Genc Pollo jep një version tjetër të nismës “Open Balkan”

Ish-ministri Genc Pollo të mërkurën është shprehur se qeveria gjermane nuk e ka përkrahur nismën “Open Balkan”, por Tregun e Përbashkët Rajonal, i cili është një produkt i Procesit të Berlinit dhe që u iniciua personalisht nga kancelarja Angela Merkel.

genc-pollo-655x356-1

Në një shënim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Pollo theksoi se deklarata e z.Seibert, zëdhënës i kancelares Merkel, është qartazi në përkrahje të plotë të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR), një produkt i Procesit të Berlinit i nismuar para disa vitesh po nga zonja Merkel.

TPR nuk ka asnjë lidhje fizike, organike, funksionale apo organizative me Minishengenin e Ballkanin Hapur. Në TPR marrin pjesë të tërë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfshi Kosovën. Në Minishengen kemi vetëm trojkën Vuçiç, Zaev e Rama”, shkruan ai.

Sipas tij, pavarësisht kësaj, kryeministri Edi Rama nuk e ka për zor të thotë se qeveria gjermane e mbështet Minishengenin, duke i gjetur kështu kopilit të tij një baba të madh e të kamur.

E megjithatë Rama nuk e ka për zor të thotë se qeveria gjermane mbështet Minishengenin. Dhe t’i gjejë kështu kopilit të tij një baba të madh e të kamur.

Ah po! Dy nismat kanë  diçka të përbashkët: edhe trojka udhëheqëse e Minishengenit, ashtu si dhe TPR, i referohet katër lirive europiane. Si t’i thuash tjetrit se meqë foshnja ka dy duar e dy këmbë atëhere është e jotja”, citohet nga shënimi i tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Shprehja “ti lësh tjetrit kopilin në derë” nënkupton një veprim të bërë fshehurazi nga dikush dhe që do të shkaktoje më së paku surprizën e të zotit të shtëpisë. 

Elementi fshehurazi mungon në deklaratën (cicërimë në tëitter) e Edi Ramës se qeveria gjermane përkrahu nismën e tij bashkë me  Vuçiçin e Zaevin të riquajtur Ballkan i Hapur (deri dje Minishengeni).

Në fakt deklarata e zotit Seibert, zëdhënës i kancelares Merkel, është qartazi në përkrahje të plotë të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR), një produkt i Procesit të Berlinit i nismuar para disa vitesh po nga zonja Merkel. TPR nuk ka asnjë lidhje fizike, organike, funksionale apo organizative me Minishengenin e Ballkanin Hapur. Në TPR marrin pjesë të tërë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfshi Kosovën. Në Minishengen kemi vetëm trojkën Vuçiç, Zaev e Rama.

E megjithatë Rama nuk e ka për zor të thotë se qeveria gjermane mbështet Minishengenin. Dhe t’i gjejë kështu kopilit të tij një baba të madh e të kamur.

Ah po! Dy nismat kanë  diçka të përbashkët: edhe trojka udhëheqëse e Minishengenit, ashtu si dhe TPR, i referohet katër lirive europiane. Si t’i thuash tjetrit se meqë foshnja ka dy duar e dy këmbë atëhere është e jotja.

Kujtojmë se përmes një postimi në “Twitter”, Rama thekson fjalët e qeverisë gjermane, duke deklaruar se dera për bashkëpunim është ende e hapur, por nuk marrin kënd me zor e as nuk mund të presi as t’u mbushet mendja.

“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!

Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!”, shkruan Rama. Panorama

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com