• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjarpërinjtë rrezikojnë jetën e 93 milionë njerëzve dhe vrasin 138 mijë persona në vit

by A R
13/07/2018 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 93 milionë njerëz janë në rrezik nga vdekja si pasojë e pickimit nga gjarpërinjtë, sepse nuk kanë akses nga antihelmi apo nga qendra të mira mjekësore. Të dhënat vijnë nga një studim i ri, i përcjellë nga britanikja The Telegraph. Sipas kësaj të fundit, gjarpërinjtë vrasin rreth 138 mijë persona çdo vit dhe lenë me dëmtim të përhershme rreth 400 mijë persona.

Pjesa më e madhe e viktimave jetojnë në zona rurale në jug të Azisë dhe në zonat sub-sahariane në Afrikë dhe më të rrezikuarit janë të moshës 10 deri në 30 vjeç.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e klasifikon kafshimin nga gjarpërinjtë si një ‘sëmundje neglizhence tropikale’ dhe vijon përpjekjet për të bërë të mundur që trajtimet efektive të jenë të prekshme nga të gjithë.

Një studim i ri i publikuar në Lancet përdori teknika për të zbuluar sa akses kishin njerëzit ndaj trajtimit, sa mundësi kishin për të marrë antihelm dhe sa afër jeton popullata me gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë.

Nga 278 lloje gjarpërinjsh vdekjeprurës, për 119 prej tyre nuk ka një antihelm specifik. Prej këtyre specieve, 24 janë të klasifikuar si të “kategorisë së parë” nga OBSH, pasi konsiderohen si më të përhapurit dhe më vdekjeprurësit. 95 klasifikohen në kategori të dytë, që do të thotë se janë specie më pak të zakonshme dhe më pak vdekjeprurëse.

Ekspertët përllogaritën se rreth 93 milionë persona nëpër botë janë  të “pambrojtur” nga pickimi i gjarprit. Kjo do të thotë se këta persona ndajnë të njëjtin habitat, me 1 ose më shumë gjarpërinj vdekjeprurës për të cilin nuk ekziston një antihelm, jetojnë 3 ose më shumë orë larg qendrave urbane dhe shërbimi shëndetësor klasifikohet i cilësisë së dobët.

Nëse merrnin në konsideratë të gjithë këto faktorë, ekspertët zbuluan se ata që jetonin në pjesë të vendeve si Benin, Kongo, Etiopi, Mianmar, Nigeri, Sudani Jugor dhe Papa Guinea e Re kanë më shumë gjasë që të vdesin ose të kenë pasojë të rënda pas pickimit nga gjarpri.

Për shembull, në Papa Guinea e Re, më shumë se 600 mijë persona jetojnë në afërsi me gjarpërinjtë e kategorisë së parë dhe janë më shumë se një orë larg nga një qendër shëndetësore.

a.ç

Next Post
Institucionet e drejtësisë, Balla: Të hënën nis puna për KLGJ dhe KLP

Balla komenton raportin e GRECO: Shqipëria, progres në luftën ndaj korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zjarri shkrumboi banesa e toka, ja çfarë lanë pas flakët që përfshinë Levanin

VIDEO/ Zjarri shkrumboi banesa e toka, ja çfarë lanë pas flakët që përfshinë Levanin

September 7, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Zbulohet misioni sekret amerikan për pastrimin e Hormuzit

September 7, 2026
Tirana, mes 5 destinacioneve më ekonomike të Evropës për vjeshtë

Tirana, mes 5 destinacioneve më ekonomike të Evropës për vjeshtë

September 7, 2026
Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

September 7, 2026
Horoskopi i Paolo Fox për sot: Peshqit hyjnë në ditë të forta për dashurinë

Horoskopi i Paolo Fox për sot: Peshqit hyjnë në ditë të forta për dashurinë

September 7, 2026
Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

September 7, 2026
“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

September 7, 2026
Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

September 7, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Alarm për bombë! Çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme

September 7, 2026
Kush është Ulrich Siegmund, që synon të marrë postin e kryeministrit në Saxony-Anhalt

Kush është Ulrich Siegmund, që synon të marrë postin e kryeministrit në Saxony-Anhalt

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com