• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa po e përçan koronavirusi shoqërinë në përpjekje për të ndaluar valën e katërt

by Java News
11/08/2021 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesazhi më i rëndësishëm I takimit të drejtuesve të shtetit me kancelaren Angela Merkel ishte: Të dashur skeptikë të vaksinimit, mendojeni edhe njëherë, që të vaksinoheni.  Ne ende nuk duam ta bëjmë vaksinimin me detyrim. Por nëse kaq shumë vazhdojnë të refuzojnë, do të keni disavantazhe. Sepse ne nuk mund të vijojmë t’u  mohojmë shumicës së të vaksinuarve të bëjë një jetë relativisht normale.

Psikologët presin që një pjesë e popullsisë nuk do t’u përgjigjet këtyre apeleve. Për momentin, në Gjermani janë vaksinuar 55,1 për qind (9.08.) e popullsisë. Kancelarja Merkel dëshiron 15 përqind më shumë.

Po më pas?

Një vit më parë unë skicova në një distopi se si mund të dukej jeta në Berlin në 2023 nëse do të vazhdonte pandemia. Teksti mbeti i pabotuar, sepse m’u duk i zymtë. Në të përshkruaja një skenë në një stacion treni me zona të ndara me pleksiglas dhe me hyrje të ndryshme: njëra për të vaksinuarit, tjetra për të pavaksinuarit.

Në fund të fundit, një vaksinim nuk siguron njëqind për qind mbrojtje. Gjithmonë ekziston një rrezik i vogël. A mos ndoshta një vlerësim individual i rrezikshmërisë do të sjellë rritjen e pretendimeve të zëshme për ambiente të sigurta? Rënien e gatishmërisë për t’u ulur në një kabinë treni pranë një të pavaksinuari.

Nga ana tjetër, a do të ketë klube e bare veçmas për njerëzit e pavaksinuar? Nën moton: mbajeni vetë përgjegjësinë për jetën tuaj? Vendimi i marrë së fundmi, që prej 11 tetorit njerëzit e pavaksinuar duhet t’j paguajnë vetë testet e tyre, mund të jetë fillimi i një zhvillimi të tillë.

Të drejta ekskluzive për të vaksinuarit dhe të shëruarit?

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, tha se ai priste një diskutim rreth “2G” – domethënë të drejtave ekskluzive për ata që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar. Për fat të mirë, ky është një koncept i gjerë. Edhe pse në perceptim të parë, tingëllon i frikshëm. Qeveria federale që do të dalë pas zgjedhjeve të 26 shtatorit duhet të mendojë edhe për pasojat afatgjate të “COVID-it” në shoqëri.

Një panel ekspertësh i përbërë nga filozofë, sociologë, juristë, ekonomistë, artistë dhe politikanë mund të jetë grupi i duhur për një detyrë të tillë. Një këshill i tillë ndoshta do të ishte një plotësim i mirë për organin aktual vendimmarrës të përbërë nga qeveria federale dhe landet.  Sepse pandemia – për fat të keq – duket se do të na shoqërojë për një kohë të gjatë./DW

/m.j

Next Post
Populli pa vaksina, Presidentja rrezitet!

Covid-19 në Kosovë/ Vjosa Osmani apel qytetarëve: Vaksinohuni, është një akt patriotik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të ndalonte Shehajn që mori dokumentin sekret, punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)

Sot vendoset ‘fati’ i Agron Shehajt! PS kërkon përjashtim dhe hetim nga SPAK: Rrëmbeu marrëveshjen sekrete me SHBA

July 28, 2026
Nga qelia amerikane në shtëpi, historia e bujshme e ish-presidentit të Hondurasit

Nga qelia amerikane në shtëpi, historia e bujshme e ish-presidentit të Hondurasit

July 28, 2026
Franca vazhdon luftën me flakët, Macron: Situata më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca vazhdon luftën me flakët, Macron: Situata më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

July 28, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Shkolla, larg tregut! Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

July 28, 2026
Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

July 28, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

Nga prezumimi te fermentimi

July 28, 2026
Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

July 28, 2026
E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

July 28, 2026
Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

July 28, 2026
Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In