• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjatë vitit 2022 janë vrarë më shumë gazetarë në Amerikën Latine se në Ukrainë

by A R
25/01/2023 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vitin e kaluar janë vrarë më shumë gazetarë në Amerikën Latine dhe në Karaibe se në çdo pjesë tjetër të botës, duke përfshirë këtu edhe zonën e luftës në Ukrainë mësohet të ketë thënë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Në një raport të publikuar këtë të martë, komiteti ka bërë të ditur të paktën 67 gazetarë dhe punonjës të medias ishin vrarë në vitin 2022, gati dyfishi i shifrës së vitit 2021 ku janë raportuar 45 gazetarë apo punonjës të medias të vrarë.

Thuajse gjysma e vrasjeve të vitit të kaluar, ndodhën në Amerikën Latine dhe Karaibe, ku u vranë të paktën 30 gazetarë, përfshirë bashkëpunëtorin e vjetër të Guardian, Dom Phillips.

Phillips u vra në qershor 2022 ndërsa dokumentonte përpjekjet e indigjenëve për të mbrojtur pjesën braziliane të pyllit tropikal të Amazonës për një libër që po shkruante. Të dyshuarit për vrasjen e tij ende nuk janë nxjerrë në gjyq, megjithatë të hënën ka nxjerrë emrin e të dyshuarit si organizator i kësaj vrasjeje.

“Është një numër i jashtëzakonshëm të vrarësh, më i larti që kemi regjistruar ndonjëherë në rajon. Dhe nuk kam ndonjë arsye të mendoj se ky vit do jetë ndryshe, të paktën për sa kohë qeveria nuk krijon mekanizma mbrojtës më të mirë për gazetarët,” tha drejtori i Komisionit të Mbrojtjes së gazetarëve me bazë në  New York Carlos Martínez de la Serna.

Raporti i Komitetit tregoi se numri në rritje i vrasjeve në Amerikën Latine dhe Karaibe pasqyronte rrezikun e madh me të cilin përballen gazetarët në rajon ndërsa mbulojnë tema të tilla si krimi, korrupsioni, dhuna e bandave dhe mjedisi.

 

 

“Mbulimi i këtyre sulmeve po bëhet jashtëzakonisht i rrezikshëm,” tha Martínez de la Serna, i cili fajësoi mungesën kronike të drejtësisë për përkeqësimin e situatës.

Komiteti tha se të paktën 15 gazetarë ishin vrarë në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë në Shkurt 2022. Pothuajse po aq gazetarë u vranë në Meksikë, një vend zyrtarisht në paqe, ku u dokumentuan 13 vrasje rekord. Ndër të vrarët përfshihej edhe fotografi i famshëm të krimit Margarito Martínez Esquivel, i cili u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Tijuana në Janar 2022.

Shtatë gazetarë u vranë në Haiti, vend i cili ka kaluar në krizë politike dhe humanitare që nga vrasja e presidentit të saj, Jovenel Moise, në Korrik 2021, dhe deri tani nuk ka asnjë zyrtar të vetëm të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Gjithashtu komiteti dokumentoi vrasjet e gazetarëve të lidhura me punën në Kili dhe Kolumbi dhe po hetonte vdekje të tjera në Ekuador, Guatemala, Honduras dhe Paraguaj.

 

Në Peru, më shumë se 70 gazetarë janë ngacmuar ose sulmuar që nga shpërthimi i trazirave vdekjeprurëse politike atje muajin e kaluar, duke përfshirë një fotograf të agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, të cilin policia e qëlloi në këmbë me fishekë pasi kërcënoi se do e “hiqte qafe”

Javët e fundit kanë parë disa fije shprese për gazetarët që mbulojnë një rajon gjithnjë e më të rrezikshëm.

Qeveria e re e Brazilit ka premtuar të krijojë një observator special për të monitoruar sulmet ndaj shtypit pas kryengritjes së ekstremit të djathtë në Brasilia më 8 Janar.

/a.r

Next Post
Po kthehej nga puna, shqiptari gjendet i vdekur në një kanal në Itali

Po kthehej nga puna, shqiptari gjendet i vdekur në një kanal në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

October 20, 2026
Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

October 20, 2026
NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

October 20, 2026
Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

October 20, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar

October 20, 2026
Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

October 20, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

October 20, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

EMRAT/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia protestuesit e arrestuar, u caktoi vetëm masën ‘detyrim paraqitje’!

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com