• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetarët duhet të rikthehen në terren

by A R
10/07/2018 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bernard Guetta

E parë në retrospektivë, rënia e Murit të Berlinit nuk ka qenë një gjë aq e madhe. Ishte ajo që ishte, sinjali i fundit të Luftës së Ftohtë. Evropa qendrore rigjeti lirinë, ndërkohë që perandoria sovjetike që kish qenë perandori e carëve po zhdukej, dhe bashkë me të komunizmi.

Nuk është pak, sigurisht, por ai moment as nuk i vuri në diskutim elementet mbi të cilat ishte ngritur stabiliteti ndërkombëtar, pas humbjes së nazizmit. Askush nuk e kontestonte multilateralizmin. Përkundrazi, patëm ndjesinë se do të përforcohej nga fundi i antagonizmit mes botës së lirë dhe bllokut sovjetik. Që atëherë, aleanca atlantike që bashkonte demokracitë perëndimore (evropiane dhe amerikano-veriore) ka pranuar të tjera shtete. Bashkimi Evropian është zgjeruar dhe konsoliduar përmes monedhës së përbashkët. Demokracia është përhapur në pesë kontinente. Dikush madje ka menduar, se edhe Kina do të bëhej demokraci, falë përmirësimit të cilësisë së jetesës.

Një ndryshim më i thellë

Pas vitit 1989, bota dukej më e bashkuar se kurrë, e forcuar prej vlerave të përbashkëta apo të pakontestuara, si universaliteti i të drejtave të njeriut, shkëmbimi i lirë dhe detyrimi për të provuar e zgjihur të gjithë konfliktet, politike dhe ekonomike, përmes negociatave, për të cilat Organizata Botërore e Tregtisë dhe rregullat e saj ishin një shembull i përsosur.

Zgjdhja e Donald Trump, Brexit, rritja e nacionalizmit dhe rilindja e të djathtës ekstreme që ka marrë pushtetin në disa vende të BE, një bastion i demokracisë, janë shenja të një ndryshimi epokal, më të thellë se ai që ishte në origjinë të shembjes së Murit.

Presidenti i SHBA, demokracia më e pasur dhe më e fuqishme, nuk ka skrupuj kur shkëput fëmijët nga krahët e nënave të tyre, në emër të luftës kundër imigrimit, apo të vendosë tarifa doganore për çelikun dhe aluminin e prodhuar nga aleatët e vet evropianë, si dhe të sulmojë NATO-n, duke e akuzuar se është tepër e kushtueshme dhe në thelb, e kotë.

Në një moment kur Kina manifeston një forcë ushtarake të pashoqe dhe ku fuqitë e reja ekonomike kontestojnë dhe dobësojnë dominimin perëndimore, që e ka fillesën qysh në kohën e Rlindjes, presidenti amerikan nuk heziton të çmontojë frontin perëndimor.

Për të, aleanca nuk ka kurfarë rëndësia, sepse mbrojtja e Evropës nuk i intereson dhe nuk do t’i ketë duart e lidhura nga cilado marrëveshje. Vetëm dy gjëra kanë rëndësi, në sytë e Trumpit: interesi i SHBA dhe marrëdhënia e forcës me Kinën.

Në ndërkohë, lista e fuqive, të mëdha e të vogla, që nuk duan të ndjekin më rregulla të përbashkëta vazhdon të zgjatet: Kina, Rusia, Turqia, Arabia Saudite, Irani, Izraeli, Hungaria, Mbretëria e Bashkuar dy vjet më parë dhe tani në fund, Italia.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB mund të këmbëngulë sa të dojë për fatin e rohingya-ve, mbi transferimin e ambasadës së SHBA në Jeruzalem, apo dramën e migrantëve që ikin nga lufta dhe mjerimi, drejt brigjeve evropiane. Shteteve as nuk u bëhet vonë, ashtu siç nuk u bëhet vonë për borxhin e tyre publik.

