• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Djali më rrahu e më la pa ndjenja!” Rrëfimi shokues: Mori shtëpinë dhe më hodhi në rrugë

by A M
10/11/2024 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavlina ka thirrur nënën, Dritën në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar pjesën e saj të pasurisë pasi thotë se është nënë e dy fëmijëve dhe pa asnjë përkrahje. Nëna nuk pranon t’i japë asgjë as Pavlinës dhe as të birit pasi thotë se ia kanë marrë shtëpinë me gënjeshtra.

Gjuha mes nënës e vajzës është shumë e ashpër, ndërsa Drita trondit të gjithë të pranishmit në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se djali e ka dhunuar. Ajo tregon se ka marrë edhe urdhër mbrojtjeje prej tij.

Pavlina: Kjo zonja këtu zonja Eni…

Eni Çobani: “Kjo zonja këtu” është mamaja moj zonjë! Si është “zonja?”

Drita: Kujt i thua zonjë? S’ke turp ti moj? Si s’më thua nënë?!

Pavlina: Ti për mua nuk je nënë!

Drita: Ju kam lindur dhe ju kam rritur më mirë se të tërë!

Pavlina: Ti mua dasmë nuk më bëre, pasuri nuk më dhe. Unë kam dy fëmijë, në punë nuk vete të punoj që të bëj shtëpi. Unë dua pjesën time.

Drita: Nuk kisha dhe nuk të bëra!

Pavlina: Mirë, më jep shtëpinë e fshatit, më kishe premtuar që do të të jap shtëpinë e fshatit. Shtëpinë e fshatit nuk ma dhe. Tani unë dua ose lekët, ose pjesën time të pasurisë.

Drita: Të pasurisë? Po unë kalova depresion dhe më gënjejnë, më morën firmat e ua dhashë shtëpitë të tëra se më gënjejnë! Kam qenë 4 vjet me depresion, me ilaçe!

Si është historia që vajza të thotë zonjë, jo mama se tani është shumë e rëndë kjo? Çfarë ka ndodhur?

Drita: Po kjo histori znj. Eni se mua më gënjyen, më mashtruan se isha në depresion dhe më morën firmën, më morën shtëpinë!

Pavlina: Ore nuk më intereson!

Drita: Të intereson, s’të intereson unë nuk të jap as ty, as atij qenit!

Pavlina: Gjeji ku të duash!

Drita: Asnjërit, as ty, as atij! Nuk ju jap! E kam bërë me këto krahë, i kam duart flluskë!

Ardit Gjebrea: Znj. Drita, kush është qeni?

Drita: Im bir z.Ardit! Më kanë keqtrajtuar! Jam me urdhër mbrojtjeje! Më kanë rrahur, më kanë goditur, më kanë poshtëruar!

Ardit Gjebrea: Kush të ka rrahur?

Drita: Djali më ka rrahur! Ja ku është edhe urdhri i mbrojtjes atje me kartën!

Pavlina: Ti nuk më ke trajtuar si vajzën tënde, mendove vetëm për djalin!

Drita: Mendova dhe djali im më shpuri në këtë pikë! Ja ku janë tërë kartat, tërë dokumentet atje nga Policia e Shtetit!

Urdhri i mbrojtjes me vlefshmëri për 6 muaj është lëshuar ndaj djalit dhe nuses. Drita thotë se ajo ka rënë pa ndjenja e madje djali i ka thënë se meritonte më shumë.

Drita: Më kanë goditur znj. Eni! Kam rënë pa ndjenja!

Eni Çobani: Po pse?

Drita: Më kanë goditur për hiçasgjë! Dhe më ka thënë që “unë me kaq të goditur? Të të bëja që mos të të merrte doktor në dorëzim!” Është shumë e vërtetë z. Ardit, ja ku janë edhe kartat!

Pavlina: Mirë ta bëri djali se ashtu e zgjodhe vetë!

Eni Çobani: Jo “mirë ia bëri djali” moj, si mirë ia bëri djali të rrahë mamanë?

Pavlina: Të mbajë djalin se për mua nuk ka menduar fare znj. Eni.

Bashkëshorti i Dritës është në gjendje të vështirë shëndetësore për shkak të një dëmtimi në sy si dhe vuan nga skleroza. Në dokumentet që ndodhen në tavolinën e ndërmjetëses Eni Çobani shkruhet se Drita ia ka dhuruar djalit një pjesë të pasurisë, veprim për të cilin ajo thotë se është kryer gjatë kohës që ka qenë në depresion.

Eni Çobani: Po si është e mundur që të mori djali dhe shkove, ia dhurove. Shumë mirë, më pas çfarë ndodhi? Kur e more vesh që ia dhurove?

Drita: E mora vesh kur filloi sherri! Më tha “ma dhe mua kartën e shtëpisë, e kishe zemrën të mirë. Ne e kemi të keqe, ne të nxjerrim në rrugë” tha, “por tani ne do të të mbajmë për bamirësi”. Tani të punoj unë, të ngordh e të më mbajë për bamirësi znj. Eni, si është e drejtë kjo?

Eni Çobani: Jam shumë dakord, por si ia ke dhuruar se këtë s’e kuptoj?

Drita: Po s’isha mirë mendërisht po të them, më detyruan!

Eni Çobani: Për çfarë të çoi te noterja?

Drita: Më detyruan, më thanë që këtë kartën do ta bëjmë që të shkojë fëmija në shkollë!

Drita thotë se në vilën që kanë ndërtuar ajo dhe i shoqi, qëndron djali, ndërsa në njërin kat një e moshuar me tri vajzat e saj. Prindërit kanë përfunduar në garazhin e përshtatur si shtëpi./tvklan.al

Next Post
“Në Instagram bëjnë namin”, Bledi Mane: Shqiptarët ankohen kot që janë të varfër

“Në Instagram bëjnë namin”, Bledi Mane: Shqiptarët ankohen kot që janë të varfër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

July 27, 2026
FOTOLAJM / Protestuesit, breshëri vezësh ndaj makinës së Taulant Ballës

FOTOLAJM / Protestuesit, breshëri vezësh ndaj makinës së Taulant Ballës

July 27, 2026
Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

July 27, 2026
Mazhoranca miraton me 74 vota marrëveshjen me SHBA për modernizimin e ushtrisë

Mazhoranca miraton me 74 vota marrëveshjen me SHBA për modernizimin e ushtrisë

July 27, 2026
Kinë- Brazil , bisedë telefonike midis dy presidentëve

Kinë- Brazil , bisedë telefonike midis dy presidentëve

July 27, 2026
FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

Aksidentet, 6 të plagosur dhe viktima çdo ditë në rrugët e Shqipërisë

July 27, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

July 27, 2026
NASA i quan “dragonj”/ Retë e zjarrit në Evropë, çfarë janë dhe pse po alarmojnë ekspertët?

NASA i quan “dragonj”/ Retë e zjarrit në Evropë, çfarë janë dhe pse po alarmojnë ekspertët?

July 27, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Pas një viti seancash, GJKKO frenon SPAK-un: Dosja e Beqajt kthehet për plotësim

July 27, 2026
Marrëveshja me SHBA, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD mungon

Marrëveshja me SHBA, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD mungon

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In