• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetarja zbardh takimin mes deputetëve të Shqipërisë me ata të PE: Ishte surprizë, s’ishim mësuar me këtë stil

by Java News
01/12/2022 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Erisa Zykaj, në një lidhje me Skype me emisionin “Radari Informativ”, në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka zbardhur takimin në Bruksel mes  deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetëve të Parlamentit Europian.

Zyjkaj tha se ky është një moment i veçantë pasi për herë të parë kemi një komunikim të nivelit Europian mes palëve.

Sipas Zykajt për herë të parë kemi një rezolutë të miratuar që në ditën e parë dhe jo siç ishim mësuar zakonisht.

Ndërkohë gazetarja Zykaj zbardhi dhe shqetësimet e opozitës në këtë takim, duke theksuar se kanë marrë përgjigje nga zyrtarët më të lartë të KE.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Çfarë ishte ky takim i ditës së sotme?

Zykaj: Bëhet fjalë për një rezolutë të aprovuar nga të dyja palët në nivelin parlamentar të PE dhe Kuvendit të Shqipërisë, Një stil krejtësisht Europian, sepse nuk jemi mësuar me këtë stil, kjo reflekton në futjen në një fazë të avancuar të procesit. Kemi patur deri tani një vijueshmëri të përplasjes së dy palëve aq sa nuk arrinim në konkluzionet përfundimtare, sot ishte krejtësisht diçka tjetër. Rezoluta u aprovua ditën e parë, normalisht sipas historikut të mëparshëm jemi njoftuar me këtë rezolutë ditën e dytë. Avancimi i Shqipërisë drejt BE i lë gjithmonë e më pak vend përplasjeve të brendshme politike të Shqipërisë.

Xhokaxhi: Përveç kësaj që the ajo që ka rënë në sy është se pretendimet e ngritura nga përfaqësuesit e opozitës janë marrë parasysh dhe janë bërë pjesë e kësaj opozite, mund të më bëni një renditje?

Zykaj: Mazhoranca ka pranuar pa rezervë pretendimet e opozitës. Janë katër pika shumë të rëndësishme në këtë rezolutë kërkohet që qeveria të parandalojë rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë, pra duhen marrë masa kundër sulmeve kibernetike, së dyti kërkohet një trajtim i çështjes së integritetit të zgjedhjeve, mos shtrembërohet më vota, të trajtohet çështja e shitblerjes së votave. Së treti kemi patur një kërkesë të veçantë lidhur me heqjen e roaming, të telefonatave që shqiptarët bëjnë me të afërmit, pra të kemi një komunikim pa kosto mes Ballkanit dhe BE. Së fundi në rezolutë u kërkua një vëmendje e veçantë e shpalljes së Vjosës si Park Kombëtar.

Xhokaxhi: Shqetësimet e opozitës në PE cilat ishin?

Zykaj: Ka tre pika kryesore ku u ndal opozita sot, në këtë takim, së pari ka të bëjë me pasaportat e arta, ka patur një ngritje të problemit nga Tabaku, të cilës i është përgjigjur Matuela, e cila ka thënë se BE është shumë i rreptë shumë i saktë dhe nuk lë vend aspak për dyshim, pasi edhe me vende anëtare, është ndjekur një procedurë e ndëshkimit. Matuela ka thënë që ne pasaportat e arta ën Shqipëri nuk i aprovojmë. Së dyti ishte Porti i Durrësit, ku Alibeaj ka shpjeguar edhe njëherë se çfarë pikëpyetje të madhe ka të bëjë porti i Durrësit. Edhe këtu kemi patur një përgjigje të qartë nga Matuela e cila ka thënë se KE po sheh me shumë kujdes nëse marrëveshja është apo nuk është në përputhje me MAS.

Xhokaxhi: Bën diferencë meqenëse marrëveshja është miratuar?

Zykaj: KE këmbëngul që duhet parë përputhshmëria. BE ka bërë gjithmonë thirrje kujdes nga aktorët e huaj, nga aktorët e jashtëm. BE është shumë më e ngadaltë por shumë më e sigurtë në investime.

Xhokaxhi: Është folur për liberalizimin e vizave, më thuaj për dialogun Prishtinë-Beograd?

Zykaj: Çollaku ka kërkuar më shumë informacion nga BE./m.j

Next Post
Stres dhe panik/ Kjo është gjendja emocionale e Beatrix Ramosaj ditët e fundit, çfarë e shkakton

Beatrix Ramosaj në gjendje jo të mirë shëndetësore: Është hera e parë që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In