• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj: Berisha dje mori mbështetje nga Strasburgu. Dielli do agojë pas natës 12-vjecare të Rilindjes

by E S
08/04/2025 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të skuadrës së PD në Lezhë, tha se PD dhe Berisha kanë jo vetëm mbështetjen e qytetarëve por edhe të ndërkombëtarëve.

Gjekmarkaj tha se PD dëshiron një Shqipëri dhe një Lezhë për të gjithë, të majtë e të djathtë.

Agron Gjekmarkaj: Që të gjithë shqiptarët, pa asnjë dallim, të kenë mundësi të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Sepse popujt që nuk reagojnë, nuk fitojnë. Ne demokratët, jemi historia e Shqipërisë moderne. Me ne dhe PD, partinë tonë është e lidhur liria e Shqipërisë, pluralizmi politik, demokracia dhe institucionet e saj. Aleancat euroatlantike në SHBA dhe BE, pranimin në NATO dhe lëvizja e lirë pa viza.

Nuk është çështja e pushtetit ajo që thonë, por emergjenca kombëtare. Duhet t’u kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Fëmijët tanë, vëllezërit tanë, njerëzit tanë, nuk duhet nuk duhet të ikin më për të shpëtuar nga atdheu i tyre.

Atdheu i tyre, duhet t’i shpëtojë ata. Ne punojmë që ata të kthehen në Shqipëri, për të shpëtuar një vend të gllabëruar nga kthetrat e një qeverie grabitqare, nga një qeveri e keqe grabitqare, qeveria e Ramës.

Ndryshimi fillon këtu. Nga Lezha e Besëlidhjes, nga Mirdita e Kurbini.

Nga Lezha e vajzave dhe djemve që janë sot këtu dhe që do të jenë më shumë në ditët që vijnë, në betejën për Shqipërinë demokratike. Asgjë nuk mund ta ndalë diellin që po agon pas natës së gjatë 12-vjeçare të ashtuquajturës Rilindje. Përtej betonit dhe bunkerëve është agimi i kaltër i Europës që na pret. Dhe dje në Strasburg i dha premtimin dhe mbështetjen liderit tonë, Sali Berisha për fitoren e 11 majit. Nuk është kurrë vonë të kërkosh dhe të punosh për një botë më të mirë, për një Shqipëri më të mirë, për një Lezhë më të mirë, me të gjitha hiret dhe bukuritë e saj si një zonjë e rëndë. Ne duam një Shqipëri dhe një Lezhë për të gjithë.

Të djathtë e të majtë, demokratë e socialistë të ndershëm, burra dhe gra, vajza dhe djem, të rinj dhe të moshuar, në fshat e në qytet, në mal e në fushë, po ashtu në bregdet, ne jemi këtu dhe do të jemi nesër kudo për të sjellë ndryshimin.

Ndryshimi ka vetëm një emër, RROTACION.

Dhe rrotacioni ka emra që kanë qenë dhe do të mbeten një dhe të pandashëm. PD dhe Sali Berisha.

Next Post
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca 1999 –metaforë e dhimbjes, e shpërnguljes masive dhe e ndërgjegjes

Comments 1

  1. Na ruajt zoti says:
    12 months ago

    Hartim dhe kërmill tipi i një mësuesi që me shoqëri e ka marrë në katedër markmarku
    Ky qenka bosh edhe si pulitikan

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In