• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gazetari gjerman që shkoi te ISIS: Është më i fortë nga sa duket

by A R
24/11/2015 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermani Jurgen Todenhofer, i pari gazetar perëndimor që u lejua të hynte në territorin e kontrolluar nga Shteti Islamik, rrëfen për “Rusian Today se çfarë ndodh atje dhe si jetojnë xhihadistët. Një vit më parë ai qëndroi 10 ditë në mesin e tyre në qendër të kryeqytetit të kalifatit. Udhëtimi ishte shumë i vështirë, i rrezikshëm, por edhe interesant për të mësuar mbi atë çka ndodh realisht me Shtetin Islamik.

Todenhofer arriti të vizitojë edhe xhaminë, ku lideri i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, mbaten fjalimet publike. Gjermani pa realitetin e jetës së përditshme të ISIS, me të gjitha dyqanet që në respekt të besimtarëve, mbyllen në mes të ditës. “Ekziston një ndjenjë e tmerrshme në Mosul – shprehet Todenhofer. – Njëqind e tridhjetë mijë të krishterë janë dëbuar nga qyteti, ashtu si dhe myslimanët shiitë. Shumë njerëz janë vrarë, megjithatë qyteti ende funksionon dhe njerëzit aktualisht e pëlqejnë stabilitetin që ka sjellë Shteti Islamik. Megjithatë ndihet një atmosferë frike e terrori në mesin e banorëve. Sigurisht, shumë prej tyre janë mjaft të frikësuar, sepse ndëshkimet për thyerjen e rregullave të Shtetit Islamik janë tejet të rrepta”.

Sipas udhëheqjes së ISIS-it, vetëm 300 luftëtarë xhihadistë arritën që të pushtojnë Mosulin, ndonëse u përballën me më shumë se 20 mijë ushtarë irakianë, që ishin pozicionuar në qytet kur sulmi filloi. Todenhofer bisedoi me disa luftëtarë të ISIS-it, që morën pjesë në operacion.

“Na u deshën rreth 4 ditë për të marrë Mosulin”, i tha gazetarit një luftëtar i ri. “Pra, ju keni qenë vetëm 300 burra dhe arritët të mundni 20 mijë ushtarë në vetëm në 4 ditë?”, pyeti Todenhofer.

“Dëgjoni, ne nuk i sulmuam të gjithë në të njëjtën kohë. Përkundrazi, goditëm në fillim fort linjën e parë të frontit, duke përdorur gjithashtu edhe sulmet vetëvrasëse. Pastaj të tjerët u larguan vetë shumë shpejt, – shpjegon xhihadisti. – Ne luftojmë për Allahun, ndërsa ata luftojnë për para dhe gjëra të tjera, tek të cilat nuk besojnë vërtetë”.

Next Post

Letërsia, toskërishtja dominon me 70 përqind karshi gegërishtes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In