• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gënjeshtra e Kryemadhit me denoncimin evazionit fiskal të 24 kompanive, sajoi fake news-in pasi SPAK regjistroi dy procedime për Metën

by Java News
07/07/2022 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonjëherë gjysmë të vërtetat prodhojnë efekte më shumë se sa një gënjeshtër e mirëfilltë. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ishte protagoniste e fake news-it të javës, me denoncimin e gjoja një skeme evazioni fiskal të 24 kompanive, të lidhura me historinë e inceneratorëve.

“Jam këtu për të ndihmuar SPAK për aferën e inceneratorëve. Është rasti flagrant ku qeveria është kapur me presh në dorë. Po të shikosh, në inceneratorin e Tiranës nuk ka asnjë lloj investimi… Janë 24 kompani që kanë bërë bashkëpunim financiar me dëm 189 milionë dollarë. Duket si punë e ndershme…”, tha Kryemadhi tre ditë më parë.

Historia u bë më e besueshme kur në skenë dolën disa të moshuar, kompanitë në emër të të cilëve qarkullonin dhjetëra miliona euro, një fenomen rëndom në Shqipëri, ku njerëzit e trafiqeve, korrupsionit dhe mashtrimit, fshihen pas të moshuarave për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor.

Kryemadhi e shtjelloi më tej Fake News-in, duke i bërë thirrje Ministrisë së Financave që të ndalonte pagesat për kompanitë, një tjetër aludim pjesë e gënjeshtrës së madhe.

Pse ‘denoncimi’ i Monika Kryemadhit ishte një gënjeshtër, pikërisht në një kohë kur SPAK kishte regjistruar dy procedime penale për Ilir Metën dhe Kryemadhin për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie?

Së pari, Report Tv zbuloi një ditë më pas se të paktën 6 nga 24 kompanitë e denoncuara nga Monika Kryemadhi ishin hetuar nga Prokuroria e Tiranës që vitin 2018 për mashtrim me skemën e TVSH dhe evazion fiskal. Prokuroria mori të pandehur dhe arrestoi 7 pronarë të këtyre kompanive në vitin 2019, të cilët u dënuan nga gjykata me mbi 17 vite burg. Pra bëhej për një skemë të zbuluar, të denoncuar dhe të ndëshkuar nga drejtësia, por që Kryemadhi e paraqiste si një zbulim ekskluziv të saj, duke e lidhur me kompaninë e inceneratorëve.

Së dyti, qeveria shqiptare ka dhënë rreth 100 milionë euro për tre inceneratorët. Për inceneratorin e Tiranës janë dhënë rreth 35 milionë euro. Monika Kryemadhi thotë se kompanitë e lidhura me inceneratori e Tiranës kanë përfituar 189 milionë dollarë. Nga i ndau inceneratori i Tiranës 189 milionë euro me 24 kompanitë kur i të gjithë financimi ishte 35 milionë euro?

Së treti, Monika Kryemadhi tha se vetëm kompania e dy të moshuarve ka marrë 30 milionë euro. Si mund t’i jepte një pagesë 30 milionë euro inceneratori i Tiranës një kompani me një buxhet rreth 35 milionë euro?

Së katërti, Kryemadhi i bëri thirrje Ministrisë së Financave të ndalojë pagesat. Ministria nuk paguan kompanitë. Nëse do të kishte një raport, që në rastin konkret nuk provohet, do të kishte mes kompanive dhe kompanisë së inceneratorëve.

Së pesti, Monika Kryemadhi nuk paraqiti dokumente të lëvizjes së parave të pretenduara nga inceneratori i Tiranës drejt kompanive, për punime fiktive, pasi nuk ka të tilla. Për të mjegulluar Fake Neës-in, Kryemadhi paraqiti një çerek dokumenti për një kompani, por që nuk mund të konfirmojnë lidhjen e skemës masive të pretenduar të evazionit fiskal me inceneratorët.

Së gjashti, në Shqipëri mund të ketë sot qindra kompani fantazmë ose jo që kryejnë evazion fiskal dhe janë angazhuar në zbatimin e skemave të mashtrimit, por kjo nuk do të thotë se janë pjesë e historisë së inceneratorëve, siç kërkoi ta paraqiste Monika Kryemadhi.

Së shtati, inceneratori i Tiranës mohoi kategorikisht një raport financiar me kompanitë e denoncuara nga Kryemadhit, ndërsa Ministria e Financave reagoi duke pohuar se behej fjalë e denoncuar nga vetë tatimet dhe e goditur nga prokuroria.

Pas këtij reagimi, përpos deklaratave politike, Kryemadhi nuk ka paraqitur dokumentet e pretenduara për të konfirmuar lidhjen e skemës së zakonshme të evazionit fiskal me inceneratorët./shqiptarja.com/m.j

Next Post
Jeni kurioz se sa përfitojnë vipat shqiptarë nga rrjetet sociale? Gazetari zbulon sekretet

Jeni kurioz se sa përfitojnë vipat shqiptarë nga rrjetet sociale? Gazetari zbulon sekretet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In