• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gënjeshtra europiane”, eksperti Gjipali për Real Story: Procesi i inegrimit nuk ndërpritet

by A R
30/09/2021 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gënjeshtra europiane”. Kjo është tema që është diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në News24 nga njohës të integrimit dhe nëse do të vazhdojë procesi i zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Eksperti i çështjeve të integrimit Gledis Gjipali komentoi artikullin e “Reuters” i cili thotë se Bashkimi Europian nuk bie me dakord për t’u dhënë garanci vendeve të Ballkanit Perëndimor se një dite do të jenë pjesë e Unionit.

“Reuters” shkroi se ka folur me katër diplomate europianë si edhe ka parë një dokument të brendshëm që konfirmon këtë qëndrim. Gjipali e cilëson një lajm jo pozitiv, por jo fatal, pasi sipas tij procesi vazhdon.

“Sigurisht që ka të vërteta, jo vetëm për faktin që është agjenci që nuk lëshon lajme për sensacion, por edhe për faktin që nuk u pasua me ndonjë përgënjeshtrim. Është lajm jo pozitiv sigurisht, por nuk është një lajm fatal, nuk është se u ndërpre këtu procesi. Nuk është pozitiv sepse vetë vizita jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha në vendet e Ballkanit Perëndimor ishte e rëndësishme për të ritheksuar dhe njëherë angazhimin europian, por po të shohim fokusin, si vizita dhe samiti është më i fokusuar tek fondet e BE, tek ajo ndihmë që po jep për ringritjen pas pandemisë. Ka një fokus më shumë tek ndihma konkrete që BE po e jep duke e lënë pak në hije dimensionin politik që është shumë i rëndësishëm”, tha ai.

I pyetur nëse po funksionon ideja e presidentit francez Emanuel Macron për integrimin me dy rrathë, me dy nivele, Gjipali tha se fakti që u hodh si tezë nga një nga dy vendet më të rëndësishme e bën të mundshme pavarësisht se në atë moment u kundërshtua hapur nga një sërë grupesh.
“Është një tezë shqetësuese që ngelet si një alternativë në hije e procesit të integrimit që për fat të keq pas 20 vitesh nuk po prodhon rezultate. Pra janë të lodhur si Brukseli, ashtu dhe vetë vendet”, tha ai.

Lidhur me përmendjen e tre vendeve në shkrimin e Reuters, që deri para largimit të Britanisë së Madhe nga BE, ishin më pranë Londrës dhe nëse në këtë dualizmin franko-gjerman, Franca është më e fortë, Gjipali tha se më duket e vështirë që Franca është dominuese.
Pati një ide të tillë sidomos me ardhjen e presidentit Macron, i cili hodhi dhe ide të tjera për Europën, që Europa aktuale nuk po funksionon. Diagnoza e Macron ishte e saktë, por ka shumë fjalë, retorikë por asnjë iniciativë konkrete me një dinamikë zhvillimi për institucionet e BE. Në këtë kuadër e shoh të dobët Francën në krahasim me Gjermaninë, me pozicionin që ka, me fuqinë ekonomike për të ndikuar apo për të dhënë drejtime të ndryshme në orientimin e BE. Ka një boshllëk me largimin e Merkel, që ka disa muaj që ndihet, por nuk është plotësuar dot nga Macron dhe kjo është bërë e dukshme dhe pas refuzimit që erdhi me metodologjinë e zgjerimit. Nuk mendoj në një të ardhme afatshkurtër që Franca të marrë frerët e BE-së”, deklaroi Gjipali.

Next Post
Klajda Gjosha: Integrimi është përdorur gjithmonë si ‘triumf’ partiak e personal

Klajda Gjosha: Integrimi është përdorur gjithmonë si ‘triumf’ partiak e personal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

October 23, 2026
Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

October 23, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In