• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetarë investigative apo zëdhënës të padeklaruar institucionesh?

by Shpëtim Luku
16/03/2025 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Luku

“Sipas burimeve të mia…”, “nga burimet e mia…”.

Këto janë disa shprehje të përdorura tashmë rëndom nëpër emisione televizive, kryesisht nga gazetarë të kronikës, por që prezantohen me një titull më të avancuar, me një titull më joshës e më intrigues, si gazetarë investigativë. Manifestojnë një besim të madh, kanë vetë kënaqësinë dhe vetësigurinë se i’a kanë arritur qëllimit që të perceptohen nga publiku sikurse dëshirojnë ata. Por në të vërtetë, nga mënyra si sillen, nga mënyra si performojnë e si analizojnë përçojnë dyshime shumë të mëdha për profesionalizmin e tyre. Sepse nëse do arsyetojmë nga këndvështrimi profesional dhe etik, gazetarët që marrin dhe transmetojnë informacion ekskluzivisht nga burime të institucioneve të drejtësisë, si SPAK apo policia, pa verifikuar ose analizuar më tej të dhënat, mund të vlerësohen si më shumë korrierë lajmesh sesa gazetarë investigativë.

Këta gazetarë që veprojnë thjesht si transmetues të të dhënave nga institucionet, ndihmojnë në krijimin e një narrative që favorizon vetëm njërën palë. Të asaj narrative që duan të përhapin institucionet që i përdorin ata si zëdhënës të padeklaruar të tyre.

Gazetaria e mirë kërkon hulumtim të pavarur, kërkon krahasim burimesh dhe analizë për të kuptuar kontekstin e plotë. Nëse informacionet selektive përdoren për të goditur individë ose grupe të caktuara, gazetari mund të bëhet pa dashje dhe me dashje pjesë e një loje politike apo institucionale. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur dhe po ndodh me një pjesë të madhe të gazetarëve të kronikës apo me persona, të cilët ftohen për analiza ngjarjesh nëpër televizione me cilësinë e ekspertit. Kohët e fundit vihet re një dukuri pozitive në disa media vizive. Ftohen për diskutime e debate disa avokatë të njohur, të cilët e bëjnë më profesional diskutimin duke evidentuar diferencë të dukshme me mënyrën e të menduarit e të analizuarit në krahasim me gazetarë të ndryshëm Pra me ata gazetarë që e nisin diskutimin me “sipas burimeve të mia…”

Gazetarët është e nevojshme të arrijnë të mbajnë një qasje të balancuar, duke marrë informacione nga burime të ndryshme dhe duke analizuar ato në mënyrë kritike. Vetëm kështu ata mund të jenë ndihmës për informimin e publikut pa rënë në rolin e thjeshtë të zëdhënësve.

Next Post
Alergjitë që vijnë me pranverën, një problematikë që nuk duhet anashkaluar për të jetuar shëndetshëm

Alergjitë që vijnë me pranverën, një problematikë që nuk duhet anashkaluar për të jetuar shëndetshëm

Comments 2

  1. Simoneta Angosalianji says:
    10 months ago

    Pse nuk i vë emrin, Klodiana Lala, si më TIPIKJA agresive, që të kujton komandanten gjermane femër, të kampit të çfarosjes së hebrenjve të Bukenvaldit.
    Një natyrë keqazi negative, e mbrujtur nga feminija brutale, pa edukate dhe varferi të skajshme, duke përftuar në karakter, anët më të këqija të trashëgimisë familiare prinderore.
    Pikërisht, këta tipa, bëhen më negativët e shoqerisë.
    Njerëz të këqij, të prirur të shikojnë tek të tjerët, vetëm negativitet, sepse të tillë janë vetë, duke i perceptuar edhe të tjerët, me njësinë e tyre matëse.
    Dhe zoti, këta tipa, nuk i lë pa përçudnuar edhe në pamje të surratit duke i këthyer në karikatura të gjalla.(po përdor këtë term jo të denjë, por vetëm perifrazoj me korrektesë fjalën që përdor Klodiana Lala për të denigruar të tjerët).

    Reply
    • ppa says:
      10 months ago

      Diagnoze e sakte!

      Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com