• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Genci Xhixha, pará nga Panamaja, i tërhiqte nëna dhe Ermal Hoxha

by Java News
04/04/2016 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke kryer hetime pasurore ndaj personazheve kryesore të dosjes së trafikut të drogës në laboratorin e Xibrakës.

Personazhi kryesor i këtyre hetimeve është shtetasi Genci Xhixha, nga Tirana, me qëndrim prej disa vitesh në Kolumbi, shkruan Panorama. Pas arrestimit të nëntë personave në Shqipëri dhe shpalljes në kërkim të Genci Xhixhës në janar 2015, Drejtoria e Pastrimit të Parave ka përcjellë në prokurori një material voluminoz për Genci Xhixhën. Në këto materiale përmendet edhe nëna e tij 64- vjeçare, M. Xhavara.

Shkak i hetimit është bërë fakti se në një periudhe të shkurtër kohore, ata kanë kryer transaksione të shumta parash nëpërmjet agjencive të transferimit të parave dhe përmes llogarive bankare. Këto transaksione po verifikohen, pasi nga të dhënat ka dalë se Genci Xhixha ka dërguar shuma të mëdha parash në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.

Raportimi i sektorit të pastrimit të parave në prokurori thekson se paratë që dërgonte Genci Xhixha nga Kuba, Panamaja apo edhe nga Kanadaja, i tërhiqte nëna e tij 64-vjeçare dhe në disa raste edhe nipi i Enver Hoxhës, i arrestuari Ermal Hoxha.

Referuar dyshimeve të Prokurorisë, Ermal Hoxha, mik i Genci Xhixhës, dyshohet se ka tërhequr shuma të ndryshme parash deri në 3 mijë euro të dërguara prej personit në kërkim në lidhje me trafikun e drogës në Xibrakë.

Dyshohet se shuma të mëdha transaksionesh bankare janë bërë nga Kuba e Kanadaja në drejtim të Panamasë. Përshkrimi në urdhërpagesat e bëra nga Genci Xhixha ishte ndërtimi i një spitali dhe të një paneli diellor në Panama. Aktualisht në Shqipëri në llogaritë bankare të lidhura me të janë të sekuestruara vetëm 15 mijë euro të dërguara nga ana e Genci Xhixhës.

AKUZA PËR XHIXHËN

Burime të Prokurorisë kanë thënë se Genci Xhixha, i dyshuari si organizator dhe financues i laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, është nën hetim për “pastrim të parave”. Nga ana tjetër, nga hetimet në Shqipëri janë zbuluar rreth 15 mijë euro që ka transferuar drejt Tiranës, të cilat tashmë janë sekuestruar.

HETIMET

Në hetim pasuror janë të gjithë personat e arrestuar në kuadër të procedimit penal për trafik droge në dosjen “Xibraka”. Prokuroria bën me dije se personazhet kryesore të këtij hetimi janë Genci Xhixha që mendohet se ka qenë financues e furnitor dhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Përgjatë 12 ditëve nga dhjetori 2014 deri në janar 2015, Ermal Hoxha është vëzhguar në Tiranë dhe Elbasan, teksa lëviz me makinë dy shtetas kolumbianë, që ishin sjellë në Shqipëri nga Genci Xhixha, me qëllim veçimin e kokainës pas përpunimit të tretësirave me kimikate që vinin në Shqipëri dhe dërgoheshin në Xibrakë.

Prokuroria përmend se Sajmir Batkut, njëri nga të arrestuarit, i është gjetur edhe një bllok me shënime ku janë shkruar shumat e parave që ka investuar në laborator secili nga të akuzuarit për ngjarjen.

Panorama

Next Post

Reagimi i kryeministrit islandez kur pyetet për paratë e fshehura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In