• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj: Arsyet pse Rama zgjodhi Lleshin për të drejtuar MPB

by A R
09/11/2018 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në gjykimin e akademikut Agron Gjekmarkaj Gjekmarkaj, kryeministri Edi Rama e zgjodhi Sandër Lleshin për të drejtuar Ministrinë e Brendshme, pasi është njeri me kredenciale dhe dinjitet, pas skandaleve me dy ministrat e mëparshëm.

“U fol për shitje të Ministrit të Brendshëm te Vatikani, në rrjete sociale, doli motivi katolik sikur janë në minorancë jo etnitet, kjo nuk më pëlqeu. Ka ca politikanë që thonë që unë i kam qejf katolikët, ça do thotë me këtë? që janë ekzotikë. Kjo është ta shndërrosh çështjen fetare në funksion të politikës dhe unë kundër kësaj jam ngritur. Në 75% të shkrimit tim them mos i konsideroni si minoritet. Budi, Fishta, Mjeda, At Zef Pëllumbi, kontributi i Katolikëve është i rëndësishëm jemi komb homogjen jo heterogjen”.

I ftuar në studion e “Provokacijas”, Gjekmarkaj solli në vëmendje elitën e kohës së Rilindjes që u bashkua në mënyrë harmonike për modernizmin e kombit shqiptar rreth idesë “Pavarësia, Gjuha, Kombi”.

“Ideologu i Rilindjes Kombëtare është Pashko Vasa, ndërsa mishërim i Rilindjes për mua janë Frashërllinjtë, Naimi mbi të gjithë dhe pastaj Samiu e Avdyli, Samiu shkroi një traktat për “Shqiptarët ç’kanë qenë, ç’janë e ç’do bëhen”. Nëse s’do kishte pasur këtë emancipim të kësaj elite myslimane nuk do kishte pasur modernizim të shtetit shqiptar, por kjo elitë ka funksionuar në mënyrë harmonike, ka patur elementë të rëndësishëm të ortodoksve, të Diasporës së Rumanisë dhe Amerikës për të mbërritur të Fan Noli e Katolikët e Veriut, ka qenë një elitë që u bashkua rreth idesë së madhe pavarësia, gjuha, kombi, dhe ia dolën”.

Ndërsa sot ai vëren hipokrizëinë e klasës politke që shtiret si laike, ndërsa çdo emërim e ka religjioz.

“Ka hipokrizi nga klasa politike që hiqet si laike por që ka tendenca religjioze në emërime, unë do isha të zgjidhej njeriu i aftë, i zoti dhe kur zgjidhen për të përfaqësuar fenë të gjejnë njerëz tamam jo thjesht për t’i përdorur si ushtarë”.

Sa i përket emërimit të Sandër Lleshit, Gjekmarkaj ndan mendimin se Rama e zgjodhi atë, jo si katolik, por si njeri me kredenciale dhe dinjitet, pas skandaleve me dy ministrat e mëparshëm.

“Nuk mendoj që Rama e zgjodhi Lleshin si katolik. E ka emëruar pas skandaleve të mëdha në Ministrinë e Brendhsme me dy ministra që iu kthyen në bumerang dhe gjeti një njeri, unë e çmoj Lleshin dhe kam konflik interesi që të flas se e njoh si individ. Ne do ta shohim si është ministri në punë, ne do i gjykojmë punën. Individi ka kredenciale dhe dinjitet, po ka një CV të pakontestueshme.

Sipas tij kjo zgjedhje nuk nuk e çliron Ramën nga dështimet, nga lidhjet me krimin dhe nga të gjitha ato që ka patur Ministria e Brendshme për këto vite. Gjekmarkaj thekson se politika shqiptare vetëm kur është ngushtë e hedh dorën te njerëzit me integritet, ndërsa dorëheqjen e Xhafës e shikon si shkarkim që mbështillet si dorëheqje.

“Politika shqiptare vetëm kur është ngushtë e hedh dorën te njerëzit me integritet. Më ka befasuar Rama me këtë zgjedhje, qeveria e tij është një fasadë mediokriteti. Nuk ka transparencë pse dha dorëheqjen Xhafa. Unë mendoj që njerëzit që kanë qenë mekanizma terrori në komunizëm nuk duhet të ishin në këto nivele drejtuesish. Xhafa ka qenë hetues dhe sekretar partie, por i njoh një meritë me bandat e fundit që ka treguar zell dhe mos qoftë kjo arsyeja pse e ka shkarkuar Rama. Sigurisht ka qenë shkarkim që mbështillet si dorëheqje për t’i shpëtuar nderin njëri-tjetrit”.

Next Post
Femrat më të bukura sipas shenjës së Horoskopit

HOROSKOPI/ Dy shenjat më me fat për sot, e shtunë 10 nëntor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

350 kg kokainë nga Brazili, zbulohet e fshehur në anije në Turqi

350 kg kokainë nga Brazili, zbulohet e fshehur në anije në Turqi

September 13, 2026
Rama: Bashkimi solli më shumë investime, komunat nuk i merrnin nga vetja

Rama: Bashkimi solli më shumë investime, komunat nuk i merrnin nga vetja

September 13, 2026
Ministrja Spahiu: Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve

Ministrja Spahiu: Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve

September 13, 2026
Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen rrezikshëm pranë banesave

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen rrezikshëm pranë banesave

September 13, 2026
VIDEO/ Nuk i hapën rrugën, ambulanca bllokohet mes protestuesve në Tiranë

VIDEO/ Nuk i hapën rrugën, ambulanca bllokohet mes protestuesve në Tiranë

September 13, 2026
Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, le të punësojnë amerikanë -

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë këtë vit, çmimi i gazit “do të bjerë si shkëmb”

September 13, 2026
22 kg kokainë, armë e municione, shqiptari dënohet me 10 vite burg në Itali

22 kg kokainë, armë e municione, shqiptari dënohet me 10 vite burg në Itali

September 13, 2026
Kur pushteti politik abdikon ndaj atij gjyqësor

Kur pushteti politik abdikon ndaj atij gjyqësor

September 13, 2026
Rama në Forumin Ekonomik Botëror: Ëndrra e BE-së e bën Shqipërinë të ndryshme

Rama në Forumin Ekonomik Botëror: Ëndrra e BE-së e bën Shqipërinë të ndryshme

September 13, 2026
“Jam rritur me Shqiptarët”, Cardi B pozon me simbolin e shqiponjës dykrenare -

Jam rritur me Shqiptarët, Cardi B pozon me simbolin e shqiponjës dykrenare –

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com