• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gazetari në kohë krizash”/ Rama: S’jam njeriu i duhur për t’u ftuar. “Fake News” ka shkaktuar kaos, duhet rregull

by Java News
11/10/2021 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gazetari në kohë krizash”. Në Tiranë është zhvilluar sot konferenca e OSBE-së për Europën Juglindore, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e vendosi theksin te “Fake News”, që sipas tij, kjo hapësirë kaotike duhet të rregullohet, pasi të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese, duke e bërë ndonjëherë shumë të vështirë dallimin mes tyre.

“Nuk jam njeriu i duhur për t’u ftuar në këto takime për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë, jo për lirinë e medias, por sesi në emër të kësaj lirie, shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti të lirë ndodhin.

Po i referohem saktësisht përhapjes së “Fake News”, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë, kundër logjikës dhe së drejtës kur vjen fjala për gazetarinë realiste që bazohet në burime të sakta dhe mbështetet në ndjenjën e misionit për të përfaqësuar një fuqi të katërt. Ka një vijë mjaft të hollë dhe është përherë e rrezikshme, që të përpiqemi t’i kombinojmë dhe t’i bëjmë që të jetojnë të dyja bashkë në harmoni.

Si të rregullohet kjo hapësirë kaotike ku vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese, duke e bërë ndonjëherë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Shpifjet dhe shantazhet janë kthyer në një problem shumë i madh” tha Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama rrëfeu edhe dy episode personale. “Dua ta mbyll me një përvojë personale, kur u ftova të shkruaja një artikull në fillesë të viteve ’90 për “The Guardian”, asokohe u trondita nga sa të saktë donin të ishin në botimin e artikullit tim të shkurtër, pasi nuk e botuan, donin ta kontrollin, donin të verifikonin me mua nëse mund të ndryshonin titullin.

Unë nuk kisha mundësi t’u përgjigjesha në atë ditë, ndërkohë që pritën të merrnin përgjigje nga unë. Kjo u ndoq nga një tjetër nga një tjetër në “The New Yorker”. Ata për cdo njeri që përmendej në artikull, kërkonin të binte dakord me cdo fjalë të shkruar, që i citonte. Kur i thashë është e tepërt, më thanë kjo është arsyeja që nuk kemi humbur kurrë asnjë cështje në gjykatë”.

Në fund ai e vendosi edhe njëherë theksin te shpifjet, që i cilësoi valë shkatërrimtare. “Kur fëmijët e tua, familjen tënde dhe të tjerëve që ngacmohen publikisht me shpifje, akuza dhe gënjeshtra të pabaza, cfarë bën? Shkon në gjykatë? Po pastaj?

Duhen vite që gjykata ta përfundojë cështjen, ndërkohë që dëmi është bërë. Ndaj kur mendon që kapaciteti për këto gënjeshtra që të lexohen dhe dëgjohen se kapaciteti i së vërtetës shndërrohet në një makth të vërtetë. Nuk jam optimist” përfundoi Edi Rama.

g.kosovari

Next Post
“Sapo takova një gjeni shqiptar”/ Veliaj: Tirana me qendër të Nano-Teknologjisë, nisma të jetë histori suksesi për shkencëtarët e rinj

"Sapo takova një gjeni shqiptar"/ Veliaj: Tirana me qendër të Nano-Teknologjisë, nisma të jetë histori suksesi për shkencëtarët e rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

October 21, 2026
U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

October 21, 2026

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In