• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Gërdeci’/ SPAK kërkon dëshminë e ish-shefit të shtabit të ushtrisë Luan Hoxha! Mori azil në SHBA, frikë nga Shkëlzeni

by Java News
23/09/2023 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorëzimi i listës me 71 dëshmitarë të cilët SPAK kërkon t’i pyesë në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit, përfshirë edhe Shkelzen Berishën, ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek ky proces. Dy prokurorët e SPAK që përfaqësojnë akuzën, kanë renditur ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha në vendin e 54 në listë.

Mesa duket ata mendojnë se dëshmia e tij është e vlefshme në një kohë që ish-drejtuesi i Forcave të Armatosura është larguar nga Shqipëria përmes pikëkalimit kufitar të Rinasit më 4 janar 2012. Largimi i tij ndodhi në kohën kur dosja “Gerdeci” po shqyrtohej në gjykatën e apelit, ku Luan Hoxha u gjykua në mungesë madje, trupi gjykues që i caktoi një mbrojtës kryesisht.

Në prag të largimit mesa duket të mirëmenduar, Luan Hoxha kishte kërkuar ndërprerjen e mardhënieve të punës me një universitet privat ku jepte mësim në Tiranë. Gazetari investigativ Guy Lavvson tha në emisionin “Shqip” në Dritare TV se Luan Hoxha ndodhet në SHBA bashkë me familjen. Raportime jo zyrtare tregojnë se ai ka marrë azil politik atje në vitin 2013.

Në një kabllogram që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit të Shtetit, në 20 qershor 2009, shkruhet se Luan Hoxha ishte ankuar se Shkëlzen Berisha i kishte bërë presion që të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa. Kabllogrami i publikuar nga VVikileaks, pretendon se i pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Luan Hoxha ishte përgjigjur me PO”.

Në shtator 2011, Luan Hoxha konfirmoi se kishte raportuar tek ambasadori amerikan, por mohoi që të kishte folur për Shkëlzenin. Në mars 2019, Shkëlzen Berisha, ka përdorur mohimin e Luan Hoxhës për tu mbrojtur nga akuza teksa ka theksuar “vetë Luan Hoxha, në një deklaratë publike thotë se gjatë takimit me Uithers, nuk është përmendur emri i Shkëlzen Berishës”. Luan Hoxha u kërkua dëshmitar edhe në kallëzimin e Zamira Durdës, në vitin 2022, SPAK është shprehur se nuk e ka gjetur adresen e tij pasi ai ndodhet jashtë shtetit. Por përfshirja e tij në një listë të re, të paraqitur së fundi në gjykatë, i hap rrugë mundësisë që Shqipëria të kërkojë pyetjen e Hoxhës atje ku është, me anë të lëtërporosive. Kjo procedurë i mundëson gjykatës dhe palëve në proces, të rendisin pyetjet të cilat dërgohen në SHBA dhe më pas, Luan Hoxha pyetet në një gjykatë amerikane. Përgjigjet e tij kthehen në rrugë gjyqësore në Shqipëri dhe përdoren në cilësinë e provës në procesin “Gërdeci”.

Aty pritet të dëshmojë edhe Shkelzen Berisha, i renditur me numrin 52 në listën e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK. Djali i ish kryeministrit përmendet në një faks të dërguar nga Aldo Bumçi për Fatmir Mediun në vitin 2007. Po ashtu, Shkëlzen Berisha ka kryer telefonata me ministrin e mbrojtjes së kohës Fatmir Mediu, menjëherë pas shpërthimit të Gërdecit.

Nje tjeter deshmitar qe SPAK kërkon të pyesë në gjyqin e Gërdecit, është Kol Dedgjoni, ish-anëtar i komisionit të ngritur nga ministria e Mbrojtjes për çështjen e demontimit. I pyetur edhe në procesin e pare ndaj 29 të pandehurve të Gërdecit, ai është shprehur para gjykatës në datën 22 prill 2011, se kishte qenë kundër demontimit në ish-repartin e tankeve në Gërdec që u kthye në fabrikë demontimi. Sipas tij, demontimi mund të bëhej në uzinat e ushtrisë në Gramsh ose Poliçan ku ishin mjetet dhe kushtet e duhura të sigurisë./m.j

Next Post
Ministri i Financave: “S&P rishikon perspektivën e Shqipërisë. Ky përmirësim hap mundësi të reja për investime dhe zhvillim ekonomik

Ministri i Financave: “S&P rishikon perspektivën e Shqipërisë. Ky përmirësim hap mundësi të reja për investime dhe zhvillim ekonomik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të gjithë për UÇK-në në Prishtinë, mungojnë Albin Kurti dhe PD

Të gjithë për UÇK-në në Prishtinë, mungojnë Albin Kurti dhe PD

September 12, 2026
“U rrita me mungesën e babait”, vajza e dëshmorit në Prishtinë kërkon drejtësi për çlirimtarët

“U rrita me mungesën e babait”, vajza e dëshmorit në Prishtinë kërkon drejtësi për çlirimtarët

September 12, 2026
“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Balla në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mungojnë Kurti dhe PD

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Balla në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mungojnë Kurti dhe PD

September 12, 2026
“Gjuetia” ndaj shqiptarëve, ambasadori Uran Ferizi ankesë zyrtare pranë Rregullatorit të Medias në Britani: Po paragjykohet një komunitet i tërë!

“Gjuetia” ndaj shqiptarëve, ambasadori Uran Ferizi ankesë zyrtare pranë Rregullatorit të Medias në Britani: Po paragjykohet një komunitet i tërë!

September 12, 2026
“Flamuri shqiptar nuk është kërcënim për askënd”- Ndalimi i shqiptarëve në Malin e Zi, reagon ministri Dukaj: Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë!

“Flamuri shqiptar nuk është kërcënim për askënd”- Ndalimi i shqiptarëve në Malin e Zi, reagon ministri Dukaj: Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë!

September 12, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Unë jam me Petrit Malajn

September 12, 2026
Statistikat e frikshme, Barcelona me sulmin më të mirë, kryeson në raste dhe gola!

Statistikat e frikshme, Barcelona me sulmin më të mirë, kryeson në raste dhe gola!

September 12, 2026
“Ligji i Pasqyrës”/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

“Ligji i Pasqyrës”/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

September 12, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Nafta arrin në nivele rekord, çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri?

September 12, 2026
Sot 28 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, familjarët dhe zyrtarët e PD-së bëjnë homazhe pranë memorialit!

Sot 28 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, familjarët dhe zyrtarët e PD-së bëjnë homazhe pranë memorialit!

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com