• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetaria si mision përballje e jo mision shenjtësh

by A R
25/10/2017 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Kanë shkaktuar me të drejtë reagime në komunitetin e gazetarëve deklaratat e kryeministrit Edi Rama, të cilat në thelb përmbanin tone aspak të denja për postin që ai mban. Epitetet fyese që ai përdori janë të papranueshme dhe shumë larg etikës së një shtetari. Nëse media është me standarde të ulta nuk është detyra e një politikani ta nënvizojë këtë, por e opinionit publik, i cili për hir të së vërtetetës është shumë më i ftohtë e shumë më diferencues sa i përket gjykimit të medias, krahasuar me një politikan, qoftë ky edhe kryeministër. Politika nuk mund t’i tregojë medias rrugën nga ku duhet të ecë, si duhet të pyes, si duhet të shkruaj, si duhet ta lexojë nenin 73 pika 2 (i ndryshuar), etj. Media ka gabimet e veta, e shpesh është bajate në shërbimet shpesh korruptive që kryen në favor të mazhorancës, opozitës dhe qeverisë. Por është një e vërtetë e pamohueshme që ajo vijon në pjesën dërrmuese të jetë në favor të publikut edhe kur e tepron me mungesën e profesionalizmit. Ndaj dhe beteja me median është një betejë e humbur për çdo shtetar dhe politikan, qoftë ky kryeministri i një vendi të vogël ballkanik, që nuk ngre hesap në arenën globale, qoftë dhe kur bëhet fjalë për Presidentin e një shteti që mban në duar çelsat e globit.

Nuk është detyra e një gazetari t’i mësojë një politikani, e aq më pak një kryeministri, se si duhet të jetë vijesjellja e tij qoftë në raport me qytetarët, qoftë në raport me zgjedhësit e aq më pak në raport me gazetarët. Misioni i një gazetari është përballja me pushtetin, por edhe me mënyrën se si e përcjell lajmin, pasi nuk është aty për të shërbyer si kabëll nga terreni në redaksi. Nëse ky profesion do të kanalizohej në këtë mënyrë, do të mjaftonte vetëm të çohej teknika dhe këtu merr fund gjithçka.

Nga ana tjetër të jesh gazetar nuk do të thotë se je shenjt. Se t’i ke të drejtën të kritikosh herë me të drejtë e herë pa të drejtë të gjithë dynjanë dhe askush nuk duhet të thotë asnjë germë për punën që bën. Gazetarët, as më shumë dhe as më pak, reflektojnë edhe ata problematikat me të cilat përballet shoqëria shqiptare, mungesën e formimit profesional, autecensurën, punën në kushte shumë të vështira financiare, trajtimin deri dhe si skllevër nga pronarë mediash, të cilët i lenë për muaj me rradhë pa rroga dhe nuk u paguajnë as siguracione minimale, flakjen nga puna se kështu i thotë mendja një mëngjes pronarit të medias apo drejtorit ku punon dhe gazetari s’ka një derë ku të trokasë etj. etj. Por ky është një realitet në të cilin enden sot shumica e shqiptarëve qofshin këta që punojnë në administratën shetërore, qofshin ata që punojnë në ndërmarrje private. E kjo është në realitet Shqipëria që kanë ndërtuar Berisha, Meta, Basha, Rama, të cilëve media vijon t’u lëpihet nga mëngjesi në mbrëmje për çdo gomarllëk që ata mund të shkruajnë në rrjetet sociale, apo për çdo banalitet që prodhojnë nga goja. Këta e ndërtuan profilin e tyre në bashkëpunim me median. Shumë rrallë zgjodhën të përballen me ta sepse ose do pësonin fatin e Bardhok Lalës ose pronarët e tyre do korruptoheshin nga pushteti.

E gjithë kjo situatë ka bërë që profesioni i gazetarit të bëhet gjithnjë e më i parëndësishëm, pa peshë, profesion përtacësh e analistësh nga më gojështhururish, që nuk dalin dot as nga unaza e Tiranës po mblidhen 200 bashkë në Kuvend, duke braktisur misionin e tyre. Të mbyllur në këto skuta, e duke ndejtur gjithë kohës duke ‘përgjuar’ në rrjetet sociale se ç’bën njëri e ç’bën tjetri, kanë lënë shtigje që vetë politikanët të kthehen në gazetarë, duke i bërë lajmet edhe më të pavlera. Nuk është koha për të kthyer kokën pas për të parë se çfarë kanë bërë kolegët e tyre shumë vite në parë në gazetari, që formuan edhe traditën e gazetarisë moderne pas 50 vitesh diktaturë. Por një gjë është e sigurtë se zhvillimet e sotme po e shpërbëjnë edhe atë pak traditë të krjuar në fushën e gazetarisë. Ky është një profesion të cilin e kemi zgjedhur dhe nuk na ka zgjedhur. Nëse kemi bërë këtë zgjedhje është koha të mos e konsiderojmë veten shenjtë, por të përballemi jo vetëm kur na shajnë. Çdo largim nga ky mision e çon gazetarinë drejt shuarjes së plotë. Siç e ka çuar.

Next Post
Gazi i parë nga Azerbajxhani mbërrin në 2020-n

Protesta në Fier, TAP: Riparojmë çdo dëm në infrastrukturë të shkaktuar nga punimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

January 16, 2026
“Më nxorën zvarrë nga makina”, dhuna në Mineapolis, policia arreston gruan nga Lindja e Mesme

“Më nxorën zvarrë nga makina”, dhuna në Mineapolis, policia arreston gruan nga Lindja e Mesme

January 16, 2026
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

January 16, 2026
“Meta kryetar i opozitës”, zëdhënësi i Presidentit del hapur: Më mirë opozitar, po bëhemi gati kundër bandës dhe tiranisë

Pas letër-porosisë amerikane, SPAK “rëndon” Metën, dyshime për 280 mijë dollarë të tjerë

January 16, 2026
Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

January 16, 2026
Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

January 16, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

“Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera në Paris”, Rama-opozitës: Me ju shumë mirë, pa ju po aq mirë! Puna do bëhet

January 16, 2026
PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

January 16, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

“Siguria në rrugë, përmirësim i ndjeshëm”/ Zaloshnja: Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In