«Është e vështirë ta marrësh me mend se çfarë ka ndodhur», e citon media Burim Kukelin, njërin ndër lojtarët e Kombëtares shqiptare që vjen nga Zvicra. Por kjo nuk është një modesti e shtirur, e kupton gazetari. Një natë më parë, me 20 minuta lojë, ai kishte kontribuar që Shqipëria të kualifikohej në Kampionatin Europian të futbollit në 2016-tën. Pas fitores 3:0 kundër Armenisë, i gjithë ekipi shqiptar hidheshin përpjetë, duke spërkatur me ujë, të mrekulluar nga fitorja. Shqiptarët e kanë arritur për herë të parë atë që Zvicrës i ka shkur 14 herë për dore, nënvizon reportazhi. Prandaj ai i beson Kukelit kur thotë: «Ky është një sukses i madh për ne lojtarët dhe Shqipërinë. Këtë vërtetë do ta kuptojmë kur të luajmë në Francë dhe do ta përjetojmë atmosferën e Kampionatit».
«Politikë dhe patos»
Atmosfera e veçantë ishte ndjerë menjëherë pas kthimit nga Armenia. Gazetarit i bën përshtypje fakti që vetë kryeministri i vendit, Rama, i priste lojtarët e Kombëtares në rrëzë të shkallëve të avionit, duke e përqafuar secilin prej tyre. Mijëra të tjerë e pritën ekipin, «sikur të kishte fituar tanimë kampionatin». Presidenti i vendit i dekoroi ato me një urdhër dhe arsyetoi: «Ju e keni ngritur imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë dhe na keni krenuar dhe bashkuar si kurrë më parë», citon gazeta zvicerane.
Gazetari e mirëkuton këtë shpërthim ndjenjash, sepse historia e Shqipërisë është karakterizuar nga varfëria dhe vuajtja, nga shpërndarja e forcave dhe mendjeve të saja në të gjitha kontinentet shkaku i urisë dhe luftërave. Por – pohon ai – ajo është edhe një histori e hovit falë të kthyerve. Dhe, dëshmia më e mirë për këtë është futbolli. «Kush e kupton futbollin shqiptar, e kupton më mirë edhe vendin – dhe anasjelltas», nënvizon gazetari.
Rrugëtimin e tij për ta kuptuar këtë, gazetari nuk e fillon në Tiranë, por në Cyrih. Me Burim Kukelin. Por Federata Shqiptare e Futbollit ua paskësh ndaluar lojtarëve të Kombëtares të flasin… Mu në kohën kur interesimi i mediave është në kulminacion, kur Shqipëria do të konfrontohet në futboll me rivalin e saj më të madh – Serbinë. Gazetari kujton historinë e dronit në lojën në Beograd. Pavarësisht marrëveshjeve për nomalizimin e marrëdhënieve me Kosovën e ndarë nga Serbia, megjithatë ekszistojnë tensione, vërenë artikulli. Kjo tregon, sipas tij, sa i ngatërruar është sporti me politikën dhe se plagët e luftës së Kosovës janë ende të hapura. Pas shumë ndërhyrjeve deri te trajneri i Kombëtares shqiptare, Kukeli mund të flasë për gazetën, por me kushtin që biseda të dalë vetëm pasi të ketë përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi.
Kukeli shkon i relaksuar në takim me gazetarin, por kur bie fjala te loja me Sërbinë, shikimi i tij ndryshon: «Lufta nuk është ende aq larg. Shumëkush e ka përjetuar atë, shumëkush ka humbur të dashurit e vet. Këtë e ndjen kur i takon ato dhe e sheh si ia kalojnë», citon gazeta. Kukeli vet ka lindur në Kosovë dhe e njeh mirë vendin i cili me kaq mund është shkëputur nga Serbia. Ndonëse familja e tij kishte emigruar vite më parë. Babai i tij kishte punuar 13 vite në Lucern në sektorin e industrisë së metalit si stinor. Burimi kishte ardhur në Zvicër si trevjeçar në Olten ku kishte kaluar edhe babai i tij me një punë në hekurudhat e Zvicrës.
