Pajisjet e golfit që i përkisnin ish-presidentit amerikan George H.W. Bush u shitën në ankand për 30 mijë dollarë.
Ankandi u mbajt të enjten, ndërsa në ofertë ishin çanta, këpucët për golf Nike Air dhe topa golfi. Shitja u organizua nga shtëpia e ankandit RR Auction në Boston. (b.an)