• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gijotina e asgjësimit apo rritja e PD-së

by Mentor Nazarko
17/12/2017 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko

27 vjetori i jetës politike të Partisë Demokratike është një mundësi për të bërë një bilanc të baticave e zbaticave të saj, sukseseve, por edhe dështimeve të saj.

Sado që janë ngritur analogji me parti antikomuniste në rajon, të cilat e kanë pasur shkëlqimin dhe rënien brenda dy dhjetëvjeçarësh, Partia Demokratike duhet parë parasëgjithash në kontekstin shqiptar.

Dhe nga ky pikëvështrim duhen lexuar sfidat e saj ndër vite, udhëheqja e saj, rritja, por edhe rënia e vijueshme deri në një përpëlitje për mbijetesë, sikundër është sot nën udhëheqjen e zotit Basha.

Pikëpyetja më e shpeshtë që bëhet sot është nëse do të ketë mundësi që një PD e përlindur të vijë fill e vetme në pushtet?

A do ta mendonin etërit e saj themeluesë që do të gdhijë një ditë kur kjo parti do të jetë e shtrënguar të koalicionojë me një parti të majtë, si LSI-ja, për të ardhur në pushtet?

Siç ka provuar me një vistër shembujsh empirikë Shpëtim Nazarko, LSI ka risuar dhe përzmadhuar elektoratin e saj, me një porcion të ndjeshëm votuesish të Partisë Demokratike.

Parakonceptimi se shoqëria shqiptare ka afinitete më tepër të majta nuk del të jetë në kongruencë me ndonjë analizë të qëndrueshme, sepse problemi më tepër ngjan të jetë dështimi shumëvjeçar i Partisë Demokratike për të risuar elektoratin e saj dhe për të afruar në gjirin e saj një brez të rinj votuesish, apo edhe ndërmarrës ekonomikë, përmes një oferte tërheqëse politike.

Epoka e Bashës, që presupozohej se do të bënte një kthesë vendimtare, përfundoi në një vendnumërim të çuditshëm.

Në vend të një pragmatizmi të hapërimit drejt qendrës, mantra e Bashës vazhdoi të mbizotërohej nga themat e përhershme të pararendësit e të tij, zotit Berisha, një kuturisje e pakohë antikomuniste, një gjuhë që gjithnjë e më shumë bëhet më e pakuptueshme për të rinjtë.

Marrëveshja e Bashës me Ramën, një moment i paprecedentë afrimiteti që kishte gjasë të faktorizonte PD-në, të rriste fleksibilitetin e saj dhe të flakte tej barrikadimin e pakuptimtë, ishte veçse një fluskë sapuni.

Duket se nën qortimet e heshtura të seniorëve të partisë, e mbi të gjitha nga Berisha i vërenjtur, Basha sërish iu rikthye atavizmit antikomunist, një model krejtësisht joefiçient i të bërit opozitë në rrethanat kur PS ka fodullëkun e numrave, më shumë se asnjëherë në historinë e saj.

PD-së i mungon guximi për të bërë një diagnozë kritike të veprimartisë së saj mbi dy decenie: mospërmbushjes së asnjë reforme substanciale që do të krijonte realitete të reja politike, ekonomike dhe sociale.

Përgjatë këtyre 27 viteve, ku për 13 vite ishte në pushtet, PD nuk ka arritur të përmbyllë asnjëren prej reformave që do ta kalonin vendin nga tranzicioni në kapitalizëm: as reformën e tokës, as të arsimit, as të shëndetësisë dhe as atë tregut.

Edhe ironia therrëse e zotit Rama se oligarkë e manjatë ndërtimesh të afërt me PD-në, tani po anojnë kah qeveria, reflekton fiaskon e kësaj partie për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm të lirisë ekonomike në kushtet e një tregu konkurues.

Prospektet e PD-së për të pasur një hov rritje qëndrojnë në ndjekjen e ndërrimeve brezore të shoqërisë shqiptare.

Përveç imperativit të prurjeve të reja, kjo parti do të duhej të bënte një hap tej në ndërrimin brezor të elektoratit të saj, në tërheqjen e votuesve të rinj përmes ofertave më të rrokshme për mikrokozmosin shqiptar.

Është krejtësisht e qartë që për aq kohë sa arketipi i Berishës mbetet i vetmi model i të bërit opozitë, PD nuk do të arrijë asnjëherë të apelojë tek votuesi i ri përmes fjalimeve demosteniane antikomuniste…

PD vjen në pushtet vetëm nëse mbarështron një platformë për reformat që u zunë n’gojësh më lartë, dhe bëhet konstruktive për integrimin si nisi në prag të zgjedhjeve apo si Basha i parë kandidues përballë Ramës në bashki.

Kjo do të thotë se duhet të përdorë një gjuhë, një mesazh, që është emërues i përbashkët i të gjitha shtresave, grupeve, moshave, edhe konfliktuale mes tyre. Duke u spostuar drejt qendrës, duke i marrë votat dhe truallin LSI-së… /konica.al

Next Post
Trafiku i drogës me avionë/ BE e shqetësuar: Po ju monitorojmë

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor mblidhen për herë të tretë te Mogherini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com