«Shumica jeton në emigracion»
Rasti i Kukelit është reprezentativ për Shqipërinë dhe Kombëtaren e sajë të futbollit, e ka detektuar gazeta. 1,6 milionë shqiptarë jetojnë në Kosovë, thotë ajo – rreth një gjysëm milioni në Maqedoni, mbi 60’000 në Serbi dhe 30’000 në Mal të Zi. Ndërrimi i sistemit në Shqipëri dhe lufta e Kosovës shumë shqiptarë i ka nxjerrë në emigracion – 570’000 në Itali, 460’000 në Greqi, 320’000 në Gjermani, 250’000 në Zvicër dhe 200’000 në SHBA. Momentalisht në Shqipëri jetojnë 2,3 milionë shqiptarë, njerr reportazhi. Ky raport, sipas gazetës, reflektohet edhe në Kombëtaren e futbollit. Në të gjithë ekipin e gjërë vetëm 11 lojtarë janë rritur në Shqipëri, 15 të tjerë – në emigracion: nga një në Gjermani, Greqi dhe Norvegji, dy në Kosovë dhe – sikurse Kukeli – dhjetë në Zvicër.
Futbolli shqiptar është pjekur për në Kampionatin Europjan falë prurjeve nga Zvicra dhe trajnerit nga Italia. Prej katër vitesh sa është ai në këtë funksion, në Kombätren shqiptare ka vënë diciplinë dhe frymën e ekipit, duke ngjallur edhe ambiciet e një komuniteti të dëshpëruar futbolli në Shqipëri. Trajneri De Biasi është i interesuar për sekondot nëpër botë, si Kukeli. «Ai i ka takuar të gjithë lojtarët që janë rritur në botë dhe iu ka dhënë atyre një shansë», kujton Kukeli. Edhe atyre me shtetësi kosovare. Kukeli është duke pritur për pasaportën zvicerane, që po vonohet për shkak të ndërrimit të kantonit! Dhe kjo kishte kaluar nga diçka në lidhje me futbollin në një çështje të përkatësisë, lojalitetit dhe mirënjohjes.
Një javë para ndeshjes me Serbinë, gazeta e zë De Biasin në telefon: «Në këto vendime nuk është fjala për kombin, për krenarinë apo për zemrën, sot për të gjithë ne ka vlera të tjera», është shprehur ai. Gjermano-shqiptari Shkodran Mustafi e ka refuzuar ofertën e De Biasit për Kombëtaren shqiptare: «Nuk është e lehtë të vendosësh kundër atëdheut të prindërve. Por unë nuk doja të bëhem heroi i një kombi, doja të bëja karrierë, të mbërrij shumë», është shprehur ai. Dhe verën e kaluar u bë kampion botëror me Gjermaninë, kujton media.
«Sikur zviceranët të kishin qenë vërtetë të interesuar, do të ishin munduar t’i fitonin më parë lojtarët e mi. Kush nuk mund të luajë për Zvicrën, vjen te unë», ka thënë De Biasi. Ai së fundmi është në kontakt me sulmuesin e GC-së, Shani Tarashaj, i cili po pret një ofertë nga Kombëtarja zvicerane. Pore dhe sa? – pyet media. KE-ja është një ekspozitë për karrierë dhe Shqipëria po fiton atraktivitet. «Përpara duhej t’u përgjëroheshim lojtarëve, ndërkohë këshilltarët e futbollit po na ofrojnë vetë lojtarë», pohon trajneri.
