Viti i ri akademik/ Rama rikujton studentët: Për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm

Vetëm 34% e të rinjve të vaksinuar kundër Covid-19/ ISHP: Jugu i vendit i është përgjigjur apelit të ekspertëve

Comments 2

  1. Baca says:
    4 years ago

    Gjek-maj-ka**!

    Reply
  2. leka says:
    4 years ago

    Bojaxhiu gjek markaj

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

January 21, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

21 janari, një turp kombëtar

January 21, 2026
Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

January 21, 2026
Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

January 21, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

1 vit nga rikthimi i Trump, ambasada e SHBA: Aleatët na respektojnë, kundërshtarët na frikësohen

January 21, 2026
Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

January 21, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

January 21, 2026
Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

January 21, 2026
Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

January 21, 2026
“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In