• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetarët “antipatikë” të 21 janarit dhe “Crime Story”

by Alba Malltezi
28/04/2024 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Alba Malltezi

Me gjithë deformimin e figurës së gazetarit dhe misionit të tij, ka ende, për fat, gazetarë në Shqipëri që në zemër kanë të vërtetën.

    • Po harrojmë, në rrugë e sipër, se figura e vërtetë e gazetarit nuk është ajo e luksit, e vilave milionere, e udhëtimeve të shtrenjta, e bizneseve ekstravagante. Ky është një model i deformuar i gazetarit që mbiu në tranzicionin absurd në Shqipëri. Gazetarët nuk janë ata të qokave, të drekave e darkave me shpenzime të majme, të dhuratave e miklimeve, të detyrave institucionale ndërkohë që “shesin” analizat e tyre të pavarura me rroga nëpër borde e institucione shtetërore, apo e përdorin median si kallashnikov në dispozicion të manipuluesve të radhës. Gazetari është një figurë e vetmuar, me një llogari bankare të boshatisur, pasi paraja e luksi nuk është aspak qëllimi i jetës së tij. Për fat të mirë, gazetarë të tillë ka ende në Shqipëri, të cilët na mësojnë e na tregojnë se ku ishim, ku jemi dhe se ku mund të shkojmë.

 

Gazetarët e mirë kanë memorie, arkiv dhe dëshirën për të renditur para bashkëaktdhetarëve fakte dhe dokumente që përndryshe i harrojmë shpejt të gjithë. Ata nuk janë “simpatikë” për të shumtët, nuk janë popullorë apo nuk falsifikojnë për të pasur sa më shumë “like” për t’u dukur °të adhurueshëm” dhe “në modë”. Gazetarëve vërtetë të mirë iu intereson E Vërteta dhe për të lodhen e punojnë.

Këtë përshtypje të lënë investigimet, dokumentet, pamjet e “Crime Story” të Ferdinand Dervishit në Report TV. Rikthimi i pamjeve të tragjedisë së Piramidave mashtruese, jo vetëm na sjell në mendje pushtetin e egër kriminal që na drejtoi në atë kohë, por na kujton edhe si ishim ne dhe ku ishim. Nuk kanë më shumë rëndësi sot se çfarë thonin politikanët enkas manipulues të kohës, që me të drejtë Dervishi i risjell, por të vërejmë me kujdes se si ishim ne përreth tyre: aq të varfër, aq të padjallëzuar, aq mirëbesues me njerëz që na bënë thellësisht keq.

Dua të veçoj edhe “Crime Story” më të fundit, për “Sabotimin e dytë të 21 janarit”, ku dokumente të jashtëzakonshme sillen para syve të shqiptarëve, të cilat dëshmojnë se si, në atë kohë, kishim një Shtet të marrë peng nga dëshira megallomane e pak individëve për të bërë vilat e tyre sa më gjigande, në kurriz të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Dhe për ato qëllime, nuk e patën për gjë as të vrisnin dhe as të vinin një pjesë të shtetit në shërbimin skllavëror të tyre vetyëm për një qëllim: Të vrasin të Vërtetën!

Ja pra se pse një shoqërie si e jona Gazetarët e Drejtë, ata pa vila nga veriu në jug e pa pasuri sfiduese ndaj shqiptarëve të mesëm e të thjeshtë, iu duhen si oksigjeni; edhe pse nuk janë “në modë” nëpër media sociale, nuk udhëtojnë në gjithë botën nëpër rezorte luksoze e nuk shtrojnë dreka e darka për t’u dukur babaxhanë, ndërkohë thurin plane në kurriz të Shqipërisë. Gazetarët që i shërbejnë vendit të tyre, ende nuk do t’i shihni të vlerësuar as edhe nga shoqatat e gazetarëve. Sepse këta gazetarë nuk kanë kohë të humbin drekave e darkave të paguara nga dikush.

Shqiptarja.com
Next Post
BBV\ Banori i ri “shqetëson” Françeskën: “Edhe njëherë, unë jam e martuar” (Video)

BBV\ Banori i ri "shqetëson" Françeskën: “Edhe njëherë, unë jam e martuar” (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

August 3, 2026
VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

August 3, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Mbi 1.1 mln automjete në rrugë, sezoni turistik nxit tregun e qiradhënies së makinave

August 3, 2026
VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

August 3, 2026
Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

August 3, 2026
SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

August 3, 2026
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

Mbi 21 mijë maturantë aplikojnë për në universitet! Lista e fituesve shpallet më 22 gusht

August 3, 2026
Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

August 3, 2026
Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

August 3, 2026

Rregullorja “Bani” si “Kurban” për të drejtat kushtetuese të medias

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com