«Futboll në vend të kompjuterit»
Afatgjatë, Shqipëria nuk mund të mbahet nga emigrantët, pohon gazeta. Por, nga vjen përkrahja për futbollin? Dritan Babamusta, një lojtar profesionist i «Teutës» në Durrës i shpjegon gazetarit se si qëndron puna me futbollin në bazë. Paralelisht me futbollin ai ka kryer studimet për jurdik dhe shkencat e sportit, momentalisht i udhëheq shpresat e futbollit shqiptar. Me veturën e tij ndalojnë në një lagje, midis shtëpive, ku ca fëmijë po luajnë një ndeshje futbolli. Kjo e kënaq Babamustën, që konstaton me keqardhje se fëmijët kalojnë shumë kohë në kompjuter. Në bashkëpunim me qeverinë ai tani e ka futur futbollin në shkolla. Për djemtë dhe vajzat. «Me rëndësi është që futbolli të hyjë në jetën e tyre», pohon ai. Sipas tij, njëherë duhet të vijë kuantiteti. Ai e shëtit gazetarin në hapësirat e reja në ngritje ku do të kultivohet futbolli dhe do të bëhet kapërcimi nga sasia në cilësi. Por mungesa ka.
Një ish profesionit i «Teutës», Kristaq Toçi, shpjegon më tutje. Fajët për prapambetjen e futbollit shqiptar duhet kërkuar në të kaluarën komuniste. Vetëm para disa vitesh Shqipëria ishte si Korea Veriore – e izoluar dhe e prapambetur në çdo sferë. Lojtarët sun dilnin jashtë, trajnerët nuk kishin literaturë. «Nuk mund t’i ndiqje lojërat as në televizor», pohon Toçi. Pastaj erdhi ekszodi, kaosi. Në këtë kohë ai kishte ardhur në klub për të shkuar në një ndeshje futbolli jashta Durrësit – ç’të shihte: kishin ngelur vetëm pesë lojtarë, 18 të tjerët ishin ngjitur në anije për në emigracion!
Ndërkohë ata po kthehen. Në një xhiro nëpër vende stërvitjeje, gazetari takon katër mësues që kanë luajtur në Itali te gjysëmprofesionistët dhe ekspertizën e tyre po e transferojnë në vendlindje. «Një kohë ishte me rëndësi të kishe shtëpi dhe punë», shpjegon Toçi, duke lënë të kuptohet se ngadalë po vijnë gjërat në vend dhe se po vjen edhe koha e futbollit. Por kjo, sipas gazetarit, duket të jetë rasti edhe tani në shumë pjesë të Shqipërisië. Rroga mesatare shkon në 295 euro, 50 për qind e popullatës janë të prirur të emigrojnë – tek të rinjtë kjo shifër kap 85 për qind. Arsyet për këtë gazetari i kupton rrugës nga Tirana në Elbasan për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi. Policia e ka bllokuar rrugën direkte dhe ata duhet të bëjnë një trajektore nëpër vise të tjera, ku shihen fshatra të harruar, bujq nëpër gomerë, kuaj nëpër vise industriale, gra me rrudha në fytyrë…
«2000 policë»
Megjithatë, gazetari sheh shumë entuziazëm për futbollin. Sikur ka ardhur gjysma e Shqipërisë për të ndjekur lojën kundër Serbisë, thotë ai. Të gjithë me flamuj të vegjël e të mëdhenj, në këmbë e në vetura; kryqëzojnë duart duke formuar shqipen dykrenare. Një familje iu ofron mysafirëve oborrin e tyre për t’u parkuar. «Lopë që pëllasin, pula që kakarisin». Për parkingun gazetari paguan diçka më shumë se pesë eurot që i kërkohen. Si falënderim merr një buzëqeshje dhe një ëmbëlsirë të freskët. Përderi sa në Tiranë gazetari merret mesh në anglisht apo italisht, në Elbasan për këtë i shërbejnë duart dhe mimika.
