• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gërdeci” është mbyllur, fajtorë janë… viktimat

by Ben Andoni
15/03/2018 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Dhjetë vjet më vonë gjërat janë fashitur. Ai që denoncoi u gjet i vdekur nga një aksident, që ekspertiza e nxori për fajin e tij! Presidenti i asaj kohe Bamir Topi raportoi se nuk dinte asgjë për fabrikën e demontimit edhe pse ishte Kreu i Ushtrisë, kurse zyrtarët shqiptarë të Ekzekutivit filluan pingpongun e përgjegjësive. Ndërkohë që ndodhte kjo: fshati Gërdec fare afër Tiranës ishte sheshuar, kurse 26 persona kishin vdekur. Shpërthimi që ndodhi në atë “fabrikë” fantazmë të demontimit, që kinse e dinin pak veta, do rëndonte shumë mbi të gjitha në aspektin psikologjik dhe moral të njerëzve.

Qeveria shqiptare, që asokohe lante duart, e kishte justifikuar këtë proces me stokun e madh të 100.000 ton municioneve me origjinë gati gjysmë shekullore.

Gjithçka u duk se lidhej me shpirtin aventurier të dy djemve amerikanë Efraim Diveroli dhe David Packouz, të cilët menduan që këtë handikap të shqiptarëve ta shndërronin në një proces fitimi. Trafikantët që sapo kishin lënë adoleshencën, arritën që kompania e tyre AEY të siguronte  një kontratë qindramilionëshe nga ushtria amerikane për të furnizuar ushtrinë afgane të Karzait me fishekë!

Tashmë janë bërë të njohura të gjitha gjërat në këtë proces të dyshimtë fitimi, por rruga e municionit shkonte prej kompanisë eksportuese shqiptare MEICO të Ministrisë drejt një kompanie që ishte ideuar nga sekseri zviceran Thomet, me pseudonimin “Evdin” me bazë në Qipro. “Evdin” i përcillte fishekët tek AEY dhe merrte pjesën e komisionimit, kurse AEY dhe qeveria e SHBA-ve shmangnin problemet, që dilnin rrugës. Paketimi i municioneve dhe manovrimet e komisionerit rrëfyen hilenë e palëve të përfshira, përveç kushteve të tmerrshme sesi bëhej paketimi. Nga këtu u fut në lojë biznesmeni Kosta Trebicka, si prodhues i kartonëve. Kontrata e Trebickës me të panjohurit VIP, vazhdoi me qetësimin që i dha Ambasada amerikane në Tiranë, ndërkohë që vetë trafikantët filluan problemet me njëri-tjetrin. Më shumë akoma, kur biznesmeni shqiptar Trebicka filloi të interesohej më shumë sesa duhej dhe të bëhej publik, u nxor edhe ai vetë nga loja. Ky i fundit shkoi drejt SHBA-së për t’u interesuar me prokurorët federalë, por edhe ai ishte futur në një qerthull ku nuk do dilte dot më. U gjend i vrarë në atë që u quajt si aksident.

Është e tepërt të flasim për atë që ndodhi me palën amerikane, por Ambasada u përmend dhe ishte e përfshirë jo pak nga ato që do të dilnin më vonë. Ambasadori Ëithers në Tiranë ishte vetë i përfshirë në disa plane, që do sqaronte vetë media e vendit të tij, kurse kabllogramet do të nxirrnin shumë nga ky skandal.

Epilogu i Gërdecit është edhe më “i çuditshëm”, shefi i shtabit të ushtrisë shqiptare kërkoi strehim politik në SHBA dhe kjo kërkesë iu njoh, megjithëse ishte ende në proces gjykimi në Shqipëri (atij iu dha mundësia të largohej).  Kryeministri Berisha e fitoi dhe një mandat, ndërsa fshati që u shkretua iu ndërtuan shtëpitë dhe një vit më vonë do të votonin sërish për PD-në! Viktimat lanë trishtimin dhe motivin për protesta një herë në vit të njerëzve më të afërt.