Nuk ka më as edhe një gjurmë hipokrizie në marrëdhëniet ndërkombëtare, asnjë “homazh që vesi i bën virtytit”. Fjalët e tmerrshme që, nga Uashingtoni në Romë dhe Budapest, i quajnë imigrantët si mikrobe nuk janë shumë banale sa për të tronditur.

Ndryshimi nuk është vetëm politik. Po ndodh edhe një çarje kulturore me periudhën 70 vjeçare të pasluftës, kur çdo gjë që kujtonte fashizmin dhe racizmin ishte tabu. Në thelb, po zbulojmë një botë të re, e cila nuk mund të analizohet me instrumentat e vjetra.

Për një gazetar, kjo epokë nuk i përket më editorialit, por kërkimit në terren, vëzhgimit klinik të një shekulli në ngjizje. Nuk jemi domosdoshmërisht përpara kthimit të viteve tridhjetë, dhe nuk ka asnjë Hitler apo Stalin në horizont, por kaosi që po shfaqet të kujton shumë periudhën e paraluftës së 1914-ës.

Këto janë arsyet përse po ndërpres, pas 27 vitesh, rubrikën time radiofonike Géopolitique, që e kam dashur shumë, por të cilën sot dua ta zëvendësoj me një xhiro përreth botës, përmes investigimit gazetaresk dhe librave. / France Inter

http://www.bota.al/2018/07/gazetaret-duhet-te-rikthehen-ne-terren/

Next Post
Fushë-Krujë, ktheu trajlerin në magazinë droge, pranga 42-vjeçarit Artan Kraja

Dhunon babain dhe kundërshton policinë, arrestohet 37-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, reagon Delegacioni i BE: Moment i rëndësishëm në negociatat e anëtarësimit

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, reagon Delegacioni i BE: Moment i rëndësishëm në negociatat e anëtarësimit

May 27, 2026
Kurban Bajrami në Kosovë, myftiu i ashpër me politikën: Na keni lodhur!

Kurban Bajrami në Kosovë, myftiu i ashpër me politikën: Na keni lodhur!

May 27, 2026
Gjermania liberalizon shtetësinë, Hoxha: Revolucion ligjor për emigrantët shqiptarë, gjuha dhe integrimi mbeten kushtet kryesore

Gjermania liberalizon shtetësinë, Hoxha: Revolucion ligjor për emigrantët shqiptarë, gjuha dhe integrimi mbeten kushtet kryesore

May 27, 2026
Qeveria ndryshon rregulloren e Gardës së Republikës, lejohet organizimi në sindikata, ndalohet angazhimi politik

Vetëvritet me armën e shërbimit punonjësi i Gardës në Tiranë

May 27, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 34-vjeçari përfundon në spital

May 27, 2026
Europa “digjet” nga vapa ekstreme, ekspertët: Ky është vetëm fillimi!

Europa “digjet” nga vapa ekstreme, ekspertët: Ky është vetëm fillimi!

May 27, 2026
Ministri Hoxha pas takimit në Bruksel: Çdo ditë e më afër BE-së, ndryshimi po vjen

Ministri Hoxha pas takimit në Bruksel: Çdo ditë e më afër BE-së, ndryshimi po vjen

May 27, 2026
55 vite burg për grupin e Shullazit, Gjykata e Lartë vulos dënimin

55 vite burg për grupin e Shullazit, Gjykata e Lartë vulos dënimin

May 27, 2026
82%-94% përkrahin politika social-ekonomike të majta, por vetëm 41% e konsiderojnë veten të majtë

82%-94% përkrahin politika social-ekonomike të majta, por vetëm 41% e konsiderojnë veten të majtë

May 27, 2026
TTW: Shqipëria drejt rekordit turistik dhe transformimit digjital

TTW: Shqipëria drejt rekordit turistik dhe transformimit digjital

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In