«Dhjetë lojtarë me rrënjë zvicerane»
Dhetë lojtarë të Kombëtares shqiptare janë rritur në Zvicër, por kanë vendosur të lujnë për Shqipërinë, konstaton gazetari: Burim Kukeli, Berat Xhimshiti, Naser Aliji, Shkelzen Gashi, Taulant Xhaka, Arlind Ajeti, Ermir Lenjani, Amir Abrashi dhe Migjen Basha. Të gjithë të thirrur në tre vitet e fundit. Më i vjetri është Lorik Cana, i cili dhjetë vjet të rinisë së tij i ka kaluar në Lozanë.
2’000 policë e ruajnë stadiumin, nëpër çati duken hijet e snajperistëve. Në hyrje gazetari e njeh Altin Rrakllin, i cili ka bërë bujë në SC Freiburg dhe që prej dhjetë vitesh është kthyer në Shqipëri, është kualifikuar si trajner dhe e stërvit Kombëtaren e grave. Në një bisedë në kafene ai i ka rrëfyer gazetarit për vështirësitë dhe perspektivat e futbolit shqiptar: rekrutimin e të rinjëve, rregullimin e hapësirave për stërvitje, renovimin e stadiumeve. Liga ka pak mjete financiare, ankohet ai. Nuk ka sponsorë të fuqishëm, kurse nga transmetimet në televizion çdo klubi i vijnë nga 70’000 euro në vit. Për krahasim, gazetari kujton që kjo shifër në Zvicër është dhjetë herë më e lartë. «Elbasan Arena» ishte renovuar për lojërat e kualifikimit në KE, gjithashtu do të renovohen stadiumet e Shkodrës dhe Tiranës. Qeveria Rama, sipas trajnerit është e vetmja që po investon njëmend në futboll. Por gazetari pyet se mos do të ishte më mirë që këto investime të shkonin në shkolla dhe spitale?
«Fitore pavarësisht nga humbja»
Janë vetëm 12’800 shikues në Elbasan. Por janë të zhurmshëm, konstaton gazetari. Dhe pastaj menjëherë shumë qetë! Serbia shënon dy gola në vazhdimin e lojës. S’ka festë. Asgjë. «Kemi ende një shansë me Armeninë», ishte shprehur De Biasi në konferencën për shtyp.
Ndeshjen e futbollit e kishte ndjekur edhe Christoph Graf, mbasadori i Zvicrës në Tiranë. Loja paskësh qenë një sukses, i thotë ai. «Megjithëse 0:2, Shqipëria ka fituar. Kanë besuar se shqiptarët nuk do ia dilnin ta mbanin lojën, por ata ia arritën.» Kjo ndeshje ka treguar paksa edhe se si po zhvillohet Shqipëria. Ish vendi i zoluar, po fillon të luajë një rol. «Stabiliteti në Ballkan varet nga raporti ndërmjet shqiptarëve dhe popujve të tjerë. Dhe Shqipëria në këtë kohë po merr një funksion të rëndësishëm si moderatore», pohon ambasadori.
Reportazhi flet për përkushtimin e kryeministrit shqiptar, Rama, dhe bashkëpunimin e tij me homologun serb Vucic në dobi të mirëkuptimit ndrëmjet të dy kombeve. Sidomos në raport me Kosovën. Por edhe të integrimit të tyre në UE, duke kujtuar edhe sfidat dhe rrugën e gjatë që kanë përpara. Ndërkohë kujton për ndihmën që po jep Zvicra në fushat e demokratizimit, decentralizimit, zhvillimit ekonomik, infrastrukturës, energjetikës dhe shëndetësisë.
Dy ditë më vonë Kombëtarja shqiptare ngadhnjenë në futboll kundër Armenisë. Me prurjet nga emigracioni, Shqipëria vjen në fokus të futbollit europian. Vlera fillestare e kualifikimit për të 24 ekipet është tetë milionë euro. Një pare e mirë për më shumë kullosë artificiale, më shumë drita, më shumë kampionate të rinjsh – mendon gazetari,
. Në Aeroportin e Erevanit Burim Kukeli thotë: «Kjo është një shtytje e gjgante për të gjithë vendin.» ksPergatiti ne shqip, Enver Robelli