• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

‘Gjasa të pakta’ për Qeverinë Konjufca

by Os De
05/11/2025 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjasat që Glauk Konjufca, mandatar për kryeministër i emëruar nga presidentja Vjosa Osmani, të formojë Qeverinë e re të Kosovës, duken minimale.

Me ish-opozitën e bashkuar rreth idesë për zgjedhje të reja, përpjekja e dytë e Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar ekzekutivin, rrezikon të përfundojë në të njëjtin bllokim politik, thonë analistët.

Partitë ish-opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate – e kanë bërë të qartë se nuk do ta mbështesin një qeveri të udhëhequr nga Konjufca.

Qëndrimi i tyre u shpall publikisht edhe para se presidentja Osmani ta mandatonte zyrtarisht atë më 4 nëntor.

Radio Evropa e Lirë bëri përpjekje t’i kontaktonte përfaqësuesit e të gjitha partive një ditë më vonë, për t’i pyetur për hapat që do t’i ndjekin, por pa sukses.

Kërkesës për intervistë nuk iu përgjigj as Konjufca.

Sipas profesorit Rrahman Paçarizi, nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, vendimi i partive ish-opozitare për të mos mbështetur një qeveri të udhëhequr nga Vetëvendosja “është i betonuar” prej kohësh.

Ai shton se nuk pret që Konjufca të sigurojë mbështetjen e asnjë partie tjetër, veçanërisht pasi përbërja e propozuar e kabinetit mbetet e njëjtë me atë që mandatari i parë për kryeministër, Albin Kurti, ka dorëzuar në përpjekjen e tij të dështuar, më 26 tetor.

Megjithatë, nuk e përjashton mundësinë që ndonjë deputet individual nga ish-opozita të vendosë ta votojë Qeverinë e Konjufcës.

“Ai ka pasur qasje pak më ndryshe nga zoti Kurti në raport me opozitën. Ka qenë më pak polarizues”, thotë Paçarizi.

Analisti Avni Arifi e sheh mandatimin e Konjufcës si hap të vonuar dhe politikisht të pamjaftueshëm.

Ai thotë se sikur ky propozim të ishte bërë në prill – kur edhe kanë nisur dështimet për konstituimin e Kuvendit – Vetëvendosje do të kishte dërguar sinjale të gatishmërisë për kompromise me opozitën.

Por, sipas tij, Vetëvendosje ka zgjedhur të krijojë situata bllokuese për formimin e institucioneve dhe të përdorë diskurs të ashpër ndaj partive ish-opozitare, duke i fajësuar ato për bllokadën.

“Krejt çfarë po mbetet, janë dy opsione: të bëjë [LVV-ja] ndonjë marrëveshje me Listën Serbe ose të ‘kontrabandojë’ ndonjë deputet të partive ish-opozitare [për të votuar Qeverinë e re]. Por, shanset edhe për këto dy opsione më duken të zymta”, thotë Arifi për Radion Evropa e Lirë.

Në rast të dështimit të Konjufcës, Kushtetuta e Kosovës parashikon vetëm një rrugëdalje: shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Konjufca ka 15 ditë kohë për të paraqitur përbërjen e re qeveritare para Kuvendit – deri më 19 nëntor.

Pas kësaj date, presidentja Osmani mund të shpallë menjëherë zgjedhjet ose të presë deri në përmbushjen e afatit 60-ditor që rrjedh nga emërimi i mandatarit të parë.

“Presidentja Osmani mund të rrijë e heshtur 20 ditë, derisa të përmbushet afati prej 60 ditësh që nga nominimi i mandatarit të parë”, thotë Paçarizi.

Ai përmend edhe një tjetër mundësi që po qarkullon në qarqet politike, se “Osmani mund ta shfrytëzojë këtë periudhë për t’u tërhequr nga posti i presidentes, për t’u përfshirë në garën politike, duke sakrifikuar vetëm një muaj të mandatit të saj”.

Në vitin 2021, Kurti dhe Osmani garuan në zgjedhje parlamentare me një listë të vetme zgjedhore dhe fituan bindshëm.

Sipas Paçarizit, kjo lëvizje do të kishte pasoja politike të ndjeshme, ndërsa “të gjitha partitë – nga Vetëvendosje tek ish-blloku opozitar – do të përpiqeshin të përfitonin nga këto lojëra taktike me afatet kushtetuese”.

Skenari më i mundshëm, sipas analistëve, është përsëritja e ngërçit politik.

Arifi nuk beson se zgjedhjet e reja eventuale do të përmirësonin marrëdhëniet ndërmjet partive politike në Kosovë.

Përkundrazi, ai paralajmëron se vendi mund të përballet me një cikël të ri të bllokadave institucionale.

“Nuk shoh asnjë gatishmëri nga partitë e tjera për të bashkëpunuar me Vetëvendosjen, sepse si partner politik është jashtëzakonisht i papërshtatshëm”, thotë Arifi.

Sipas tij, kultura e bashkëpunimit ndërpartiak, e cila ishte zhvilluar gjatë dekadës së kaluar, është “shkatërruar plotësisht” pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Paçarizi paralajmëron, gjithashtu, se polarizimet politike mund të vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve të reja.

“Ka shumë mundësi që të vazhdojnë, në rast se nuk do të ketë ndryshim konstelacioni të partive politike që do të përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës”, thotë ai.

Sipas Paçarizit, skena politike është tashmë e dominuar nga rrëfimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka paralajmëruar dy palë zgjedhje brenda pak muajsh – në dimër dhe më pas në pranverë, kur përfundon edhe mandati i presidentes Osmani.

Partitë tashmë po e ndjekin këtë narrativ, sipas Paçarizit, i cili vetëm se thellon krizën dhe vonon zgjidhjen e saj.

Kosova është me Qeveri në detyrë që nga muaji mars, ndërsa procesi i konstituimit të Kuvendit është zvarritur për rreth gjashtë muaj, duke përfunduar disa herë në Gjykatën Kushtetuese.

Bashkimi Evropian ka shfaqur shpresën që vendi ta formojë sa më shpejt një qeveri funksionale, në mënyrë që të nisë zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, i cili ka vlerësuar se Kosova ka shënuar përparim të kufizuar, për shkak të bllokadës politike.

Nga Kuvendi i Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se deri pasditen e 5 nëntorit, nuk ka pasur ndonjë lëvizje për organizimin e seancës për votimin e Qeverisë së re. REL

Next Post
Falen 507 milionë euro borxhe: Zerohen detyrimet në tatime dhe dogana për subjektet gjatë viteve 2014-2024

Falen 507 milionë euro borxhe: Zerohen detyrimet në tatime dhe dogana për subjektet gjatë viteve 2014-2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In