• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazeta “fantazmë” sulmon Donald Lu, por në Kosovë kërkojnë një ambasador të tillë

by Java News
10/02/2017 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Tirana vijojnë sulmet ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, me shkrime të paguara. Këtë radhë është zgjedhur një gazetë e dorës së dytë në Uashington, “washington Times”. Në shkrim thuhet se Donald Lu po destabilizon Shqipërinë, duke përcaktuar humbësit dhe fituesit. Më tej ai cilësohet si “sorosion”. Nga akuzat, nuk është e vështirë të kuptohet se shkrimi është përgatitur në Tiranë.

Por kush është autori i këtij shkrimi?

Ai nuk është gazetar, por thjesht një tjetër kontributor, që quhet L. Todd Wood.

Profesioni i tij? Ish-pilot helikopterësh.

Ndërsa gazeta, pavarësisht emrit pompoz, nuk është e famshmja “Washington Post”, por një gazetë e vogël lokale.

Ajo është përdorur disa herë për shkrime të porositura për politikën e brendshme në Shqipëri.

Shkrimi vjen pasi Departamenti i Shtetit reagoi sërish, duke deklaruar mbështetjen për Donald Lu.

Por, ndërsa këto dy ditë ka pasur sulme me shkrime dhe komente të paguara, njerëzit në Shqipëri mendojnë ndryshe për Donald Lu.

Madje, jehona e luftës së tij kundër politikanëve dhe gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar, ka prekur edhe Kosovën.

Ardian Haxhiaj shkruan në një koment, se edhe Kosovës i duhet një Donald Lu.

“Faktet kokëforta historike na tregojnë se që nga ndërtimet e shteteve tona (Shqipërisë para më shumë se një shekulli dhe Kosovës para një dekade), kanë qenë faktorët dhe rrethanat e jashtme gjeopolitike ato që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimet e brendshme, aq sa roli i shoqërive shqiptare këndej e andej kufirit ka qenë shumë i vogël. Të kujtojmë vetëm kohën kur Serbia e zbatonte “Zgjidhjen Finale” me spastrimin etnik të Kosovës (1999), ndërkohë që u desh ndërhyrja e Perëndimit dhe e Amerikës përmes NATO-s për ta shpëtuar qenien biologjike, sociale dhe më vonë politike të shqiptarëve të Kosovës. Pa projektin amerikano-evropian për shpëtimin e Kosovës nga masakra serbe dhe për bërjen e shtetit, me fat do të konsideroheshin ata që do ta kishin shpëtuar kryet të degdisur nëpër botë, ndërkaq që të tjerët do t’i kishte përlarë holokausti. Madje Kosova, njëherë për njëherë, as nuk mund të paramendohet pa praninë ndërkombëtare të forcave të sigurisë dhe të institucioneve të tjera juridike dhe politike. Ky është realiteti të cilën e dinë edhe oligarkët-kriminelë. Duhet ta dimë dhe ta pranojmë se jemi shoqëri e vonuar në procese dhe se si shoqëri ende nuk kemi takat ta trembim macen prej përsheshi. Paramendoni kur një shoqëri nuk mund të çlirohet nga një grusht oligarkësh-kriminelë me mentalitet cubi e sharlatanë, që në konditat normale të një shoqërie me nocione të qarta juridike dhe demokratike, karriera e më të mirëve prej tyre do të ishte pozita e ndonjë mësuesi katundi, ndërkaq që shumica e të tjerëve do ta bënin jetën e zakonshëm të miletit.

Paramendojeni një Shqipëri të pavarur si shtet më shumë se një shekull, të cilën e sundojnë oligarkët-kriminelë nëpër shumicën e periudhave të saj të historisë shtetërore. Asnjëherë shoqëria shqiptare e Shqipërisë nuk ka mundur ta ndalë vetë të keqen, por kanë qenë rrethanat e jashtme përcaktuese të ndryshimeve eventuale. Në qoftë se oponentët e Ahmet Zogut e kanë quajtur “satrap” gjatë kohës së tij si mbret të Shqipërisë, rënien e tij e ka mundësuar pushtimi italian e askush tjetër. Në qoftë se shoqërinë shqiptare e kanë mbajtur të mbërthyer në varfëri, mjerim e terror gjatë epokës së komunizmit, prapë kanë qenë rrethanat e jashtme ato që e kanë cofur komunizmin dhe establishmentin komunist në Shqipëri. Komunizmi në Shqipëri u përmbys atëherë kur është përmbysur ideologjia komuniste në mbarë botën dhe kur komunizmi është kalbur vetvetiu. Ndërkaq tash, në epokën e integrimeve evropiane, prapë se prapë shoqëria shqiptare nuk ka elan dhe forcë të organizimit për t’i përmbysur oligarkët-sunduesit e vet, por shpresat janë të varura përsëri te faktorët e jashtëm. Në Shqipëri është dashur që për formatizimin demokratik të institucioneve dhe të shtetit shqiptar të ndërhyjë në formën e administratorit ndërkombëtar ambasadori i një vendi mik dhe të fuqishëm, hija e të cilit e mbanë gjallë nga ndikimet gllabëruese anti-Shqipëri. Prandaj Ambasadorin Lu shoqëria shqiptare (edhe këndej në Kosovë) e sheh si shpëtim për dekriminalizimin, jo vetëm të drejtësisë shqiptare, por edhe bërjes së Shqipërisë shtet funksional. Shoqëria shqiptare ende nuk ka takat t’i mund oligarkët-kriminelë të veshur me pushtet. Shoqëria shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri ende është nën psikozën bizantino-otomano-komuniste në raport me sunduesit.

Krejt njëjtë është momentumi i shoqërisë në Kosovë, që nuk ka takat për t’i mundur cubat. Prandaj, njëherë për njëherë, e vetmja shpresë është që ta kemi edhe ne një ambasador Lu në Kosovë”, shkruan ai.

Next Post
Vizita në Gjermani, Rama: Do të falënderoj personalisht Merkel

“Nga Parisi në Trieste”, si po ecën “Procesi i Berlinit” dhe sfidat e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

March 30, 2026
Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

March 30, 2026
“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In