Gazetari Dritan Hila tha se Partia Socialiste ka nxjerrë në këto zgjedhje disa personazhe të cilët nëse do viheshin kundër saj do i rrezikonin pushtetin. Ai tha se këtë gjë do duhet ta bënte edhe opozita, pasi sipas tij kandidatët e dalë prej saj duken si matrioshka të Berishës.
“Unë do marr rastin e Benet Becit që fitoi në Shkodër, në një bastion të PD-së me një diferencë të konsiderueshme. Fitoi sepse bëri një fushatë inteligjente. Shkodranët janë popull inteligjent, flasim për një popull inteligjentë, flasim për një qytet të kulturuar dhe racional. Ai u paraqit me projekte.
Unë Benet Becin do e kisha frikë nëse do dilte përballë Partisë socialiste. Unë Ermal Dredhën në Vlorë do e kisha frikë nëse do dilte përballë Partisë Socialiste sepse ai solli 230 milionë ndihma në Shqipëri në rastin e Tërmetit.
Unë do kisha frikë Oltion Cacin nëse do dilte përballë Partisë Socialiste, sepse ai është modeli i sipërmarrësit që ia doli nga hiçi. Ky është modeli që duhet të ketë opozita jo të vëri ca njerëz që janë si matrioshka të Berishës”,-tha Dritan Hila.