• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gazetari Hoxha: Greku ishte i shtrirë dhe qëllonte ndaj RENEA-s kur u vra me 2 plumba

by A R
31/10/2018 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ zbuloi detaje të reja nga ngjarja ku u  ekzekutua minoritari grek në Gjirokastër. Hoxha tha se Kacifas u vra me 2 plumba, në brinjë dhe jo me snajper, por me një armë tip HS-Hecler, prodhim gjerman i 2016 i kalibrit 5.65 mm. Në momentin e ekzekutimit, sipas gazetarit investigativ ai ka qenë i shtrirë i pozicionuar kundër RENEA-s.

“Të gjitha të shtënat e tij ishin mbi makinën e policisë. Patrulla e policisë së Gjirokastrës me tre policë është njoftuar nga banorët pas ceremoninë. Shkoi në qendër të fshatit, policët kanë qenë brenda në makinë. Personi del dhe qëllon tek e tek, e ka kryer shërbimin ushtarak pranë forcave ushtarake greke. Është njeri i stërvitur. Të gjithë fishekët janë blindëshpues, prandaj te makina e policisë hyri dhe doli plumbi. Ai kishte 9 karikatorë, 270 fishekë blindëshpues. Në momentin që ka qëlluar patrulla nuk ka reaguar. Është kërkuar ndihma e policisë së Dropullit, janë nisur të katërt ata, sap i ka parë u lëshoi një breshëri tjetër. Armë ishte me shënjestër holografike. Pastaj u kërkua ndihma e RENEA-s. Ai kishte armën më të fuqishme kallashnikov. Shkoi më pas në banesë ndërroi veshjen, mori një cantë me fishekë dhe momentin kur erdhën forcat speciale. Qëllimi i RENEA-s ka qenë lokalizimi i personit. Ai hyri me 5 persona të tjerë, por ku janë ata? Shërbimet shqiptare duhet të kishin informacion për këta. Kur erdhi RENEA ai u ngjit në lartësi dhe kontrollonte të gjithë lëvizjen. Ishin 15 efektivë të RENEA. Ai ka dashur të ikë në drejtim të kufirit grek. Por mbërritja shpejt e RENEA-s prishi skemën e tij. U bënë negociata në gjuhën shqipe, iu kërkua të dorëzohej, iu bë e qartë se nuk ka rrugë tjetër veçse të shpëtojë, iu qëllua pranë. Ai tani janë gjetur 38 gëzhoja. Operacioni zgjati katër orë, nata po vinte, ishte në një zonë kufitare. Ai nuk është vrarë në distancë të afërt. Ai është qëlluar me armatimin e ri, prodhim gjerman HS-Hecler, prodhim gjerman i 2016 i kalibrit 5.65 mm, predhat janë tejeshpuese. Nga ekspertiza rezulton se u godit me dy predha në brinjë nga e majta në të djathtë. Ai nuk u vra me snajper, RENEA e kishte një tip sako bereta, kalibër 308, por nuk është përdorur, pasi plagët do të ishin. Ai ka qenë shtrirë i pozicionuar kur është qëlluar“, deklaroi Artan Hoxha

Më pas gazetari investigativ theksoi se kërcënimet nga ekstremistët grekë ndaj tij kanë vijuar pas deklaratave lidhur me vrasjen e minoritarit.

“Normal që kërcënimet kanë vazhduar. Nuk është problemi i madh ky, por që kemi 600 mijë shqiptarë të integruar atje dhe një klimë e tillë së pari rrezikon ata. Tjera është që hetimet të vijojnë qartësisht që të zbardhet e vërteta pa lënë asnjë fije dyshime, të jenë të palëkundura. Ka një presion të madh, që të shmanget e vërteta. Te grekët gjejnë skenarë nga më të çuditshmit. Ky i ndjeri është shtetas shqiptarë dhe grek, banonte në Shqipëri, është vrarë këtu. Hetimet duhet të kryhen nga Shqipëria dhe në fund i lind e drejta palës tjetër për ta ndjekur. Mediat greke kanë disa detaje që ne nuk i kemi, pasi agjencitë e zbatimit të ligjit atje, ministritë dhe forcat politike japin informacion. Këtu nuk flet askush“, tha Artan Hoxha/Shqiptarja

a.ç

Next Post
Itali/ Shqiptari bën sherr me italianen dhe i rreh keq burrin

Akuzohen për dhjetëra vjedhje në Itali, kërkohen 27 vite burg për 4 shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet situata! Pas sulmeve iraniane, Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë të Teheranit

Përshkallëzohet situata! Pas sulmeve iraniane, Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë të Teheranit

June 3, 2026
Pas raportit të IBAR, Shqipëria një hap më pranë mbylljes së kapitujve me BE-në! Ja ç’pritet të ndodhë më 5 qershor

Pas raportit të IBAR, Shqipëria një hap më pranë mbylljes së kapitujve me BE-në! Ja ç’pritet të ndodhë më 5 qershor

June 3, 2026
Shqipëria sfidon Izraelin në epokën Maran, sonte testi i parë për trajnerin e ri

Shqipëria sfidon Izraelin në epokën Maran, sonte testi i parë për trajnerin e ri

June 3, 2026
Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

June 3, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu “këshillon” Ramën: Mos shpenzo para për gaz lotsjellës, nxirr Berishën dhe protesta shpërndahet vetë

June 3, 2026
Ngrihet alarmi në Moskë, ja skenari që mund ta çojë Putinin drejt armëve bërthamore

Ngrihet alarmi në Moskë, ja skenari që mund ta çojë Putinin drejt armëve bërthamore

June 3, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, për CMG-në: Thellim i bashkëpunimit në inteligjencën artificiale dhe turizëm

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, për CMG-në: Thellim i bashkëpunimit në inteligjencën artificiale dhe turizëm

June 3, 2026
“Koha e kafes për shefin ka mbaruar”, Sula reagon ashpër ndaj inspektorëve: Përmbushni detyrën, ose ikni!

“Koha e kafes për shefin ka mbaruar”, Sula reagon ashpër ndaj inspektorëve: Përmbushni detyrën, ose ikni!

June 3, 2026
“Isha i mërzitur”, Trump tregon pse e quajti Netanyahun të çmendur

“Isha i mërzitur”, Trump tregon pse e quajti Netanyahun të çmendur

June 3, 2026
Padia për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Padia për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In