• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjashtë sekondat që mund t’iu shmangin nga infektimi me COVID-19, rregullat që duhet të ndiqni

by Java News
06/04/2020 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Distancimi social, përdorimi i maskave, higjiena personale dhe mjedisore: tani dihen rregullat për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Të gjitha janë masa të rekomanduara nga ekspertët për të zvogëluar dozën e viruseve me të cilët jemi në kontakt. Por sa është sasia e Covid-19, ndaj të cilës i ekspozohemi çdo ditë? “Si me çdo helm tjetër, viruset zakonisht janë më të rrezikshëm në sasi të mëdha. Ekspozimet e vogla fillestare kanë tendencë të çojnë në infeksione të buta ose asimptomatike, ndërsa dozat e mëdha mund të jenë vdekjeprurëse”, thonë profesori Joshua Rabinowitz dhe studiuesja Caroline Bartman për gazetën New York Times.

“Kur hyn në një ndërtesë apo në një zyrë ku ka qenë dikush me koronavirus, nuk është aq e rrezikshme sa të ulesh pranë atij personi të infektuar gjatë një ore udhëtim me tren”, shtojnë ata.

Për këtë arsye, distancimi social dhe higjiena e duhur ndihmojnë në uljen e dozës së viruseve, ndaj të cilëve jemi të ekspozuar. Siç shpjegon Corriere, për këtë arsye duhet pasur kujdes i veçantë për të parandaluar ekspozimin ndaj dozave të larta me Covid-19. “Këto doza janë më të mundshme gjatë ndërveprimeve të ngushta me njerëzit, por edhe gjatë takimeve në lokale të mbushura apo kur prekim fytyrën pasi kemi marrë një sasi të konsiderueshme në duar”.

Dy studiuesit kanë sqaruar në fakt se “ndërveprimet njerëzore janë më të rrezikshme në hapësira të mbyllura dhe në një distancë të shkurtër, me një përshkallëzim të dozave në rritje me kohën e ekspozimit”.

“Sa u përket ndërveprimeve kalimtare, që shkelin rregullin e ruajtjes së distancës prej 1.80 metra, si për shembull gjatë pagesës në një supermarket, ato duhet të jenë sa më të shkurtra, duke synuar rregullin: “brenda një metri dhe tetëdhjetë centimetra, vetëm gjashtë sekonda”.

OBSH aktualisht rekomandon që të ruhet një distancë minimale prej të paktën 1 metër nga një person tjetër. Kjo distancë sugjerohet edhe nga Ministria jonë e Shëndetësisë. Sidoqoftë, për ekspertët e shëndetit në SHBA, është e nevojshme që të ruhet një distancë prej 1.80 metra nga të tjerët. Dhe në rast se kjo masë nuk është e mundur, për shembull kur paguajmë në supermarket, rregulli që duhet të ndiqet është ai i një kontakti të shkurtër, maksimumi gjashtë sekonda.

Ekspertët shtojnë se “rrobat dhe ambalazhet ushqimore që janë ekspozuar ndaj dikujt me virus duket se paraqesin një rrezikshmëri të ulët”.

“Personat e shëndetshëm, që janë së bashku në një dyqan apo në një vend pune, kanë një rrezik të tolerueshëm, për sa kohë marrin masa si maska apo distanca”. Të gjitha këto janë të dhëna që duhen mbajtur mend për të përballuar fazën e dytë të emergjencës. /American Eye/

Next Post
Tregu i Kombinatit nis javën nën masa të rrepta, hyrja dhe dalja vetëm nëpërmjet tunelit dezinfektues

Tregu i Kombinatit nis javën nën masa të rrepta, hyrja dhe dalja vetëm nëpërmjet tunelit dezinfektues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com