• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gazmend Bardhi u premton pa frena fermerëve: Na votoni, do ju japim lekë në dorë dhe do iu shesim prodhimet!

by Java News
05/04/2021 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazmend Bardhi ka qenë sot në Dumre, ku iu ka premtuar fshatarëve se do iu shpërndajnë para në dorë kur të vijnë në pushtet dhe do iu shesin prodhimet.

Prodhuesit e ullirit dhe vajit ngritën shqetësime për mungesën e tregut të vajit të ullirit dhe subvencioneve.

Bardhi tha se me PD-në në pushtet subvencioni do shkojë te pikat e grumbullimit dhe fabrikat dhe shteti do marrë përsipër daljen në treg.

“Vetëm shitja është problem, prodhimi nuk është problem, pa ndërhyrje të shtetit, tregtarët nuk kanë ku shesin”,- u shpreh një banor.

Gazment Bardhi thotë se është informuar për faktin se malli u rri stok në shtëpi.
“Ai është problemi… Ne nuk kemi kontrata…”,- thotë prodhuesi i vajit.

Bardhi shprehet se problemi ka zgjidhje.

“Shteti duhet të subvencionojë dhe të mbështesë pikat e grumbullimit dhe fabrikat që e prodhojnë vajin dhe e tregtojnë. Shteti e merr përsipër ta tregtojë, sepse fshatari nuk e nxjerr dot vajin për ta çuar në Greqi, në Itali, apo në treg ndërkombëtar, ndërkohë që po të ketë fabrika përpunimi dhe tregtimi që mbështeten dhe financohen nga shteti, me subvencionet që buxheti i shtetit jep për këtë lloj industrie, e konkurron edhe vajin në Itali, edhe në Greqi dhe e nxjerr në treg, bëhet pjesë e tregut ndërkombëtar. 

Unë isha në Cërrik ku kishin pak a shumë të njëjtin shqetësim. Kishin ndërtuar një fabrikë moderne për përpunimin dhe tregtimin e vajit, i kishte shkuar investimi me mijëra euro, i kishin thënë dhe i kishin premtuar që do merrte mbështetje nga shteti, dhe pastaj mbasi e kishte përfunduar të gjithë fabrikën dhe kishte hyrë në borxh me mijëra euro, i kishin thënë nuk të subvencionojmë sepse nuk i ke pajisjet të blera në Gjermani, por i ke të blera në Itali.

Ndërkohë që ai i kishte marrë më cilësore dhe i kishte paguar më shumë. Pra, kishin futur një kriter atje për ta përjashtuar, pse e kishin përjashtuar? Sepse i kishin kërkuar kafe! Fshatari dhe fermeri do të marrin subvencione bazuar mbi aq sa prodhon. 

Por, nuk mjafton se këtu ngelet hallka përgjysëm sepse fshatari mund ta marrë subvencionin për atë që prodhon, por i ngelet pa tregtuar. Prandaj do të duhet të vazhdojë zinxhiri i plotë me pikat e grumbullimit që do të duhet të subvencionohen po nga shteti dhe në rastin konkret me pikat e grumbullimit dhe të tregtimit”– tha Bardhi.

Next Post
“Me dashuri dhe me inat…”/ Majko flet për ministrat: PS do rishikojë vetëveten në mandatin e 3-të

I 19-ti në listë/ Majko: Nëse isha vetëm unë, do ndjehesha pak vështirë. Në 2013 socialistëve iu nxirrnin xixa sytë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi u la në burg, avokati Maks Haxhia: Prokuroria nuk solli asnjë provë për korrupsion! Për lidhjet me Karçanajn…

Ergys Agasi u la në burg, avokati Maks Haxhia: Prokuroria nuk solli asnjë provë për korrupsion! Për lidhjet me Karçanajn…

August 28, 2026
“Klienti im, jashtë çdo përgjegjësie juridike”- Avokati Haxhia flet pas takimit me Ergys Agasin: Pa funksione shtetërore, s’ka prekur financat publike!

GJKKO lë në burg Ergys Agasin, hiqet akuza e pengmarrjes dhe shtohet e korrupsionit! Mbi 4 orë seancë, ja çfarë tha biznesmeni, flet dhe avokati Haxhia

August 28, 2026
Conference League / Kualifikimi historik në fazën e ligës, Egnatia në “grup zjarri”, ja rivalët e tyre

Conference League / Kualifikimi historik në fazën e ligës, Egnatia në “grup zjarri”, ja rivalët e tyre

August 28, 2026
“Hamendësime dhe interpretime”- Akuzat e kryeministrit malazez, reagon ministri Hoxha: Shqipëria s’është dhe s’do të jetë pjesë e skenarëve destabilizuese!

“Hamendësime dhe interpretime”- Akuzat e kryeministrit malazez, reagon ministri Hoxha: Shqipëria s’është dhe s’do të jetë pjesë e skenarëve destabilizuese!

August 28, 2026
“Çdo gjë e ka një çmim!”/ Sulmi mbi ambasadën shqiptare në Kiev, Majko: Ishte mesazh! Qëllimi…

“Spajic të japë shpjegime”- Majko për deklaratat e kryeministrit malazez: Jemi përballë një skandali rajonal! Shqipëria s’ka ‘dashuri’ gjeopolitike me Serbinë

August 28, 2026
“Rinasi, me rritjen më të shpejtë”- Fluksi në aeroportin e Tiranës, Rama: 1,7 milionë pasagjerë vetëm këtë muaj, rekordi i një dite ishte mbi 60 mijë udhëtarë

“Rinasi, me rritjen më të shpejtë”- Fluksi në aeroportin e Tiranës, Rama: 1,7 milionë pasagjerë vetëm këtë muaj, rekordi i një dite ishte mbi 60 mijë udhëtarë

August 28, 2026
Londra pushtohet nga tymi i zi dhe flakët, zjarr masiv në zonën industriale pranë “Wembley”!

Londra pushtohet nga tymi i zi dhe flakët, zjarr masiv në zonën industriale pranë “Wembley”!

August 28, 2026
Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

“Ndizen gjakrat” mes Atletikos dhe Barcelonës, Julian Alvarez mungon për të tretën ditë radhazi! Dorëzon raport mjekësor për depresion

August 28, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Lala Kros dhe lugët e florinjta të drejtësisë

August 28, 2026
“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

Referendumi në Islandë për hyrjen në BE, Ministria e Jashtme: Pozitiv, mund të krijojë moment politik edhe për Shqipërinë!

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com