• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjallërohet turizmi në prill, rriten hyrjet e shtetasve të huaj/ Po rikuperon me shpejtësi humbjet që shënoi nga pandemia

by Java News
26/05/2021 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turizmi po rikuperon me shpejtësi humbjet që shënoi nga pandemia. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur me shpejtësi në prill, ku ndikimin kryesor e ka dhënë Kosova, por gjithsesi mbeten 41% më pak se në prillin e 2019-s, përpara krizës së pandemisë.

Për 4 mujorin, hyrjet e shtetasve të huaj mbeten ende 31% më të ulëta se në nivelet e parakrizës (janar-prill 2019), të ndikuara kryesisht nga hezitimi i turistëve të Europës për të lëvizur, ndërsa hyrjet e shtetasve të Kosovës janë 21% më të larta se 4 mujori i parë 2019 .

Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2021, janë 466.283, duke pësuar një rritje të ndjeshme me 18,5 herë, krahasuar me Prill 2020. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin shqiptar është 241.015 ose 19,8 herë më i lartë se i njëjti muaj i vitit paraardhës.

Ndryshimet e treguesve të lëvizjes së shtetasve, janë ndikuar nga masat e pandemisë të vendosura në muajin Prill 2020.

Hyrjet e shtetasve

Gjatë katërmujorit të parë të 2021, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është 754.796, duke u rritur me 1,3 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Duke analizuar vendin e origjinës së shtetasve të hyrë në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 2,1 herë dhe Zvicra me 2 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 4,4 herë dhe Anglia me 60,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill 2021, janë 449.930 duke shënuar një rritje me 18,8 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë është 230.468 ose 12,7 herë më i lartë se i njëjti muaj i vitit paraardhës. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë është 219.462 ose 16,5 herë më i lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë katëmujorit të parë të 2021 numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë është 961.573. Ky tregues ishte 1.110.928 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kosova mban gjallë turizmin

Rëndësia e turizmit nga Kosova është rritur ndjeshëm që pas pandemisë. Sipas të dhënave të INSTAT, për 4 mujorin, pesha e turistëve nga Kosova është rritur në 51% të totalit, nga 29% që ishte në janar-prill 2019, përpara fillimit të pandemisë. Numri i turistëve nga Kosova është i lartë në çdo fundjavë, duke shpëtuar hotelet që dikur në këtë periudhë prisnin turistët nga Polonia, vendet nordike etj./ Monitor

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Brenda dhomave brutale të torturave të Lukashenkos, ku protestuesit rrihen derisa të vdesin

VIDEO+FOTO/ Brenda dhomave brutale të torturave të Lukashenkos, ku protestuesit rrihen derisa të vdesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SHBA është djalli, vret fëmijë në dasmë”, Irani reagon ashpër pas sulmeve të reja: Janë krime lufte!

“SHBA është djalli, vret fëmijë në dasmë”, Irani reagon ashpër pas sulmeve të reja: Janë krime lufte!

September 2, 2026
Schengen nën presion, 10 vende rikthejnë kontrollet në kufij

Schengen nën presion, 10 vende rikthejnë kontrollet në kufij

September 2, 2026
Nipi i grabiti xhaxhait 27 mln lekë/ Rrëfimi i të penduarit në vjedhjen e kasapit: Leonardi na tha do fitojmë 50 milionë për kokë!

Nipi i grabiti xhaxhait 27 mln lekë/ Rrëfimi i të penduarit në vjedhjen e kasapit: Leonardi na tha do fitojmë 50 milionë për kokë!

September 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, çfarë fshihet pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, çfarë fshihet pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

September 2, 2026
Goditi një zyrtar të ndeshjes, ndëshkim i rëndë për Presidentin e Vllaznisë

Goditi një zyrtar të ndeshjes, ndëshkim i rëndë për Presidentin e Vllaznisë

September 2, 2026
Me 13 dollarë në xhep, babai endet prej ditësh në kërkim të djalit të zhdukur në Nepal

Me 13 dollarë në xhep, babai endet prej ditësh në kërkim të djalit të zhdukur në Nepal

September 2, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

September 2, 2026
Sulmi me dron në aeroportin e Leipzigut, një prej autorëve hyri në zonën Shengen me vizë italiane

Sulmi me dron në aeroportin e Leipzigut, një prej autorëve hyri në zonën Shengen me vizë italiane

September 2, 2026
“Daily Express”: Eksperti britanik zgjedh Shqipërinë për pushimet e vjeshtës: Absolutisht e mrekullueshme

“Daily Express”: Eksperti britanik zgjedh Shqipërinë për pushimet e vjeshtës: Absolutisht e mrekullueshme

September 2, 2026
“Më ndihmove të jetoja”, publikohen letrat e panjohura të Oriana Fallacit, 20 vjet pas vdekjes së saj

“Më ndihmove të jetoja”, publikohen letrat e panjohura të Oriana Fallacit, 20 vjet pas vdekjes së saj

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com