• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

GJIROKASTER/ Eni Çobani dy orë në Polici

by Java News
04/10/2018 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personazhi i njohur i ekranit, avokatja Eni Çobani, ka qëndruar dje për dy orë duke dhënë sqarime në Policinë e Gjirokastrës, pas një përplasjeje verbale që pati në sallën e Gjyqit në Gjykatën e Apelit me palën kundërshtare të klientes së saj.

Rudina Islamaj njoftoi sallën operative për kërcënimet e Çobanit në Gjykatë dhe kërkoi që Policia të shkonte në vend dhe të verifikonte rastin pasi ajo ishte kërcënuar. Efektive të Policisë së Gjirokastrës mbërritën në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe kanë kontaktuar avokaten. Kjo e fundit, pas një sqarimi aty në vend, ka shkuar për të dhënë një deklaratë më të plotë në Polici. Më pas ka mbërritur edhe denoncuesja. Të dyja palët kanë dhënë versionin e tyre dhe më pas Eni Cobani është nisur për në Tiranë.

E kontaktuar nga “Panorama”, gruaja që pretendon se është kërcënuar, theksoi se e gjitha kishte nisur pasi ajo kishte kërkuar përjashtimin e trupës gjykuese. Sipas saj, seanca gjyqësore filloi normalisht dhe në një moment, sipas procedurës kërkoi përjashtimin e trupit gjykues. Në këtë moment, sipas saj, avokatja Çobani i drejtohet fillimisht trupit gjykues duke i thënë se ajo (Rudina) është një person që duhet të kemi kujdes, duhet ta kontrolloni se futet në Gjykatë me çimka. “U ndjeva e diskriminuar dhe iu drejtova trupit gjykues, duke i thënë që fjalët që më drejtohej avokatja ishte jashtë objektit të gjykimit. Eni u kthye nga unë dhe shoqëruar me gjeste e ton kërcënues filloi të më thoshte ‘Mos fol kur flas unë, mos fol.

E di unë pse e bën ti të gjithë këtë, por mua këtu më ke, nuk të shqitem, nga pas do të më kesh gjithë jetën. Në këto kushte njoftova 129″, u shpreh Rudina Islamaj. Sipas saj, ajo i sqaroi situatën Policisë dhe iu kërkoi që të vinin të verifikonin ngjarjen në vend. Më tej, ajo ka siguruar të plotë audion e Gjykatës ku është e regjistruar e gjithë seanca. “I bëra kërkesë Gjykatës që të më vihej në dispozicion audio. Është e drejtë ligjore e gjithkujt që ta marrë audion e procesit. Plotësova një kërkesë dhe normalisht m’u dha. Por dua të theksoj se me ligjin e ndërmjetësimit, Eni Çobanit i ndalohet të jetë avokatja e palës, për të cilën ka zhvilluar ndërmjetësim”, u shpreh Islamaj. Sipas saj, disa minuta pas njoftimit, Policia erdhi dhe u bë verifikimi i situatës. “Enin e gjeti në ambientet e jashtme të Gjykatës.

Filloi të intimidonte edhe Policinë, “Si do të më shoqëroni mua, ju s’më njihni mua. Dhe më pas u shoqërua nga forcat e Policisë në ambientet e komisariatit”, tha ajo. Sipas Rudina Islamaj, më pas, Policia e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar edhe asaj që të shkonte në komisariat për të kryer kallëzimin. Sipas saj, në një nga zyrat e komisariatit është ndodhur oficeri i Policisë, Eni Çobani dhe ajo. Por aty ka qëndruar vetëm pak minuta. “Kur mbërrita unë, Eni iu drejtua oficerit: ‘Çfarë i thashë, nuk i thashë asgjë. Unë flas në emër të ligjit’. Por më pas erdhi një oficere dhe kalova në një ambient tjetër për të bërë kallëzimin.

Eni ka qëndruar rreth dy orë në komisariat dhe më pas është lënë e lirë”, theksoi denoncuesja. Sipas saj, ajo ndihej e kërcënuar nga mënyra dhe toni se si i ka folur avokatja. “Toni, gjestet, mënyra sesi e trajtoi dhe e shndërroi situatën duke m’u drejtuar konkretisht me fjalët: ‘Unë nuk jam Merushja, unë nuk jam Guximi’…. Ku e kishte fjalën ajo? Se Guximi s’të bëri asgjë dhe ajo po? Unë kështu e kuptova këtë”, shprehet Rudina Islamaj.

Ish-vjehrra: “Rudina nisi t’i hakërrehej Enit Çobanit”

Merushe Makri, klientja e avokates Eni Çobani, ka treguar detaje të ngjarjes së ditës së djeshme. Ajo tregon se ish-nusja e saj ka kërkuar që në fillim të seancës largimin e trupës gjykuese. Islamaj ka dorëzuar disa dokumente, të cilat juristja Çobani ka thënë se nuk janë të vlefshme për sot. “Rudina filloi të fliste e të hakërrehej, kurse Eni i tha: “Unë këtu jam dhe këtu do të jem. Por përse nuk më lajmëruat që kjo seancë të mos bëhej nëse Rudina kishte këto pretendime?”, shton më tej ish-vjehrra e Rudina Islamaj. “Kur Rudina vazhdonte të fliste, Eni kërkoi që të kontrollohej se mos kishte përgjues”, tregon Merushe Makri. Sherri për pronën që ka shtuar përplasjet mes palëve në familjen Makri, në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër, zgjat prej vitesh, fill pas ndarjes së djalit të Merushes me nusen, Rudina Islamaj, që kërkon pronësinë e shtëpisë së familjes Makri. Ish-vjehrra e saj pretendon se është nxjerrë jashtë nga banesa, në të cilën kishte qenë pronare, pasi ligjërisht emri i saj nuk figuron në asnjë prej dokumenteve të pronësisë. /PANORAMA

ma.me

Next Post
Paralajmërimi: 80 % e policëve probleme psikologjike

Paralajmërimi: 80 % e policëve probleme psikologjike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

EMRI/ Atentati mafioz në Spanjë, identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në lokal! E kaluara, precedentët dhe pista ku po hetohet!

November 11, 2026
Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

November 11, 2026
Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

November 11, 2026
U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

November 11, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In