• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetarja ukrainase: Ukraina është më afër se kurrë njohjes së pavarësisë së Kosovës!

by
04/09/2022 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja ukrainase që po qëndron në Kosovë, Daria Mescheriakova thotë se Ukraina është pranë se kurrë më parë njohjes së pavarësinë së Kosovës. Sipas saj, koha më e përshtatshme për njohje do të ishte kur Kosova të merr statusin kandidat për Këshillin e Evropës. Gazetarja ukrainase, vendi i së cilës po përballet me agresionin ushtarak rus që nga 24 shkurti, thotë se fitorja e Ukrainës do të shënojë edhe fundin e ndikimit rus.

Ajo në një intervistë për KosovaPress flet edhe për situatën e brishtë mes Kosovës dhe Serbisë, për çka thekson se nuk sheh ndonjë rrezik, pasi që Serbia nuk mund të bëjë asgjë pa Rusinë, ndërkohë që kjo e fundit është e fokusuar në luftën në Ukrainë. Ndodhur në një situatë të re globale, Mescheriakova thotë se ka dy momentume kur vendi i saj do të mund të njihte Kosovën.

“Në të vërtetë nuk do të thotë se kjo  do të thotë diçka, dhe do të çojë në diçka. Kemi një situatë shumë të vështirë me Kosovën, dhe kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, presidenti ynë i atëhershëm Viktor Yushchenko, ai kishte shumë frikë nga lëvizjet mbështetëse në Krime. Por unë mendoj se nuk ishte e vërtetë, asgjë nuk do të ndodhte me Krimenë, por ai kishte frikë se po, ndërsa presidenti Yanukovych ishte plotësisht pro-rus dhe ishte e pamundur të njihej Kosova – absolutisht jo. Pastaj shpërtheu lufta, lufta e parë, kur Rusia na pushtoi dhe ata morën Krimenë dhe pushtuan Donbass-in, kështu që nuk ishte e mundur, ndërsa me këtë luftë, me Zelensky-n nuk është gjithashtu e mundur, por mendoj se tani jemi më afër se kurrë ta njohim Kosovën vetëm sepse, së pari, ne nuk jemi në anën ruse, së dyti se do t’i bashkohemi qytetërimit, dhe e treta, mendoj se momenti më i mirë për ne që ta njohim Kosovën, është ose kur të përfundojë lufta, por do të zgjasë pak, ose kur Kosovës do t’i jepet statusi i kandidatit, atëherë mendoj se do të ndodhë para se të përfundojë lufta, dhe mendoj se atëherë do ta njohim Kosovën”, thotë ajo.

Duke folur për situatën e sigurisë, gazetarja ukrainase në Kosovë thotë se nuk sheh rrezik real nga ana e Serbisë. Kjo pasi, siç thotë ajo, presidenti Aleksandar Vuçiç po kërcënon dhe dezinformon karshi Kosovës vetëm sa për të bërë shfaqje.

“Unë nuk besoj se ushtria serbe mund të bëjë diçka kundër NATO-s, pa NATO-n po, do të ishte vërtet e frikshme të qëndroja këtu, do të largohesha, por ju e keni NATO-n për një arsye. Vuçiçit i duhet vetëm kjo shfaqje, kjo është një shfaqje, një aktor, dhe ai nuk mund të bëjë asgjë me ushtrinë e tij, veçanërisht kur Rusia është në luftë me Ukrainën dhe unë nuk mund ta mbështes atë”, thotë ajo.

Gazetaret ukrainase të strehuara përkohësisht në Kosovë në një aksion simbolik për nder të 31-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik, kanë deklaruar se Kosova po e lufton ashpër propagandën ruse, për çka Mescheriakova thotë se kjo luftë do të vuloset me fitoren e vendit të saj ndaj pushtuesit rus.

“Unë besoj se po, do të duhet shumë kohë, por besoj se po, sepse përfundimisht Rusia do të humbasë shumë para. Unë e di që ata do të shpenzojnë paratë e tyre të fundit për të mbështetur propagandën dhe për të përhapur dezinformata, por përfundimisht Putin do të vdesë ose do të japë dorëheqje, ose do të ndryshojë autoriteti, dhe ata nuk do të kenë aq para për të mbështetur propagandën. Pra, po, unë besoj se po, nuk do të ndodhë nesër, as për një muaj, as në një vit, por do të ndryshojë”, thotë gazetarja ukrainase.

Mescheriakova po qëndron në Kosovë në kuadër të projektit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”, por tregon se kjo nuk është hera e parë e saj në vend.

“Unë kam një histori të gjatë me Kosovën, nuk është se mund të them se sapo kam lexuar për të, dhe tani e shoh me sytë e mi. Për herë të parë kam qenë këtu në vitin 2011, dhe më pas kam përgatitur doktoraturën për Kosovën për ndikimin mediatik në Ukrainë rreth  luftës në Kosovë, kështu që kam udhëtuar shumë këtu. Hera ime e parë ishte në vitin 2011, kur kuptova se gjithçka që na thanë për luftën në Kosovë nuk ishte e vërtetë, dhe tregimet për këtu. Por unë kurrë nuk kam jetuar këtu, thjesht kam ardhur si një vizitë afatshkurtër për të mbledhur disa histori, për të udhëtuar pak, dhe pastaj kam për të vazhduar… Pra, dhe tani unë jetoj këtu dhe e shoh nga brenda se si është jeta. Nuk mund të them se mendimi im ka ndryshuar tani, sepse gjithmonë e kam njohur mirë Kosovën”, tregon ajo./KosovaPress

/e.d

Next Post
‘Moskovitët’ e Tiranës janë mërzitur për negociatat me BE, prisni dhe shikoni

Të gjithë shqiptarët qeshin me teatrin absurd të Sali ziut!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In