• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gati në vjeshtë shkolla “Asim Vokshi”, Veliaj: Dyfishuam kapacitetet për 750 nxënës

by A R
11/07/2023 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë është drejt përfundimit dhe në vjeshtë do të presë 750 nxënës në mjediset e reja.

Me rindërtimin pas tërmetit edhe të kësaj shkolle, pjesë e paketës së dytë të shkollave të reja që po ringrihen në Tiranë, gjimnazi ofron kapacitete të zgjeruara dhe hapësira moderne për nxënësit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndoqi sot punimet për rindërtimin e shkollës, si pjesë e projektit EU4schools, të mbështetur nga PNUD dhe BE, e vuri theksin te nevoja që ka kryeqyteti për të rinj, që zgjedhin t’i përshtaten profesioneve të së ardhmes, ku ndër më kryesoret me rritjen e fluksit të turistëve, janë turizmi dhe guidat turistike.

“Do bëjmë maksimumin që ta mbajmë fjalën në vjeshtë, pra sigurohemi të kemi një ambient fantastik, jo vetëm sepse është shkolla e radhës, por edhe për faktin se është një shkollë speciale. Sot jemi në një situatë ku turizmi në Tiranë do të thyejë rekordet e vitit të kaluar. Nëse vjet patëm 4-5 milionë turistë, po i afrohemi 6 milionëshit dhe ndoshta do e tejkalojmë deri në fund të verës dhe me pushimet e dimrit. Kur shikon që një pjesë e madhe e kontigjentit që po punon sot në turizëm, në fakt nuk janë shqiptarë sepse nuk e përballon dot kapaciteti i krahut të punës, – shikon disa nga guidat turistike ku janë vetë të huaj, britanikë, suedezë që bëjnë orientimin në Tiranë, – do të thotë se nevoja në treg për të pasur këtë lloj talenti të çunave dhe gocave që janë të aftë të flasin disa gjuhë, që njohin qytetin, historinë, është e jashtëzakonshme”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai ftoi prindërit të orientojnë fëmijët drejt trendeve të reja të vendeve të punës, ku turizimi është ndër më të kërkuarit.

“Përveçse dua që të promovojmë shkollën si ndërtim dhe infrastrukturë, duhet ta promovojmë shkollën edhe për regjistrimet, për të gjithë ata që duan të punojnë në këtë industri të turizmit, të aftësohen në 3-4 gjuhë dhe duan që të jenë të dobishëm për punët e së ardhmes, – të cilat nuk do jenë më në fasoneri e tekstil, por do jenë gjithnjë e më shumë në turizëm dhe IT. Duke qenë se shkolla do ketë kapacitet më të madh, do të kalojmë në 750 vetë, ftesa për të gjithë prindërit, edhe nëse vijnë nga rrethet, tani që po rregullojmë edhe konviktet e reja, është që të synojmë shkolla si “Asim Vokshi”, si një mënyrë për të jetuar një jetë dinjitoze me një rrogë të mirë, me punë që sot Tirana i ka më bollëk”, u shpreh ai.

Veliaj tha se këtë vit do të mbyllet paketa e re e shkollave, ndërsa një tjetër do të bëhet gati për vitin tjetër arsimor.

“Janë shkollat “Asim Vokshi”, “Emin Duraku”, “Besnik Sykja”, “Musine Kokalari”, “Lekë Gjiknuri”, pra edhe këtë vjeshtë kemi një buqetë tjetër shkollash dhe jo vetëm ne si bashki, por edhe kolegët e PNUD e BE e kanë merak, që këtë vit ta mbyllim këtë paketë dhe pastaj të fillojmë paketën finale, që është paketa tek Astiri dhe Kopshti Botanik,” e mbylli ai fjalën e tij.

/a.r

Next Post
Projektligji për studentët e mjekësisë, Kushi: T’i paraprijmë tani që nesër të mos jetë vonë! Çfarë përmban

Projektligji për studentët e mjekësisë, Kushi: T’i paraprijmë tani që nesër të mos jetë vonë! Çfarë përmban

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In