Si mundi ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski që të arratisej para arrestimit? Kush ia mundësoi kalimin nëpër Shqipëri?
Këtyre pyetjeve u dha përgjigje në “Top Show” gazetari Artan Hoxha, i cili deklaroi se “Presidenti Gjorgje Ivanov ka gisht në arratisjen e Gruevskit”.
Më tej, Hoxha shtoi: “Dyshimi është që Gruevski ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Gruevski kontrollon gjithçka, prandaj dhe sot është bërë arrestimi i ish-kreut të SHISH-it në Maqedoni”.
a.ç