• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Gaza e Vogël”, vitet e padukshme të palestinezëve në Kajro: Nuk do të kthehemi më kurrë!

by A R
05/10/2025 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Zemra ime është varrosur në qytetin e Gazës. Jetoj, marr frymë dhe ec vetëm për vajzën time 5-vjeçare, Ulya. Ajo është gjithçka që më ka mbetur nga familja”. Kështu e nis rrëfimin e saj Samira, 35 vjeçe, e mbijetuar nga një sulm ajror izraelit më 19 tetor 2023, që i mori jetën burrit të saj, dy binjakëve 2-vjeçarë, prindërve dhe vëllezërve me familjet e tyre.

“Isha jashtë me vajzën kur ndodhi sulmi. Na shpëtoi rastësia. Nga binjakët, u gjet vetëm trupi i njërit. Të jenë ndarë edhe në varr, është e padurueshme për mua”, shtoi ajo

Samira arriti të largohej nga Gaza në mars të vitit 2024, kur kufijtë u hapën për pak ditë për ata që mund të paguanin agjencinë “Hala”: 5 mijë dollarë për të rriturit, 2 mijë e 500 për fëmijët. Paratë ia pagoi kunati egjiptian që punon në Libi. Tani jeton në Kajro me motrën dhe mbesat e saj. Në maj, atyre iu bashkua edhe Niveen, 50 vjeçe, e cila humbi prindërit në një tjetër bombardim.

“Djemtë më shoqëruan në kufi, më detyruan të largohem. U nisa me një fustan të grisur dhe këpucë të shkatërruara. Fqinjët e motrës më sollën veshje, këpucë e madje edhe rroba të brendshme”, rrëfen ajo.

Në shtëpinë e thjeshtë në Kajro, me mure të zbehta rozë, ka vetëm divane, krevate dhe një televizor që nuk fiket kurrë. Të gjithë ndjekin me ankth lajmet për planin e paqes të Donald Trump. Niveen, ekonomiste me master dhe ish-kandidate e Fatahut, thotë: Dua të kthehem në një Gaza pa Hamasin. Na kanë vrarë edhe para luftës, morën pushtetin me dhunë.

Samira tund kokën: Nuk ka më asgjë për mua atje, vetëm dhimbje. Dua të çoj vajzën time në Gjermani dhe ajo të bëhet inxhiniere. Ka parë shumë shkatërrim, dua të mësojë të ndërtojë.

Kjo ndarje mendimesh sjell tension në çdo familje palestineze në Kajro, disa shpresojnë të kthehen dhe të rindërtojnë, të tjerë vetëm të largojnë të afërmit e mbetur dhe të rifillojnë jetën diku tjetër, thotë Abdalmuhdi Abumotawi, politolog nga Gaza, që jeton në Egjipt që prej vitit 2006 për arsye politike. Ai njihet si mbështetës i opozitës ndaj Hamasit dhe është burim ndihme për shumë të ardhur.

Sipas Autoritetit Palestinez, 170 mijë qytetarë të Gazës kanë hyrë në Egjipt që nga fillimi i luftës. 85% prej tyre ndodhen në Kajro, kryesisht me viza turistike 45-ditore që kanë skaduar prej kohësh. Ata nuk kanë status ligjor, nuk mund të punojnë, të çojnë fëmijët në shkollë, të pajisen me patentë apo të blejnë kartë telefoni. Tolerohen, por nuk integrohen, dhe as agjencitë e OKB-së si UNHCR apo UNRWA nuk operojnë në Egjipt për t’i ndihmuar.

Kështu ka lindur një “Gazë e Vogël” në qytetin Nasr, një zonë në lindje të Kajros, ku qytetarët e Gazës jetojnë me qira trefish më të shtrenjta se egjiptianët.

“Shumë mendonin se do qëndronin për pak muaj. Tani janë të bllokuar”, thotë Abumotawi. Megjithatë, ekziston edhe solidaritet: taksistë e tregtarë që nuk marrin pagesë nga palestinezët. Por, sërish, trauma e luftës dhe lidhja emocionale me Gazën i pengon të rifillojnë.

