• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gërdeci, historia e panjohur politike ku PD nuk ju ngjit familjes Berisha!

by Ylli Pata
08/02/2023 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Hapja zyrtare e hetimeve mbi tragjedinë e Gërdecit, kanë sjellë në skenën politike shqiptare një lëvizje tektonike në një shkallë të lartë Rihter. Edhe pse në publik po mundohet që të fshihet.

Gërdeci si histori, është e një rëndësie më shumë se një kronikë gjyqësore, pasi duke qenë se solli një dramë të madh njerëzore dhe publike, krijoi realisht një zhvillim politik të rëndësishëm, por që nuk pati mbulimin e duhur mediatik.

Le të kthehemi në 15 marsin 2008 dhe zhvillimet e 15 vjetëve më parë për të bërë një analizë më të saktë të zhvillimeve.

Por përpara se të vijmë të 15 marsi kemi disa zhvillime të rëndësishme paraprake kur ministra të PD-së që e kundërshtuan ngritjen e punishtes së Gërdecit. E nuk ishin aspak të parëndësësishëm: Ilir Rusmali, zv.kryeministër dhe Ridvan Bode-ministër i Financave, të cilët nuk pranuan që fabrika e vdekjes të ngrihet me vendim qeverie.

Duket sot një gjë e vogël, por në thelb ështe rebelimi më i madh kundër Sali Berishës, pasi i dinin interesat familjare brenda. Rusmali, nuk kaloi shumë dhe u largua jo vetëm nga qeveria por edhe nga PD. Për Boden dihet gjithashtu. Por fakt ishte se pas Gërdecit, figura të rëndësishme të PD nuk ju bashkangjitën logjikës së Berishës. Bamir Topi, në kohën kur shpërtheu Gërdeci President i Republikës.

Ndërkaq, Astrit Patozi isht kreu i grupit parlamentar të PD-së dhseëe nënkryetar i PD. Ai nuk ju bashkangjit dalldisë së Sali Berishës i cili u çmend në parlament kundër çdo deputeti socialist që i përmendnin të birin.

Erion Braçe, Taulant Balla e Saimir Tahiri ishin ndër viktimat kryesore. Por përveç Jozefina Topallit, e cila linçonte publikisht opozitarët, figura të rënësishme të PD-së nuk i shkuan për avazi. Ndërkaq, Prokuroria  Përgjithshme po shkonte në hetiket e saj në folenë e “kafshëve” të Gërdecit, që siç thosh Efraim Diveroli kishin dalë jashtë kontrolli.

Por ishte Berisha që shantazhoi, dhunoi, dhe pengoi hetimin e prokurorëv, duke larguar çdo element të pavarur në organin e akuzës.

Megjithëse Berisha arriti të vendosë dhunën e kartonit brenda partisë, ai nuk pati një endorsement real në lidrshipin e PD-së. Topi, Patozi, Olldashi, Rusmali, Bode etj nuk i shkuan pas avazit, edhe pse realisht nuk e kundërshtuan.

Por hetimi i prokurorisë së Ina Ramës e cila u zgjodh me votat e deputtëve të PD-së, është një dëshmi që i bën nder Partisë Demokratike, e që sot mund të thotë hapur se ka qenë një ditë që bëmë diçka, pavarësisht jo shumë.

Të gjithë ata që nuk u rrshtuan pro Berishës për Gërdecin u dogjën politikisht- të gjithë. Të vetmit që mbijetojnë janë ata që kanë një histori me Gërdecin dhe mund të shërbejnë që të prishin akuzën ndaj Berishës, por jo se kanë ndonjë lidhje me PD-në.

E pikërisht sot, grupi anti-Berisha në PD, mund të dalë  e ta tregojë këtë histori. Do të ishte e trishtë nëse do të kompleksohej e ndryshe nga Bamir Topi, Astrit Patozi, Ilir Rusmali apo Ridvan Bode, të bëhen sot ushtarë të atyre që siç thotë SPAK shkelën nenet 260 dhe 287 i Kodit Penal…

Next Post
Banorja e re trazon ujërat! Kiara bëhet xheloze për Luizin, bën kërkesë produksionit

Banorja e re trazon ujërat! Kiara bëhet xheloze për Luizin, bën kërkesë produksionit

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    Deri sa të vijë ajo ditë, o Zoti Ylli, që të dënohet Sali Berisha &Co, kamë frikë se do të vijnë e do të shkojnë të paktën nja 5 ambasadorë të SHBA-ve si puna e Juri Kimit, dhe përseri akoma do të jemi duke vënë lule tek trotuaret e kryeministrisë për 21 janarin, për Gërdecin (sa për Medihoxhën, ky gjygj do të vazhdojë nja 5 – 8 vjet, dhe nuk besoj të denohet), për Floririn e Krrabës, dhe për….për…..përrrrrrr….dhe kështu do të jemi përseri, në pikën e nisjes.
    Ku ishe ?
    Hiç gjëkundi.
    E ç’bëre ?
    Asgjë.
    Tërli e vërli,
    E vërli e tërli….
    …..dhe kështu o miq, u mbars mali, e polli një mi, na e quajtën reformë në drejtësi,….made in Juri Kimi….(sigurisht pa kimi, pa formulë kime, pa tharm, pa farë, por vetëm fyl, fasadë, hoqëm Lenën dhe vumë Prenën, hiq groshë me ujë dhe vër ujë me groshë…..kësajë i thonë në shqipe…pirdh e pirdh se lirohesh.).
    Këto rreshta, i shkruaj me shumë dhimbje në shpirt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët -

Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët –

September 30, 2026
Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

September 30, 2026
Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

September 30, 2026
Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

September 30, 2026
Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite -

Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite –

September 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 Tetor 2026

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com