• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Selami, takim konfidencial me ambasadorin Lu pas kritikave për Bashën

by Java News
03/12/2015 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Selami, është takuar dje me ambasadorin e SHBA­ve në Tiranë, Donald Lu, në një nga kafet pranë ndërtesës së ambasadës amerikane në kryeqytet. I pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, Selami konfirmoi takimin për të cilin pohoi se ishte i parashikuar më parë dhe ishte konfidencial. “Po, është e vërtetë që jam takuar sot (dje) me ambasadorin Lu në afërsi të ambasadës. Takimi ishte planifikuar më parë. Sa i përket temës së diskutimit, mund t’ju them vetëm që ishte konfidencial”, – pohoi Selami për “GSH”. Takimi i tij me diplomatin amerikan vjen vetëm pak ditë pas qëndrimit disaditor që Selami zhvilloi në SHBA. Që andej, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai shprehu kritika të forta ndaj lidershipit të Partisë Demokratike.

KRITIKAT / Selami pohoi se ka mbetur i zhgënjyer bashkë me shumicën e shqiptarëve, pasi ky lidership nuk ngjall besim dhe shpresë. “Qeveria ‘Rama­Meta’ është më e keqja e viteve të fundit, mirëpo opozita akoma nuk ofron alternativë dhe nuk ngjall shpresë. Kjo për shkak të lidershipit të PD­së. Ai nuk ngjall shpresë, ndaj edhe kjo qeveri rri në këmbë në një kohë kur shqiptarët largohen për azil ekonomik në vendet e BE­së”, – tha Selami. “Lidershipi i PD­së më ka zhgënjyer mua dhe një pjesë të mirë të demokratëve”, – vijoi më tej ai. “Është bërë një analizë e përgjithshme. Nuk është bërë një analizë e thellë. U përsëritën gabimet e zgje­dhjeve të mëparshme. Lidershipi i PD­së nuk ka ngjallur shpresë dhe besim. Lidershipi i PD­së më ka zhgënjyer edhe mua dhe shumicën e demokratëve që nuk arritën objektivin ndaj kësaj keqqeverisjeje. Kjo qeveri është thellësisht e korruptuar dhe e pafat për të drejtuar vendin”, – deklaroi Selami.

Next Post

Ekzekutohet nga shoku i ngushtë një 39-vjeçar, gjenden gjurmë në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In