Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen presidentit amerikan Bill Clinton, përmes një fotografie të realizuar në zyrën e tij një muaj më parë, kur e priti si mysafir të Shqipërisë.
“Gëzuar ditëlindjen President”, shkruan Rama në gjuhën angleze, ndërsa ndan fotografinë e mëposhtme ku Clinton shfaqet duke mbajtur në duar një fanellë të Kombëtares Shqiptare të futbollit.
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lindur më 19 gusht 1946 dhe sot feston ditëlindjen e 77-të. Një muaj më parë, Bill Clinton vizitoi Shqipërinë dhe ardhja e tij ishte historike, aq sa qeveria shqiptare organizoi gjithçka në detaje.
Gjatë kësaj vizite Clinton u nderua me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”, çmimi më i lartë që jepet nga zyra e Kryeministrit, e në këtë rast nga Edi Rama./m.j











