• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gërdec, shënimet e një ministri

by
06/06/2015 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lorenc Vangjeli / Si bënte business Berisha dhe Mediu*

Ky është një shkrim i botuar në marsin e vitit 2009, plot një vit mbasi kishte ndodhur tragjedia e Gërdecit. Eshtë procesverbali i mbledhjes së qeverisë që i hapi rrugë biznesit të vdekjes vetëm pak kilometra larg Tiranës. Po ribotohet sot për të dhënë një dëshmi se cila ishte mënyra e vendimmarrjes së qeverisë Berisha, për të dhënë një dëshmi se cili ishte mekanizmi për ta bërë një kompani biznesi “të suksesshme në Shqipëri. Si në rastin e biznesmenit gjeorgjiano-izraelit Amiran Dzanashvili, të cilin Doktor Berisha po e përmend gjatë këto ditë.

Ridvan Bode, ministër i financave kundër ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Përplasja e dy ministrave ka qenë e ashpër dhe e vazhdueshme, siç e konfimojnë dhe vetë kolegë të të dy zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar. Por maksimumin përplasja e tyre, që deri më tani nuk është bërë publike, ka qenë në dimër-pranverën e vitit 2007 dhe kryesisht është shkaktuar nga propozimi i ministrisë së mbrojtjes për demontimin e municioneve të vjetra të ushtrisë shqiptare duke bërë një marrëveshje prokurimi të drejtpërdrejtë me kompaninë amerikane SAC. ”Ridvani bën dhe juristin dhe financierin. Të kthejë përgjigje me shkrim, të bëhet ballafaqim”, shpërthen Mediu në 17 shkurt të 2007, në ditën kur propozimi i tij kthehet mbrapsht nga Këshilli i Ministrave si i papërputhur në ligj. I zemëruar me kundërshtimet e Bodes, madje ish-ministri i mbrojtjes shkon dhe shumë më tej: ”Ore e shtyni, doni ta lini. Lereni fare se nuk më intereson”.
Një pjesmarrës në këtë mbledhje qeverie, ministër, në kushtet e konfidencialitetit të plotë, i afron revistës MAPO, për herë të parë shënimet e tij të hollësishme për atë mbledhje, në të cilat ai nënvizon dy detaje: konfliktin mes dy ministrave dhe faktin që të gjithë anëtarët e kabinetit, pa përjashtim, e dinin që bëhej fjalë për kompaninë amerikanë SAC; pra, që kjo kompani nuk ka qenë e panjohur ashtu siç është shprehur edhe vetë kryeministri Berisha menjëherë mbas tragjedisë së Gërdecit. Edhe titulli i projektvendimit e përmendte emrin e SAC.
Vetëm ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana ka qenë dukshëm në krah të zotit Mediu, kurse të tjerët, përfshi dhe zotin Berisha, që i jepte të drejtë rregullisht edhe palëve që kundërshtoheshin, kanë qenë më neutralë dhe në pozita pritjeje.

