• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK

by Ylli Pata
24/01/2025 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Jemi ekzaktësisht si tetë vjet më parë. Në janar të vitit 2017 (mund të gjendet lehtësisht në ueb), qarqe pranë Sali Berishës bombarduan për ditë opinionin se Donald Lu (në atë kohë ambasador i SHBA në Tiranë) është pezulluar nga presidenti që sapo ka marrë detyrën.

Dihet tashmë historia, Donald Lu qëndroi në Tiranë deri në vitin 2018, ndërkohë që ju hoq viza amerikanet Adriatik Llallës, atëherë kryeprokuror, më pas u shpall non grata, histori që dihet. Në verë, kur ishin zgjedhjet u ngrit çadra, dhe një i dërguar i qeverisë së Trump erdhi në Tiranë, që e paralajmëroi Sali Berishën shumë fort, gjë që e ka pranuar edhe vetë.

Në 4 vitet e Trumpit të parë, Sali Berisha nuk shkoi ndonjëherë në SHBA për ndonjë takim të rëndësishëm, e në fund të 2018-s ju bllokua në fillim viza familjarisht, e më pas ndodhi historia e non grata-s e gjithçka tjetër çfarë gjithashtu dihet.

Pas shpalljes non grata, nisi riciklimi i historisë së rrezikut të Sorosit, siç ndodhi para zgjedhjes së Trumpit të parë, e nisi të ushqehet iluzioni i rikthimit të Donaldit, si një melhem për të hequr njollat për doktorin.

E kështu jemi ekzaktësisht si tetë vjet më parë, në një vend ku gjërat harrohen shpejt, e si thuhet “çudia 3 ditë zgjat”.

Nuk kaloi as pak orë nga betimi i Donald Trump e ai i shkreti nuk kishte rehatuar mirë në zyrën ovale apo mjediset e Shtëpisë së Bardhë, e në mediat afër Doktorit nisi bombardimi me dronë luftarakë mediatik. “Donald Lu ka dhënë dorëheqjen”, “Yuri Kimin do ta pushkatojnë te Mali me Gropa e në Ambasadë ka plasur një dhimbje që nuk pushon as me çaj kamomili”.

Edi Paloka doli në televizion e tha se “non grata” ka rënë, kurse Edith Harxhi, pa ju dridhur qerpiku zbuloi se një nga 200 urdhrat ekzekutivë të Trump janë heqja e fondeve për SPAK.

Dhe në një mënyrë kështu, pa u skuqur fare. Po ç’lidhje kanë urdhrat ekzekutivë të presidentit të SHBA me fondet e SPAK?

Urdhri ekzekutiv për pezullimin e fondeve, edhe pse është i përgjithshëm e jo i detajuar, ai ka të bëjë vetëm me atë aspekt politik që mbrojti në fushatë Trump. E në mënyrë të qartë aty thuhet se ndërpriten programet e “diversitetit, barazisë”, d.m.th aspektit gjinor, si dhe ndryshimeve klimatike. Ky urdhër ekzekutiv i Trump, nuk është gjë tjetër vetëm një dejavu e 2017-s.

Të njëjtët akte ka marrë dhe atëherë e nuk ka lidhje as me Shqipërinë e as me ndihmën e drejtësisë, e cila përfiton prej SHBA si pjesë e një marrëveshje ndërshtetërore të trajnimit, financimit dhe këshillimit të ekspertëve të FBI, prokurorive, apo edhe DEA-s.

Po si ka mundësi që Trump të pezullojë ndihmat për SPAK, kur nën udhëheqjen e Trump u ngrit SPAK dhe nisi zbatimi për Shqipërinë i ligjit 7030/C, që ne e njohim si non grata?

Thjesht deri më sot administrate Biden nuk hoqi asnjë non grata të shpallur nga sekretarët e Trump, e as nuk do të ketë të kundërtën. Megjithatë, deri në fund të shkurtit, do të qarkullojnë shumë shashka të tilla, për tu zëvendësuar me të tjerë, për të mbajtur fort një debat publik alla Babale, sa të mbajë të mbajë…

Next Post
“U zhduk dhe pastaj kërkoi të merrte frutet e punës sonë”, Kulluri i ashpër me Bashën: Ai nuk udhëheq dot! S’u përball dot me Berishën dhe…

"E kemi mbyllur atë derë!", Kulluri: Ja tre arsyet pse nuk bashkëpunojmë me Partinë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com