• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E kemi mbyllur atë derë!”, Kulluri: Ja tre arsyet pse nuk bashkëpunojmë me Partinë Demokratike

by S T
24/01/2025 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrohen, një ndër pyetjet për të përsëritura në opinion publik është se a do të unifikohen në një koalicion partitë e vogla dhe të reja.

Të ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, Endri Shabani i “Nisma Thurje” dhe Edvin Kulluri i “Djathtas 1912” ndanë pikëpamjet e tyre për këtë çështje.

Për Shabanin, bashkimi i partive të reja në këto zgjedhje do të maksimalizojë votën opozitare, duke mos çuar dëm asnjë të tillë.

“Biem dakord në parim që do ishte mirë që të kishte sa më pak grupime sepse shpërndarja e votës e dëmton përfaqësimin në parlament, pra është krijuar një sistem zgjedhor qëllimisht për të penguar furcat e reja, për të penguar sfidantët e Sali Berishës dhe Edi Ramës. Është një projekt i 2008 që është rikonfirmuar në 2024. Gjithashtu partitë duhet të grupohen brenda profileve të tyre. Për shembull ka subjekte që kanë dalë nga Partia Demokratike si pasojë e mungesës së demokracisë së brendshme aty sepse është roli dominues i Sali Berishës dhe të ishte mirë të mos jenë të shpërndara port ë jenë në një grup të përbashkët. Gjithashtu do ishte mirë që forca të reja që vijnë nga aktivistë që kanë qenë pjesë e shoqërisë civile të krijojnë një front të përbashkët, parimisht do ishte mirë që të gjithë të krijojmë një front të përbashkët kundër klasës së vjetër politike”,-tha Shabani.

“Primaret janë një mekanizëm për të vendosur listat e mbyllura, në listat e hapura sipas ligjit vendoset alfabetikisht dhe këtu nuk ka nevojë për primare”,- shtoi ai.

Kulluri përsëriti ftesën e bëra nga “Djathtas 1912” kundrejt partive të reja, për koalicion, ndërsa theksoi se është I përjashtuar kategorikisht një bashkëpunim me Partinë Demokratike, për shkak të frymës anti-perëndimore brenda kësaj të fundit

“Ne u kemi bërë një thirrje të gjitha partive të reja për të dalë në një koalicio të përbashkët me lista të hapura, për të treguar dhe seriozitetin dhe konsistencën tonë në betejën për listat e hapura, ne i qëndrojmë mendimin tonë që listat e hapura janë e vetmja mënyrë për të përballuar sovranittein tonë në parlament”,- tha Kulluri.

“Ne këtë ftesë e kemi bërë për këdo, ne mendojmë që nuk ka nevojë të gjenden justifikime dhe sebepe për të mos u bashkuar, por duhet të ketë një vullnet të qartë që nëse duam të godasim këtë sistem të mbyllur që ka nisur që në 2008”,- shtoi ai.

“Ne jemi e vetmja parti parlamentare që kemi deklaruar votën tonë për zgjatjen e mandatit të SPAK”,- theksoi Kulluri.

“Ne ndërkohë kemi një marrëveshje me LZHK-në, Dashamir Shehin, kemi bërë ftesë të hapur publike de kemi negociuar me disa subjekte politike. Ata që menojnë që të vetëm mund të çajnë këtë sistem zgjedhor, i cili penalizon hapjen e garës në parlament, unë i uroj suksese në jetë të vazhdojnë më aventurat e tyre”,- bëri me dije ai.

“Ne kemi 3 arsye pse nuk bashkohemi me këtë PD që është: kemi thënë që ne jemi për një qëndrim pro-perëndimor, ne jemi për lista të hapura, ne jemi për reformën në drejtësi që të vendosim barazi para ligjit. Pra ne kemi arsye pse nuk bashkëpunojmë me PD-në, e kemi të mbyllur e atë derë, nuk e hapim:,- tha Kulluri.

Endri Shabani e quajti të gabuar përplasjen mes Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit dhe Shqipëria Bëhet tëAdriatik Lapajt pak ditë më parë në një protestë para ministrisë së Brendshme. Ai tha se ekziston një përplasje egosh mes liderëve të partive të reja, po nënvizoi se kjo duhet tejkaluar nga ata, si e vetmja mënyrë për të mposhtur klasën e vjetër politike në vend.

“Ai episod duhet të ishte shmangur, arsyeja pse unë nuk isha aty ishte për të shmangur këtë lloj pëplasje. U bë e qartë nga ana e zotit Qori dhe aktivistëve të tij se ata do ta dominonin, kishin marrë monopolin e kësaj çështjeje, sjellja e tyre duhej të ishte shmangur dhe ky si mentalitet është i gabuar. Konkurenca mes të rinjve duhet të jetë për t’I zgjidhur problemet sepse politika e vjetër këtë model ja pasur”,- tha Shabani.

“Padyshim që këtu ka një përplasje egosh, ka një mënyrë të gabuar të të konceptuarit të politikës, si një mënyrë për t;u bërë dikushi. Unë nuk jam dakord me konkluzionin që është arritur se ja dhe të rinjtë janë si të vjetrit:,- shtoi ai.

Next Post
Studentët në protesta masive, Vuçiç themelon “Lëvizjen për popullin dhe shtetin”

Studentët në protesta masive, Vuçiç themelon “Lëvizjen për popullin dhe shtetin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com