Mbledhja e 17 shkurtit,
Pak kush kujton sot se kanë qenë dy tentativa nga Ministria e Mbrojtjes për të kaluar atë që më pas do të shënohej si vendimi 138, i cili i hapi rrugën demontimit të municioneve të vjetra në pronësi të ushtrisë shqiptare. Ka qenë një mbledhje në të cilën kanë munguar ministrat Olldashi, Ruli, Leskaj dhe Barka, të cilët janë zëvendësuar nga zëvendësit e tyre në mbledhje. Sipas dëshmisë së një pjesmarrësi në këtë mbledhje të qeverisë, që vuri në dispozicion të revistës MAPO shënimet e tij të hollësishme, fillimisht Mediu ka mbrojtur variantin e tij, duke u nisur nga leverdia financiare e këtij projekti. Sipas tij, SAC do të mund të bënte demontimin mekanik të municioneve, ndërsa tre ndërmarrjet shtetërore ushtarake, nëse bënin një proces të tillë, dilnin me humbje. (Sot dy nga ish-drejtorët e tyre janë në ndjekje penale për fallsifikim të dokumentave zyrtare, pikërisht për këtë arsye). SAC, nga ana tjetër, afronte 1.5 milionë dollarë në rast se merrte firmën e qeverisë. Pikërisht këtu, vlerëson burimi ynë ministror, nisi dhe sherri mes Mediut dhe Bodes. Ministri i financave vlerëson se në një mënyrë të tillë, shërbimi që po kërkonte të merrte ministria e mbrojtjes, konsiderohej tender i drejtpërdrejtë. Dialogu mes tyre vazhdon i shpejtë dhe nervoz. Kryeministri Berisha kërkon që të merret më shtruar problemi duke ju drejtuar ministrit të mbrojtjes se e vetmja paqartësi e tij, ishte se pse ky projekt po shkonte në Këshillin e Ministrave. ”Të jem i sinqertë, kjo nuk më bind”, thotë ai.
Diskutohet për çmimet dhe për faktin nëse praktika duhej apo jo të kalohej në proces tenderimi. Bode citon ligjin, kurse Mediu pretendon se municionet ishin kaq të vjetër dhe pa vlerë sa askush tjetër në 16 vjet nuk ishte afruar për të kërkuar këtë municion. ”Ridvan, sikur të merrej gjithë kjo sasi municioni dhe të hidhej diku në Adriatik, të gjithë ne do të ishim të lumtur. Nuk e bëjmë dot një gjë të tillë se nuk na lë ministri i mjedisit Lufter Xhuveli, se ndotet deti”, citohet të ketë thënë me nervozizëm Mediu, por sërish Bode është skeptik duke thënë se ai po përmend vetëm aspektet ligjore dhe se interesohej të dinte se po merrej pasuri publike dhe po i japej një firme private. Sërish ndërhyn kryeministri, citon shënimet e tij mbas një viti vartësi i zotit Berisha, që interesohet të dijë nëse në një rast të tillë mund të bëhet tender, por Mediu kundërshton duke thënë se SAC ishte e vetmja kompani që ishte interesuar në gjithë këto vite.
Ish-ministri i mbrojtjes kundërshtohet dhe nga ish-zëvendëskryeminstri Ilir Rusmali, i cili thotë se Këshilli i Ministrave nuk mund të nxjerrë asnjë vendim për prokurime dhe me të bashkohet edhe zoti Berisha. Rusmali saktëson se një akt i tillë nuk duhet të shkonte në qeveri sepse ligji i ka dhënë vetë ministrisë (së mbrojtjes) autoritetin për të vepruar. Pikërisht këtu, grindja mes Bodes dhe Mediut arrin në pikën e vlimit. Mediu thotë se ai e di që ministria mund ta bëjë vetë, por ka tre javë që diskutohet me drejtorinë juridike në Këshillin e Ministrave, ndërsa ata (ministrat) donin ta bënin një gjë të tillë për një sekondë. Kompania ka një muaj që ka ardhur dhe ka bërë ofertën dhe që atëherë ka diskutime intesive mes juristëve të ministrisë së mbrojtjes dhe të qeverisë për të gjetur zgjidhje dhe kjo është zgjidhja që kanë afruar të dy palët. ”Ridvani bën në të njëjtën kohë dhe profesionin e juristit, edhe të financierit. Ai le të kthejë përgjigje me shkrim”, citohet të ketë thënë Mediu.
Por Bode rishtaz nuk tërhiqet. Sipas tij ka vetëm dy mënyra për të mbërritur në destinacionin që kërkohet, ose të merret vendim për prokurim të drejtpërdrejtë të shitjes së pronës publike, ose të zbatohet ligji për këto prokurime. ”Bëje si të duash, sa herë që diskutojmë gjëra të tilla vihemi në siklet”, përgjigjet Mediu, i cili tamam në këtë moment mbrohet andej nga nuk e priste, nga Jemin Gjana, i cili pranon se municioni i dalë jashtë përdorimit nuk bën më pjesë në pronën publike dhe pastaj sugjeron nga praktika e tij: ”Unë po të nxjerr ndonjë gjë jashtë përdorimit e hedh, ose gjej mënyrën për ta groposur”.
Debati, saktëson një vit më pas burimi ynë, kalon mes kryeministrit dhe Mediut; zoti Berisha kërkon referencat ligjore dhe Mediu pretendon se i ka bërë edhe ato. Por as kjo gjë nuk pranohet dhe Mediu lëshon pe´: ”Këtë punë le ta zgjidhin specialistët e mi, specialistët e kryeministrisë. Le të diskutojnë bashkë për të gjetur zgjidhje. Unë vetë nuk kam asnjë problem”. Por ndërkohë gjërat kishin shkuar larg, sepse ky është momenti që Bode bëhet edhe cinik: ”Zgjidhjen duhet ta japësh ti vetë, sepse ti e ke problemin tënd”. Dhe kjo ishte pika që mbush gotën. ”Në këtë shtet ka një problem, thuhet vetëm se çfarë nuk duhet bërë, por sesi duhet të bëhet, askush nuk ta thotë. Secili të marrë përgjegjësitë e tij. Dhe unë po e them, zoti kryeministër, të gjitha kompanitë e huaja që vijnë ju thuhet ”Po” nga juve, u thuhet ”Po” me vullnet politik. Pastaj nuk bëhet gjë. Të gjithë presin dhe pastaj ikin. Ishallah nuk ikën dhe kjo si gjithë të tjerat. Ligji më ngarkon me detyrime në kuadër të anëtarësimit të vendit në NATO”. Dhe Bode sërish po aq cinik përgjigjet: Zbato ligjet dhe rregullat!
Në sallë ka heshtje. Kryeministri merr një vendim të atypëratyshëm: ngarkon zëvendëskryeministrin Ilir Rusmali që të thërrasë ekspertë nga tre ministri, ajo e mbrojtjes, e financave dhe e drejtësisë për t´i dhënë përgjigje me vendim qarkullues. Vetëm një muaj më pas, projektvendimi për demontimin e municioneve të dala jashtë përdorimit, në pronësi të ushtrisë shqiptare për llogari të SAC, miratohet me ndryshime në 14 mars 2007. Por deri atëherë kishin rrjedhur shumë ujëra. Gjakrat ishin zbutur në dukje, por tensioni ishte i pranishëm. Nuk është hedhur ende dritë se cili ishte mekanizmi jashtë tavolinës ovale të qeverisë, që u vu në funksionim dhe që i bëri anëtarët e qeverisë të miratonin ligjin. Tani, kur hetimi i tragjedisë së Gërdecit është në epilog të tij, kur prokuroria ka marrë mbi 40 vetë të pandehur për këtë çështje, përfshi dhe vetë ish-ministrin Mediu dhe gjithë strukturën më të lartë drejtuese të Forcave të Armatosura, vendimi 138 i Këshillit të Ministrave, është fëmija kopil, të cilit askush nuk i jep atësi.

*Shkruar 7 vite më parë

Next Post

Krem lajthie në kushtet e shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In