• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjashtë minuta duartrokitje për trupën e Baletit të Kosovës në Austri

by Aalison Pearse Stevens
14/07/2016 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brohoritje dhe duartrokitje për gjashtë minuta përcollën performancën e trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës, që interpreton edhe sot (te enjten).

Ata u ngjitën në skenë e “Theater im Palais der Kunstuniversität Graz” për të dhënë premierën e shfaqjes “Xhuljeta pa Romeon” me koreografi të Darrel Toulon.

Rreth 150 shikues u bën dëshmitar të rrëfimit që balerinët sollën në skenë. “Rrëfim i fuqishëm”, “performancë e shkëlqyer” dhe “shumë prekëse”, janë vetëm disa prej komenteve që u thanë pas shfaqjes, raporton nga Grazi gazetarja e Kohës Ditore.

Kjo është hera e dytë që Baleti Kombëtar i Kosovës performon në Graz, derisa kësaj radhe u bë pjesë e edicionit të 25-të të festivalit “Internationale Bühnewerkstatt Tanztheaterfestival”.

Ky festival i cili është themeluar në vitin 1992 si platformë për vallëzim teatri për balerinët dhe aktorët e rinj, u hap të dielën me një fragment nga shfaqja e Baletit Kombëtar të Kosovës, ku në skenë u ngjitën Teuta Krasniqi dhe Fatmir Smani, të cilët përveç hapjes edhe po mbajnë punëtori gjatë ditëve të festivalit i cili do të mbyllet me datën 16, transmeton Koha.net.

Shfaqja e baletit “Xhuljeta pa Romeon” – që pati premierën në Prishtinë në muajin qershor- kishte zënë fill qysh kur koreografi austriak Darrel Toulon kishte ardhur për të realizuar shfaqjen e parë me Baletin Kombëtar të Kosovës “Your stories, my stories”.

Kur po realizonte shfaqjen që flet për dhimbjen e luftës, trazirat, arratisjen, dëbimin e shpresën, Darrel Toulon, i kishte lindur ideja për shfaqjen e dytë.

“Xhuljeta pa Romeon” shoqërohet edhe me nëntitullin “Dashuria pret përgjithmonë” dhe është e konceptuar si homazh për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Derisa në versionin e Toulonit, rrëfimi i tragjedisë më të famshme të dramaturgut anglez, William Shakespeare, shpaloset nëpërmjet një koreografie kontemporane, me tinguj muzikorë që kapërcejnë prej klasikes në muzikë akusmatike, kostume e skenografi të thjeshtë dhe interpretim plot përkushtim të balerinëve. (b.an)

Next Post

Shokuese! Fotografohet shpirti duke braktisur trupin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

October 29, 2026
PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

October 29, 2026
Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

October 29, 2026
Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In