“Gërdeci” mbolli dhe viktima të tjera pas shpërthimit. U premtua se fajtorët e vërtetë do dilnin, por përveç njerëzve të lidhur me MEICO dhe nuklën e demontimit, askush nuk u fut në burg nga njerëzit VIP. Politikanët e asaj kohe, të etiketuar direkt si përgjegjës, u ricikluan. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, që dha dorëheqje, u ngjit sërish si Ministër Mjedisi. Aldo Bumçi, Ministri i Drejtësisë, që dërgonte materialet zyrtare me kokën e protokollit për dijeni…(djalit të kryeministrit) vazhdoi karrierën.

Pesë vjet më parë Partia Socialiste, sapo erdhi në fuqi, premtoi se do të ndihmonte që të përcilleshin faktorët e vërtetë pas hekurave. Por jemi dhjetë vjet më pas dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Përveç fjalëve dhe akuzave.

Banorët e dëmtuar tashmë kanë bërë një memorial për të ndjerët e tyre dhe shkojnë e nderojnë ata që nuk i dëgjojnë. Ata që dëgjojnë dhe janë përgjegjës s’janë në burg. Në fakt, fajtorët e vërtetë nuk do kapen dot kurrë, sepse ata janë vetë…viktimat! (Javanews)

Next Post
Infrastruktura prioritet në 2018-ën, ja projektet kryesore që financohen

Rrugët, akset dhe nyjet kryesore përfundojnë brenda këtij mandati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Fundjava rrit fluksin e hyrje-daljeve në Kakavijë, 10 mijë persona në 24 orët e fundit! Një pjesë e tyre turistë të huaj, radhë në kufi

FOTO/ Fundjava rrit fluksin e hyrje-daljeve në Kakavijë, 10 mijë persona në 24 orët e fundit! Një pjesë e tyre turistë të huaj, radhë në kufi

August 22, 2026
Zjarre në Lezhë e Mirditë, disa vatra ende aktive! Terreni vështirëson aksionin, kritike situate në Kashnjet dhe Tenë

Zjarre në Lezhë e Mirditë, disa vatra ende aktive! Terreni vështirëson aksionin, kritike situate në Kashnjet dhe Tenë

August 22, 2026
“Ndezi 5 vatra e dogji 15 hektarë”- Piromani nuk heq dorë nga ‘vesi’, 62-vjeçari kapet përsëri duke i vënë zjarrin pyjeve të Mirditës, arrestohet!

“Ndezi 5 vatra e dogji 15 hektarë”- Piromani nuk heq dorë nga ‘vesi’, 62-vjeçari kapet përsëri duke i vënë zjarrin pyjeve të Mirditës, arrestohet!

August 22, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Dollar për dollar”- Rikthehen tensionet ekonomike, Kanadaja pezullon negociatat tregtare me SHBA-të, Carney paralajmëron tarifa reciproke

August 22, 2026
Zbulohen pamjet e aksidentit tragjik në Durrës, momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në trotuar, Gjykata e Durrësit lë në burg taksistin!

August 22, 2026
BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

“Ky është terror i planifikuar”- Kaja Kallas dënon Rusinë për sulmin me 16 të vrarë në Ukrainë: Sanksione më të forta!

August 22, 2026
“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

TikTok humb betejën ligjore, arrin marrëveshje me qeverinë e SHBA për të paguar 400 mln dollarë, shkeli privatësinë e fëmijëve!

August 22, 2026
Policia greke publikon identitetin e fotot e 19 të arrestuarve për vjedhje, 17 prej tyre shqiptarë (EMRAT+FOTO)

Në arrati dhe i dënuar për mashtrim, shqiptari kapet pas 12 vitesh i fshehur në Greqi, pritet të ekstradohet!

August 22, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë e pazgjidhur, PDK dhe AAK kërkojnë thirrjen urgjente të seancës konstituive, sot përsëri në Kuvend

August 22, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com