Një operacion i policisë së Lushnjes ka bërë të mundur asgjësimin e 1400 rrënjëve Kanabis-Sativa.
Policia bën me dije se lënda narkotike u gjet në fshatin Mërtish, ndërsa bimët arrinin në lartësinë 50 – 70 centimetra.
Në pranga ka rënë pronari i serës, shtetasi Ardian Kokoni, ndërkohë që vijon hetimi mbi drogën e asgjësuar.









