• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Letërsia, toskërishtja dominon me 70 përqind karshi gegërishtes

by A R
24/11/2015 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Letërsia shqipe dhe dialekti”  ishte Konferenca Shkencore Ndërkombëtare që u mbajt më 20 nëntor në Bibliotekën Kombëtare në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Departamenti i Letërsisë, me fokus vështrime mbi gjuhën standarde shqipe dhe dialektet e saj në letërsinë shqipe. Në konferencë morën pjesë akademikë, studiues dhe gjuhëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Italia.

Prof. Dhurata Shehri, shefe e Departamentit të Letërsisë, njëkohësisht edhe promotore e bashkorganizatore e këtij aktiviteti, duke folur për “prerjet e shumta të letërsisë shqipe me dialektet e saj, e cila ndër vite ka kaluar nëpër prerje të ndryshme, duke u prekur e trajtuar në debate e diskutime të shumta në konferencat e vazhdueshme shkencore të organizuara nga Departamenti i Letërsisë”, përmendi një lidhje kuptimplotë të datës së zhvillimit të kësaj konference: “jo më kot është përzgjedhur kjo ditë e sotme, pikërisht për të diskutuar mbi letërsinë shqipe e dialektet, pasi kjo datë përkon edhe me 43-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit dhe vendosjes së standardit të gjuhës letrare shqipe”.

Një prej kumtesave të konferencës solli rezultatet e një studimi të përbashkët të ndërmarrë nga dy studiueset e letërsisë, Prof. Dr. Persida Asllani dhe Prof. Dr. Dhurata Shehri, të cilat parashtruan për herë të parë në studimet letrare shqiptare të dhëna statistikore në lidhje me sasisë dhe tipin e botimeve në letërsinë shqipe shkruar në dy dialektet, gegë dhe toskë, deri në vitin 1972, vit i zyrtarizimit përfundimtar të gjuhës së njësuar në Shqipëri, por edhe përqafimit të saj në shumicë dërmuese në Kosovë.

Duke ndërmarrë një shqyrtim statistikor bibliografik, në parashtrimin e tyre, të artikuluar mes kronologjisë, gjuhës dhe dialektit, të dyja studiueset sollën një pamje përfundimtare të tërësisë së veprave letrare shqipe të botuara (duke shmangur ribotimet) nga zanafilla e tyre 1555 deri më 1972, e cila rezulton në raporte mesatare 70% vepra autoriale në toskërisht dhe 30% në gegnisht. Ky parashtrim nënkuptonte disa faza. Në atë nga zanafilla deri në krijimin e shtetit shqiptar, vërehet krijimi i një letërsie monumentale tradicionale.

Gazeta Shqiptare

Next Post

Administrata publike, ja sa është numri i largimeve nga puna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In