• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Falen 507 milionë euro borxhe: Zerohen detyrimet në tatime dhe dogana për subjektet gjatë viteve 2014-2024

by Os De
05/11/2025 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatura e borxheve tatimore dhe doganore të papaguara të krijuara në një periudhë 10 vjeçare arrin vlerën e 507 milionë eurove.Projektiligji i cili përcakton edhe këto detyrime i titulluar si  “Ligji për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” ka nisur procedurën e konsultimeve me grupet e interesit.

“Neni 5, parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore direkte apo indirekte të papaguara që i përkasin periudhave deri më 31 dhjetor 2014, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit, parashikohet fshirja ose shuarja e dënimeve administrative dhe kamatëvonesave për periudhat deri më 31 dhjetor 2014, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin. Po ashtu, ky nen parashikon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave në rastet kur është paguar principali”, deklaron Ministria e Financave.

Këto janë dhe borxhet e përllogaritura nga Ministria e Financave deri nga fundi i 2014 deri në dhjetor 2024. Ajo çfarë vihet re është përllogaritja e borxheve sipas periudhave mujore dhe vjetore ku theksi vihet tek ajo 10-vjeçare.

Sipas relacionit, detyrimet e vjetra mbi 10 vjet deri në fund të 2014 arrijnë vlerën prej rreth 507.3 milionë eurosh, që përbëhen nga 295 milionë euro borxhe tatimore dhe 257.6 milionë euro borxhe doganore për periudhën deri në fund të vitit 2014.

Por si do të veprohet me skemën e faljes?

Për periudhën deri më 31 dhjetor 2014: detyrimet tatimore/doganore do të fshihen tërësisht, përveç sigurimeve shoqërore/shëndetësore për këto të fundit fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, por jo kontributi vetë.

Por për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019 lehtësirat do të jenë me kushte. Për të përfituar, subjekti duhet të paguajë një pjesë (50% menjëherë ose 75% në këste) përpara afateve (30 qershor 2026 ose 31 dhjetor 2026) dhe në këto raste gjobat dhe interesat fshihen.

Për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024: ndalon fshirjen e principalit, por fshihen gjobat/kamatë të kushtëzuara me pagesën e detyrimit të plotë brenda 31 dhjetorit 2026.

Janë rreth 207 mijë e 71 tatimpagues debitorë por jo të gjithë tatimpaguesit do të përfitojnë nga lehtësitë. Përjashtohen bizneset e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor për vepra penale në fushën tatimore ose doganore.

Ndërsa shifra totale e borxheve të papaguara  vetëm për tatime dhe dogana për periudhat deri në fund të vitit 2024 shkon në rreth 211 miliardë lekë  apo 1.7 miliardë euro, nisma e “Paqjes Fiskale” synon të përqendrohet kryesisht në fshirjen e detyrimeve shumë të vjetra (deri më 31 dhjetor 2014) në vlerën prej 507 milionë euro. Megjithatë, kjo fshirje nuk përfshin kontributet për sigurime shoqërore e shëndetësore duke lënë kështu një pjesë të konsiderueshme të detyrimeve në ngarkim për vetëpunësuarit dhe kontributdhënësit.

Në këtë kontekst, nisma shihet si një strategji për “pastrimin” e stokut të borxheve të vjetra dhe për përmirësimin e financave publike por pika kryesore e vëmendjes mbetet se përfitimi nuk është gjithëpërfshirës dhe ka kushte të qarta që duhet përmbushur.

Next Post
Pr.ligji “Për barazinë gjinore”/ Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i palëkundur në qëndrim: Me rëndësi ruajtja e vlerave themelore të familjes

Pr.ligji “Për barazinë gjinore”/ Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i palëkundur në qëndrim: Me rëndësi ruajtja e vlerave themelore të familjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In