• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazmend Leka prezanton ekspozitën e Arteve Pamore

by Java News
04/10/2018 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lutja” e Gazmend Lekës vjen si një akt i thellë shpirtëror në sallën e ekspozitave në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore. Piktori sjell në 25 tablo me imazhe që janë krijuar nga hiçi, në sipërfaqet e bardha sterile. Por, që ngrihen nga dimensioni tokësor në atë hyjnor, ku edhe ngjizen përfundimisht.

Kjo ekspozitë përkon edhe me 65-vjetorin e lindjes së piktorit, prandaj kjo etapë për të është shumë e rëndësishme, sepse ka kaluar gati dyzet vite në krijimtari. Ka ndërtuar cikle edhe piktura pa fund, ndërsa sot kërkon që të vijë para publikut me një lutje të thjeshtë.

“E gjithë dëshira ime ka qenë në jetën e përditshme në studio, ku unë kaloj në vetminë e madhe bashkë me pikturën time, është lutja e brendshme ime, që të dorëzohet pa mbetje. Që të çlirojë të gjithë energjinë dhe unë këtë energji ta transmetoj pa mbetje në veprën time. edhe kjo vepër me këtë energji që ka vjelë nga unë, të shkojë tek publiku pa mbetje. Në këtë mënyrë unë krijoj një lidhje ombinigale midis meje edhe publikut. Mund ta konsideroj edhe thjesht, si një lutje që një njeri bën që t’i shkojë mbarë puna, se e ka këtë veshje. Por ka edhe më përtej, është tamam bashkimi i dy botëve, i shpirtit edhe i trupit, që jo më kot unë kam zgjedhur që në peizazhin e studios sime, në të gjithë rrëmujën edhe kaosin e studios sime, është një telajo e bardhë, që pret që unë të vendos rregull edhe si person qendror jam unë me mish edhe me shpirt”, thote Gazmend Leka, piktor

Përse artisti vendon veten në qendër të këtyre tablove?

Këto si gjeste janë farë të zakonshme për njeriun, se lutja e ka këtë konotacion, sepse në një moment të vërtetë edhe të thellë ai mediton gjatë. Edhe këto gjeste i përshtaten shumë, pavarësisht se nuk është konkrete për mua. Unë nuk është se shtrihem në dysheme për t’u lutur apo mbështes kokën. Por, gjithsesi për ta bërë të dukshme në syrin e tjetrit, që piktura nuk është thjesht një kënaqësi e madhe, por është edhe një sakrificë e madhe, është një gjë e rëndë, sepse edhe temat me të cilat unë përplasem vijnë nga qenia e thellë e njeriut. Kjo më ka shoqëruar në të gjithë krijimtarinë time, por që këtu besoj se është ajka e këtij mendimi.

Por, sa dhe tek kush beson piktori Gazmend Leka?

Nuk ka njeri që nuk beson, problemi është se tek kush beson? Ky lloj fokusi më ka lëvizur deri në ditët që unë jam sot. Unë nga familja tradicionalisht jam ortodoks, por them se në thelbin tim unë jam kriptopagan, siç është i gjithë populli shqiptar. Dhe si modusin tim kam “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, atje besoj më shumë sesa një qenie e padukshme e pakapshme. Krijuesi mund të jetë, unë nuk e di, se nuk e kam parë, por i besoj veprës së tij, gurit, tokës, luleve, zogut që këndon, juve që po më interesoni, bisedës, dashurisë, simpatisë, pikturës së tij i besoj më shumë.

Profesor nëse do të bënit një lutje për diçka të cilën shoqëria jonë ka më shumë nevojë në këto momente, çfarë do të ishte?

Së pari, unë dua që njerëzit kur shohin ekspozitën time të jenë dëshmitarë të mirë, që të njohin që lutja ime është simotër e lutjeve të tyre. Ashtu siç lutem unë në jetën time, ashtu duhet që të luten njerëzit në jetën e tyre. Të gjithë ky grup njerëzish që quhen shqiptarë, ta bëjnë të mirë Shqipërinë, të sakrifikojnë, ta duan thellësisht edhe seriozisht, edhe të përpiqen ditë më më ditë, që të luten që kjo Shqipëri të jetë një parajsë siç e meriton.

Por cili do të jetë cikli i ardhshëm i piktorit?

Unë kam shumë cikle për të ndërtuar, por njëri prej tyre është përgjysmë, të cilin e kisha nisur përpara “Lutjes”, që është “Jeta si në teatër”. Kam bërë pesë tablo edhe pres që ta plotësojë. Ekspozita do të qëndrojë hapur në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore deri në datë 31 tetor. shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Eni Çobani surprizon: Valbona Selimllari, bashkëmoshatarja ime që më mori ëndrrën

GJIROKASTER/ Eni Çobani dy orë në Polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In