Nga Ylli Dylgjeri
Dje Prokuroria ndaloi prokurorin në rrugë.
Dje Policia e shoqëroi prokurorin Haxhi Giu.
E pashë në TV teksa një makinë e policisë i zinte rrugën një Mercedezi. Pasi i hapë derën e mjetit, një polic i komunikoi urdhër ndalimin shoferit prokuror që shkruante mbi një telefon.
Nuk e njoha… Sinqerisht, nuk arrita ta shquaj shokun tim të fakultetit të drejtësisë. Kanë kaluar mbi 25 vite. Lexuesi i lajmit në TV më sqaroi se personi quhej Haxhi Giu. Koha shpejton, por Haxhiu kish shpejtuar me shume, e kishte mbuluar lluksi.
Dje, e mbuloi dhe turpi. U trondita.
Zoti e shpëtoftë…