• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gërdeci/ Mediu në hetim vetëm ‘shpërdorim detyre’, Zamira Durda: Na vranë sërish! Të hetohet korrupsioni, babëzia për para vrau 26 vetë

by Java News
11/01/2023 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zamira Durda, një nënë që humbi djalin 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit e konsideron si një ‘vrasje për herë të dytë’ faktin se Fatmir Mediu është nën akuzë vetëm për shpërdorim detyre për tragjedinë e Gërdecit. Në një intervistë për ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, Durda thotë se kështu nuk marrin drejtësi 26 jetët e humbura.

“Me sa informacion kam deri në këto  momente për akuzë me shpërdorim e detyrës për ne kjo është një vrasje tjetër.  Vetëm shpërdorim detyre nuk mund të jetë drejtësi. Kemi 26 jetë të humbura.  Çështja ka për të kaluar me argumentime juridike”, tha ajo.

Sipas Durdajt duhet një hetim i thellë për korrupsion pasi babëzia për para solli atë tragjedi të para 15 vite që i mori jetën 26 personave të pafajshëm dhe shkatërroi jetën e dhjetëra të tjerëve.

“Unë e kam hapur vetëm me z. Mediu sepse kjo ka qenë e pezulluar. Pjesa tjetër është në dorë të hetuesve të SPAK, ende nuk i ka një hetim për korrupsion. Gjithçka ka ndodhur ka prej babëzisë për para. Korrupsioni dhe babëzia për para sollën atë fatkeqësi të madhe.  Pinca, leva dhe sqepar ishin levat e punës. Ministria kishte për detyra të na mbronte dhe jo të na vriste. Ishte urdhri i ministrit që solli të gjitha këto armatime dhe i solli në atë që nuk i kishte kushtet. Unë akuzoj të gjithë piramidën shtetërore. Aty i kanë dokumentet dhe t’i nxjerrin kush i ka firmosur. Unë do t’i vazhdoj të gjitha hapat deri në Strasburg”, tha Zamira Durda.

Për Zamira Durdën Fatmir Mediu ka qenë ai që ka firmosur një urdhër për ndryshimin e kalibrit të armëve që demontoheshin në Gërdec. Sipas saj ajo fabrikë nuk mund të demontonte armë të rënda por urdhri i Mediut i solli aty.

Fatmir Mediut iu komunikua dje zyrtarisht akuza për ‘Shpërdorim detyre’ nga Prokuroria e Posaccme për tragjedinë e Gërdecit. Si person i marrë zyrtarisht i pandehur, Mediu është marrë në pyetje për 60 minuta. Në daljen e tij për mediat, Mediu tha se SPAK nuk kishte asnjë provë shtesë dhe se akuzë është e motivuar politikisht. Mediu tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me firmën amerikane që merrej me demontimin, teksa sfidoi duke thënë se “Nëse gjejnë një kontakt timin përtej detyrës si ministër mbaj përgjegjësi maksimale”.

Ish-ministri i i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

Megjithatë ende nuk ka një përfundim të hetimeve nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe çështja nuk pritet të shkojë tani shpejt në gjyq. Me vijimin e veprimeve hetimore mund edhe të ketë shtim ose ndryshim të akuzave por edhe të të akuzuarve. Është një hetim i hapur që nuk ka përfunduar.

SPAK tashmë ka rifilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia.  Pjesë e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. I fundit në u pyet ishte ish ministri i Berishës, Aldo Bumçi.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë Demokratike, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci”.

/s.f

Next Post
“Donte të më çonte në krevat”- Kush është agjentja që ka trazuar Francën?

“Donte të më çonte në krevat”- Kush është agjentja që ka trazuar Francën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Dyshohet se ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 40-vjeçari, në gjendje të rëndë elektricisti

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com