Një prej këtyre familjeve është familja Kolutth, që jeton në një apartament të errët. Babai, një ish-funksionar i Autoritetit Palestinez, merr një pension të reduktuar për shkak të një kredie të marrë pak para luftës për të hapur një dyqan, tani i shkatërruar, ndërsa kredia vazhdon. Vajza e tyre, Maysaa, 21 vjeçe, kishte filluar universitetin në Gaza për Siguri Kibernetike, por tani studion online për menaxhim, e mbështetur nga vëllezërit që punojnë në të zezë. Djali i vogël, Nael, 11 vjeç, ndjek mësime online nga Ramallahu.

“Është i varur nga lajmet për Gazën, shikon vetëm imazhe lufte dhe nuk arrijmë ta largojmë nga ankthi”, thotë Maysaa.

Të premteve, komuniteti takohet në restorantin Al-Samer, një restorant i njohur më parë në Gaza, i rihapur në Kajro me të njëjtin emër dhe menu. Ahmed, 23 vjeç, punon aty si kamarier për të mbështetur familjen e tij në Gaza. “Punoj mes ushqimit, por ata atje janë të uritur. Paratë i dërgojmë me aplikacione, por ndërprerjet e energjisë e bëjnë të pamundur shpesh”, shprehet ai.

Omar Saquer, ish-rrobaqepës i njohur në Gaza, humbi gjithçka dhe tani ka hapur një punishte të vogël në Kajro me të birin dhe një punëtor të moshuar me kancer.

“Për momentin nuk kam leje, mund të më mbyllin çdo ditë. Por nuk mund t’i lë pa rroba qytetarët nga Gaza, edhe kur nuk kanë para. Kam tre vajza, që nuk ekzistojnë ligjërisht: nuk kanë dokumente dhe nuk do marrin diplomë, edhe nëse shkojnë në shkollë.”

Për të ardhmen, Omar thotë: “Dua të kthehem në Gaza. Por vetëm kur ajo të jetë rindërtuar dhe të mos ketë më Hamas. Ndërkohë, kam duar të mira, vullnet e talent. Pse nuk na hapni kufijtë e Europës?”

Shkrim nga La Repubblica

Next Post
Po ndiqej nga “Shqiponjat”, një person përplas disa mjete në Sauk. Plagosen rëndë efektivi dhe e shoqja

Po ndiqej nga “Shqiponjat”, një person përplas disa mjete në Sauk. Plagosen rëndë efektivi dhe e shoqja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

Deco ‘shfryn’ ndaj organizatorëve: Skandaloze që Pedri e Raphinha nuk janë në garë për Topin e Artë, Lamine e meriton trofeun!

September 10, 2026
Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

Rriten tensionet edhe në “Detin e Kuq”, rebelët Houthi synojnë ishullin që kontrollon një nga rrugët më të rëndësishme tregtare globale

September 10, 2026
“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne  fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

“Kopsht zoologjik në burgun e sigurisë së lartë”- Gazetari bën deklaratëne fortë: Luanë, pitbulla dhe arinj nëpër qeli, e suita që jepen me qira!

September 10, 2026
Shpërblim 6 mijë euro azilkërkuesve që kthehen me dëshirë nga Gjermania

Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në vendet e BE-së

September 10, 2026
Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

Kokaina në trëndafila, mes 6 shqiptarëve të arrestuar edhe i kërkuari për vrasje, si u zbuluan nga policia greke

September 10, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët! Futja në kurth dhe zhvatja

September 10, 2026
Investim 118 milionë euro për Durrësin! BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura, firmoset marrëveshja

Investim 118 milionë euro për Durrësin! BE dhe Franca financojnë rehabilitimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura, firmoset marrëveshja

September 10, 2026
Ministri Gonxhja: “Pazari i Vjetër” i Shkodrës së shpejti do rikthehet në jetë përmes Virtual Reality!

Ministri Gonxhja: “Pazari i Vjetër” i Shkodrës së shpejti do rikthehet në jetë përmes Virtual Reality!

September 10, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët e së nesërmes

September 10, 2026
Plas humori i zi mes deputetëve te Ligjet, Korreshi: Plaka ime s’di të përdorë pultin, jo më e-Albania, s’i punon mrrokulla! Manja: Do e rregullojmë

Plas humori i zi mes deputetëve te Ligjet, Korreshi: Plaka ime s’di të përdorë pultin, jo më e-Albania, s’i punon mrrokulla! Manja: Do e rregullojmë

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com