• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gënjeshtër e madhe nga padija”, Rama-protestuesve: Nuk po shkatërrojmë natyrën!

by A R
09/06/2026 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku u diskutuan rezultatet e reformës dhe vizioni “Aftësi 2030” për zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë vuri në dukje transformimin e rëndësishëm të këtij sistemi, i cili dikur ishte tërësisht i degraduar dhe pa kushte minimale për të rinjtë.

Sipas Ramës, numri i nxënësve që zgjedhin arsimin profesional është dyfishuar, duke arritur sot në mbi 20%, ndërsa synimi i ardhshëm është që ky nivel të shkojë në 1/3 e tyre. Ai theksoi se 63% e të diplomuarve në këto shkolla punësohen menjëherë, duke u garantuar atyre jo thjesht një zanat, por një mundësi të sigurt për progres profesional.

“Është një ditë e rëndësishme për të folur se çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë për arsimin. Kur ne kemi nisur këtë rrugë dhe kemi pasur një sistem të arsimit profesional të degraduar dhe plotësisht të padobishëm për të rinjtë dhe të rejat, që shkonin në shkollat e arsimit profesional për të mos mbetur pa asnjë mundësi tjetër, për të mos gjetur asnjë kusht për të zhvilluar talentin dhe të merrnin zanatin e tyre.

Nuk kishte kushte minimale. Sot situata është krejt ndryshe. Nëse në fillim të këtij rrugëtimi, nxënësit që shkonin në dyert e arsimit profesional ishin nën 10%, sot është mbi 20%. Synimi ynë është që 1/3 e nxënësve të shkojnë te arsimi profesional. 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional punësohen.

Ai që diplomohet në arsimin profesional nuk mbetet vetëm një zanatçi, por bën progres me profesionin e tij”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij reagoi edhe ndaj protestave qytetare kundër projektit të një resorti të ri në Zvërnec, duke i hedhur poshtë pretendimet e demonstruesve.

Ai e cilësoi si një gënjeshtër të madhe idenë se investitorët e huaj vijnë në Shqipëri vetëm për të ndërtuar resorte për të pasurit që punësojnë krah pune nga Azia. Sipas kreut të qeverisë, interesimi i kapitalit të huaj për vendin tonë ka filluar vetëm vitet e fundit, duke pasur si pikënisje projektin e portit të Durrësit.

“Ideja që investitorët e huaj vijnë në Shqipërie, për të ndërtuar resorte, të cilat janë për shumë të pasurit dhe për punonjës nga Pakistani, Bangladeshi, apo Filipinet, është një ide që nuk ka lidhje fare me realitetin, është një gabim i madh dhe një gënjeshtër e madhe që të mendohet në këtë mënyrë. Ne nuk kemi një numër të madh investitorësh të huaj. Deri përpara disa vitesh ne nuk kemi pasur asnjë interesim, zero, nga kapitali i huaj për të investuar në Shqipëri. Shqipëria ishte po kaq e bukur dhe natyra shqiptare ishte po kaq e bukur. Nuk kishte asnjë interesim. I pari investim, ishte për portin e Durrësit, pas atij interesim, ka filluar që të ngrihet interesimi për kapitalin e huaj.”

Rama argumentoi se pretendimet që investimet e mëdha shkatërrojnë natyrën buron nga padija, pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që ta vërtetojë këtë. Ai solli në vëmendje modelin e vjetër dhe të papranueshëm të zhvillimit në Golem, për të treguar se standardet e turizmit sot kanë ndryshuar rrënjësisht.

Në mbyllje të fjalës së tij, kryeministri theksoi se sot problemi kryesor i turizmit shqiptar nuk janë çmimet e ulëta, por gjetja e vendeve të lira. Madje, ai sfidoi kritikët duke deklaruar se është i gatshëm të rishikojë opinionin e tij nëse dikush i gjen një vend në bregdetin shqiptar ku paguhet më pak se në Greqi.

“Ideja që kapitali i madh shkojnë në vende për të shkatërruar ato vende, është një ide e lindur nga padija totale. Nuk ka prova që kapitali i huaj, të ketë luajtur rol në shkatërrimin e natyrës. E kundërta është e vërtetë. Po të shikojmë bregdetin shqiptar sot, ka filluar të zhvillohet në Golem. Sot është e paimagjinueshme, që cilido investitor të paraqesë atë zhvillim, sepse është tërësisht i papranueshëm. Pavarësisht të gjitha problematikave dhe të metave që ka pasur zhvillimi në fushën e turizmit kanë ardhur duke u rritur. Problemi kryesor i turizmit nuk është sa të paguaj, por kur të gjej. Nëse dikush më gjen një vend në bregdetin shqiptar, ku paguhet më pak se në Greqi, atëherë unë do të detyrohem që të rishikoj këtë opinion.”

Next Post
Amnistia Penale/ Balliu: Të ulet mosha e pensionit për policët e burgjeve, Ministria e Drejtësisë: I japim zgjidhje përfitimit financiar

Amnistia Penale/ Balliu: Të ulet mosha e pensionit për policët e burgjeve, Ministria e Drejtësisë: I japim zgjidhje përfitimit financiar

Comments 1

  1. Bruno says:
    3 months ago

    Ju kriminelet,ortaket e shkatrrimit te vendit,qe jeni ti k/mafiozi,edvin karapuishti,e ortaku jote plaku komunist 85 vjecar.Ju keni shkatrruar,jo vetem natyren,pore edhe vendin,e keni cuar poshte zeros.Po behen 35 vite,vendi e populli po kalojne tmerret,e pa imagjinuara,nga ju te dy antishqipetaret.Zbatuat me pislliqet tuaja,largimin masiv te shqiptarve,e plackitjen e parave,te taksa paguesve,e vjedhjet e pronave te popullit,e te vendit.Pore tani fundi juaj do jete tragjike,do pergjigjen, deri ne nji,para popullit e drejtesise,edhe jo funksionale,ne nivelin e duhur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com